Si parashikohet ecuria e sektorit të ndërtimit në vitin 2019. Aktorët e tregut nuk presin më shumë shitje, madje Sokol Kika thotë se dy muajt e fundit kanë parë stanjacion të frikshëm. Por, gjithsesi taksat e shtuara pritet të ushtrojnë presion për rritje të mëtejshme të çmimeve. Arben Dervishi paralajmëron se nëse Bashkia do të vazhdojë që të japë leje për godinat e larta, do të ketë flluskë…
Prej gjysmës së dytë të vitit 2016, sektori i ndërtimit, veçanërisht segmenti i godinave rezidenciale, filloi të lulëzojë në kryeqytet. Prej vitesh, ofertat e reja kishin munguar në zonat e qendrës së Tiranës, për shkak të memorandumit të lejeve të ndërtimit. Edhe dy vitet që do të vinin do të cilësoheshin nga aktorët e tregut si të suksesshme në shitje, edhe pse burimet e financimit si të investitorëve, ashtu edhe në blerje, kanë ngritur pikëpyetje.
Termi kantier ndërtimi po i shkon gjithnjë e më përshtat qytetit të Tiranës, ku vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2018 u dhanë 268 leje ndërtimi. Prej 1 janarit të 2016-s dhe deri në 9-mujorin e 2018-s janë dhënë në total 1341 leje të reja ndërtimi për banesat rezidenciale me një sipërfaqe totale që i kalon 1.1 milionë metra katrorë.
Gjatë kësaj periudhe nuk janë rritur vetëm lejet e ndërtimit. Rritja e ofertës në patundshmëri u shoqërua edhe me rritje çmimesh. Brenda Unazës së Vogël të Tiranës është e pamundur të gjesh oferta në 1200 euro për metër në katror, ndërsa më pranë qendrës, çmimet arritën deri në 2700 euro m². Ndërtimet shumëkatëshe (kullat) do të jenë deri në 4000 euro.
Në 2019-n do të vijojë ndërtimi i projekteve, mirëpo aktorët e tregut në sektorin e ndërtimit rezidencial, por edhe agjencitë e pasurive të paluajtshme nuk e presin me optimizëm ecurinë e shitjes.
Së pari, ata sjellin si argument vitin zgjedhor dhe pasiguritë politike. Dhjetori ishte një muaj protestash. Sipas ndërtuesit Sokol Kika, biznesi është i ndjeshëm dhe tregu reflekton menjëherë.
Së dyti, ka një mospërputhje midis asaj çka po ofrohet nga ndërtuesit dhe asaj çka kërkohet nga individët. Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme, por edhe ndërtuesve, individët kërkojnë apartamente me çmime ekonomike, ndërsa apartamentet brenda Unazës së Tiranës po vijnë me çmime më të larta.
Ata parashikojnë se do të ketë ecuri pozitive për shitjet në zonat me çmime mesatare nga 700-900 euro për metër në katror, por parashikojnë stanjacion për ndërtimet në qendër dhe kullat.
Por edhe pse ata presin që kërkesa të jetë e vakët, taksat e larta nuk do të lejojnë që ndërtuesit të ulin çmimet, madje ato mund të vijojnë rritjen, duke reflektuar taksën prej 3% të strehimit social. Taksat kanë qenë një ndër shqetësimet kryesore të sektorit. Fillimisht ishte taksa e infrastrukturës, e cila nga 4% mbi kostot e ndërtimit u bë 8% mbi çmimin e shitjes dhe paguhet para fillimit të ndërtimit. Përveç kësaj, është propozuar edhe një taksë e re për strehimin social prej 3% të sipërfaqes në natyrë të ndërtimit. Taksa e re, sipas ndërtuesve, do të rrisë sërish kostot e ndërtimit dhe do të kalojë te çmimi final i apartamentit.
Arben Dervishi, përfaqësues i Shoqatës së Ndërtuesve, tha për “Monitor” se po vazhdojnë përpjekjet në Gjykatën Kushtetuese për ta kthyer mbrapsht ligjin, i cili, sipas tij, është një ligj diskriminues dhe nuk mund të paguajë vetëm një grup për një problematikë që i takon së gjithë shoqërisë.
Një tjetër faktor që ka ndikuar në çmime është kursi i këmbimit. Nënçmimi i valutave në vend ka luajtur rol në shtrenjtimin e çmimeve të apartamenteve. Prej shumë vitesh, pasuritë e paluajtshme në vend shiten në valutën euro. Arsyeja kryesore e përdorimit të euros si valutë në transaksionet e kompanive të ndërtimit ka qenë qëndrueshmëria e euros në tregun vendas. Përpara vitit 2016, euro këmbehej në nivelin e 139-140 lekëve dhe kishte luhatje të lehta për shkak të efekteve sezonale, në muajt e verës dhe festave të fundvitit. Për shkak të vlerësimit të euros, që u përshpejtua edhe më tepër gjatë 2018-s, kompanitë e ndërtimit patën edhe një zhvlerësim të të ardhurave nga shitjet. Aktorët e tregut thonë se rritja e çmimeve ka qenë edhe pasojë e amortizimit të zhvlerësimit të valutës.(Me shkurtime nga Monitor)
Rroftë milli dhe lavatriçja.
me se fundi bleresi do vetorientohet drejt cilesise urbanistike me vlera te shtuara te baneses si parkim, rruge te gjera, parqe per femije, qetesi dhe siguri. qendra nuk ofron asnje nga kto vlera keshtuqe ndertuesit oportuniste mund ti krijojne vetem jashte tiranes. qendra e abuzuar eshte e destinuar te humbase vlere dhe kapital njerezor. qendrat e biznesit do gjejne terrene te lira ose online.
miljona te derdhura kot gjate 30 vjetve vetem ne shebim korruptiv pa asnje prosperitet.
Shkrim manipulues. Kika kerkon te shese pallatet e veta qe ngjajne si konvikte dhe sulmon ndertimet cilesore. Kete pune e ben cdo 3 muaj , gjoja sikur flet ne emer te shoqates se ndertuesve.
Bota e çudirave. Vetëm në Shqipëri.
Kështu është kur ndërton për përfitime maksimale me kosto sa më të ulëta. Këta që ndërtojnë në qendër e dinë shumë mirë se nuk kanë treg të mundshëm 25000 familjet e reja, në një nga vendet më të varfra të Evropës. Me çfarë parash mund t’ja dalë një familje e re të blerë një apartament brenda unazës së Tiranës?! Gjithë familjet e reja spostohen drejt periferive (trend normal ky) dhe jo drejt qendrës. Por që nga flluskat e frikshme Yzberisht – Fresku – Kashar ku për të ulur çmimin “ndërtuestit tanë të ndershëm” ulën cilësinë, abuzuan me lejet e ndërtimit dhe hipotekat, asnjë familje me pak mend në kokë nuk do të guxonte të blinte nga këta matrapazë. Gjërat duhen thënë ashtu siç janë. Në Shqipëri firmat e ndërtimit nuk mendojnë të bëjnë projekte banimi në të mirë të komuniteteve (ku do të kishin përfitime ekonomike normale), por mendojnë si e si të majmen me një pallat. Kështu nuk do të funksionojë kurrë… fatkeqësisht Tirana është shembulli më i mirë se si nuk duhet të ndërtohet.
KY KIKA ESHTE NJE NGA ata qe i ngre cmimet ne stratosfere dhe cilesine e ka pertoke ….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Gjithcka mund te ndodhe, jetojme ne Tirone. Shikoni c’pallate te shemtuara. Duket sikur i ka vizatuar Edi Rama ?
Qfare ndertimesh…..nccccccc …..Afganistan babo Afganistan. E shkatrruat ket ven he gjynahi i zotit qe u ka ra ne dore shqiptareve.
SHIKONI O POPULL. SE CFARE BASHKIE DHE QEVERIA KENI QE JAPIN LEJE PER TE NDERTUAR KETO SHEMTI URBANISTIKE ,, PA DISTANCA ME NJERA_TJETREN,,,SHTREMA _SHTREMA;,PA MUNDESI PARKIMI,,PA KEND LOJRASH,,,NUK BEHET LLAF PER NDONJE PISHINE PER BANORET,,,,, ky ESHTE NJE TURP I PAPARE, ,,,,ja si e shkstarrojne qytetin ARKITEKTET TANE HAJVANE,,,ZOTI I DENOFTE ISHALLAH ATA DHE QEVERITARET PER KETE SHEMTIM TE QYTETIT…..