Banorët e Astirit bllokojnë sërish rrugën: S'do ta ulim kokën pa dhënë frymën e fundit, duam dëmshpërblim 100% për banesat ndryshe i mbrojmë me forcë

4 Janar 2019, 17:49Politika TEMA

Edhe këtë të premte, banorët e Astirit kanë bllokuar rrugën kryesore duke kërkuar anulimin e projektit të Unazës së Re nëse nuk marrin dëmshpërblim 100% për banesat e tyre pa leje.

Duke deklaruar se do të mbojnë me forcë shtëpitë e tyre, ata thanë se është vërtetuar që ky projekt është abuziv dhe duhet menjëherë të anulohet sa nuk është vonë.
Zbatoni ligjin se do të shkoni në burg. Nuk mbulonin dot krimin.

I bëj thirrje kryetarit të bashkisë të sjell ndriçimin dhe pemët të cilat i hoq këtu.

Më shoqëruan pa asnjë shkak.

Për çfarë i kapin nënat tona dhe iu bëjnë presione që fëmijët e tyre të mos dalin në protestë, ne do të dalim këtu dhe do të mbrojmë gjakun tonë. ne kemi 62 ditë që jemi këtu”, tha një banor.

Një tjetër banor u shpreh: “Kokën nuk do ta ulim, në kërkojmë nga organet e shtetit shqiptar anulim projekti Projekti është korruptiv. Si ka mundësi ta zhvlerësosh kaq shumë pronën e qytetarit. Si mund të këtë shtet të së drejtës. Kurrë s’do ta ulim kokën pa dhënë frymën tonë. Të drejtën tonë do ta gjejmë me forcë”.

Ndërkohë, mes tyre është shfaqur edhe deputeti Klevis Balliu i cili i bëri thirrje të gjithë deputetëve të PS-së që të ngrihen dhe së bashku me qytetarët të largojnë kryeministrin Rama nga qeveria.

“Ku është zonja e hekurt, Arta Marku?

Çfarë vendimesh ka marrë, a kanë nisur këto hetime. A është thirrur kryeministri, Erion Veliaj është thirrur se mbi ç’bazë është kryer devijimi i lumit Lana.

Ky Erion Veliaj që takoi banorë fallco të Astirit, pse nuk vjen këtu të takojë banorët këtu. Në vitin 2018 të përdeoren polica të veshur civil që iu bëjnë presion banorëve. PD dhe LSI nuk do të tolerojnë presionet.

I bëj thirrje deputetëve të PS, të çohen ata dhe të vijnë këtu, sepse ky është një hajdut i kapur nga krimi i organizuar. Ta shporrim njëherë e mirë Edi Ramën, duhet të bashkohemi aty në shesh”, tha Balliu.

 

13 komente në “Banorët e Astirit bllokojnë sërish rrugën: S’do ta ulim kokën pa dhënë frymën e fundit, duam dëmshpërblim 100% për banesat ndryshe i mbrojmë me forcë”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Na jena veç shqiponja or taj qeverEdi
    e gjak pronarësh na rrjedhke na ndër deje
    Nga nji vil n’Jug t’Shqypnis e dum na me tapi
    dhe 100% t’pareve të ndërtimeve tona pa leje!

  2. j says:

    Hajdutët nga 30 vjet,akuzojnë hajdutët nga 5 vjet.
    Zaptuesit e pronave kërkojnë burg për zaptuesit e rruges per te gjithë.
    Shkoni tek pronat tuaja ku i kini dhe mbrojini me forcë,ketu nuk keni prona.
    Mbase ju nuk e dini por pronat në tiranë nuk kanë lindur kur keni ardhur ju pas 1990,
    ato kanë vdekur pasi erdhët ju.
    Forca e ligjit të veprojë pa mëshirë mbi zaptuesit e jashtë ligjshëm.

  3. L says:

    Me kete te birin e Fariut keni per te zgjidhur problem. Po shkove pas brumbullit prfundon ne hale.

  4. robi says:

    Ah mor fytyrë e poshter, me pamje antikapi mor Klevis Kerrici i Faros, do vijë shpejt dita qe ky popull do të nxjerrë nga skena politike dhe do të hedhë në koshin e plehrave, ashtu siç do hedhë Nafije Dybeku Baxhella plagjiatura Hijena dhe sharebajgat e leshitdhise. Baxhella kishte shkuar sot tek gjimnazistet për ti nxitur në protestë, por çudi në takim nuk dukej syeteg’ja e madhe ndërkombëtare, nderplanetare, kozmike e reformave në arsim të leshitdhise Kejdi dhembcakallja, por as ti krrici i Faros as sharebajgat e leshitdhise as shpellaret nuk do ta rrëzoni dot Edi ramen

  5. shqip says:

    Ikni o njerez me bisht. Ata qe iken ishin me mend ne koke. Ça do mbroni o shpellare, token e xanun? Te jem ne vend te Edi Rames, i jap urdher prokurorise te hape hetim mbi te ardhurat qe keni bere keto mostra. Sepse i bie o kafshe qe, deri sa i ke patur ato para mund te kishit blere shtepi ne zonat formale. Po ju kete nuk arrini. Ju thoni çdo gje qe s’eshte e jotja, eshte e imja. Ne cilin vend more shpellare ndertohet kuturu? Ju qe beni te fortin me shtetin, bashke me ata ufo-t e Shqupit, pse su ndjete me Enverin? Apo e kishit hurin deri ne rreze, e keshtu s’ju linte te leviznit. Rama nje gje duhet te beje. Nje aksion si ai i Lazaratit. Brenda dites i jep zgjidhje problemit. Nja10 fadroma e nja 10 kamione, dhe do i shohesh qe do behen pule. Do shkojne pastaj te Erioni tu jape apartamente sociale .

  6. Berti says:

    Petse nuk e artestoni kete kelyshin e Fahri Balliut, kete kelysh komumisti- berishisti- sigurimsi….mqe per turpin tone eshte deputet dhe nxit gjithe diten paligjeshmerine.l

  7. Sancho Pancha says:

    Dy pyetje kam per keta banoret e Astirit, meqe kerkojne te zhdemtohen 100% nga shteti: A do te paguani ju nje qera per token e shtetit, qe e shfrytezuat pa leje per mbi 20 vjet? Meqe ne Shqiperi ka ekzistuar ligji ku ndertimet pa leje dhe pushtimi i tokes se tjetrit jane te ndeshkueshme, a jeni gati te perballeni me ligjin per veprat tuaja?
    Se te thuash dua para eshte e thjeshte, por kerkojini ashtu sic thote ligji…

  8. çuni deputetit says:

    si ka munsi??? pronen???? zhvleresosh???? hehehehehehehe!

  9. Flamur says:

    Të shpresojmë që shpellarët nuk do djegin më goma që të mos sëmuren qytetarët e vërtetë të Tiranës. Uroj që 2020 të na gjejë pa shpellarë.

  10. Babale says:

    Rrini aty se mire jeni! Aty e keni vendin ne rruge.

  11. Oparaku says:

    I thoni Klevisit te Fariut sezeri i gomarit nuk shkon ne qiell.ashtusi nuk shkoi zeri i te jatit qe llomotiti qyshe ne kohen e Enverit dhe vazhdon te pellase

  12. tironsi says:

    Po neve qe na vodhet trojet diten per diell a do na jepni paret?

  13. rroku says:

    O Edi keta derra te ndyre duan dru…… Keta jane te Sali rrumpalles qe e boni Tironen si katundet e veta ne Tropoje. A ka ligje apo jo, perse nuk zbatohen, perse nuk ia arestoni ata qe e shkelin, perse duan ta vuajn njerzit e hallelinj qe kalojne cdo dite aty. Keta plera po te duan le te mbyllen ne greve urie dhe te shkojne ne p….. te somes. Keshtu eshte kur zbresin kafshet nga pylli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje