Si po ja fut Luli, Arben Ristanit!

4 Janar 2019, 17:13Politika TEMA

Në PD po vazhdojnë ethet për zgjedhjen e strukturave drejtuese. Me shpresë se kapja e një vendi në sekretariat të jep apo rijep mandatin e deputetit ka hapur shumë orekse.

Megjithëse ky parim në zgjedhjet e fundit të 2017-ës, nuk pati asnjë vlerë, kandidatë ka plot. Kryesisht në garë janë ata në detyrë dhe të tjerë rreth famijes, pasi tani listat se kush merr e kush jo poste, kalojnë më parë në filtrin e gruas dhe kunatit të Lulit, ku shpesh jep mendim dhe Odeta (një punonjëse e kompanisë që fshihet në aktivitetet e PD, pork a rol më të rëndësishëm se vetë Spaho e Paloka në PD).

Zyrat e zgjedhjeve dhe vendimeve të PD janë spostuar tek kompania e kunatit, godina e PD është thjesht selia ku Luli, shkon pas gjumit dhe kalon disa orë duke gënyer kë ti dalë përpara.

Së fundi në PD gara më e madhe po bëhet por pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm, post i cili duhet të jetë numri dy në rolin politik të partisë, por Ristani nuk mundi dot kurrë të ishte i tillë, jo sepse nuk donte , por sepse nuk e donte familja e cila në listën e saj të kandidatëve për deputetë e vendosi të katërtin në Vlorë, ku ky humbi dhe nuk u zgjodh as deputet.

Tani Arben Ristani kërkon “shpërblim” që nga koha që i dha mandatin e kryebashkiakut të Tiranës Lulit dhe për faktet se nuk doli kundër Lulit në kur ai humbi turpshëm dhe e mbështeti të riszgjidhej, për më tepër mori pjesë në dy vjedhje dhe falsifikime rezultatesh, atë të Lulzim Bashës me Eduard Selamin, ku votat u katërfishuan dhe Kuvendin Kombëtar, ku votat u trefishuan. Vjedhje dhe manipulime votash në PD që mbajnë edhe vetë vulën e Ristanit.

Për këto punë e shërbime Ristani kërkon të rikonfirmohet në detyre, pasi në 4 vite s’ka bërë asgjë politikisht por vetëm çka thënë Luli. Kudo ku e ka cuar për të zbatuar urdhrat e tij, duke shpartalluar strukturat e PD nga Shkodra, në Vlorë, Korce e gjetkë.

Përballë Ristanit ka disa emra të tjerë si Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Albana Vokshi.

Në fakt përtej lobimeve të palëve që kërkojnë të kenë një post në secretariat, në PD kanë filluar sulmet ndaj Arben Ristanit. Dy deputetët e familjes si Ervin Salianji dhe Grida Duma kanë filluar akuzat ndaj Sekretarit të Përgjithshëm në detyrë. Ata (kupto familja) nuk duan që Ristani të rizgjidhet në detyrë dhe përballë faktit se ai po lobon fort kanë filluar dhe sulmet dhe akuzat.

I paaftë, pjanec, i dështuar dhe pa reputacion në struktura dhe opinion, janë akuzat që rëndom i dëgjon kundër Ristanit. Një sulm që në fakt vjen nga zyra e Lulit dhe familja, që tashmë e kanë vendosur që Ristani nuk do jetë më Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Se kush do jetë pasuesi pritet ta vendosë familja dhe më pas t’ja konfirmojnë dhe vetë Lulit. Tani duhet goditur dhe hequr qafe Arben Ristani.(CNA.al)

9 komente në “Si po ja fut Luli, Arben Ristanit!”

  1. Edkokaina says:

    Bon si i forte kur pin uje.Ka mor huqet e edvin droges.

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Ristanit ja fitoi Sali QENI dhe Basha DO tja futi tashi
      PIANIK HESAPI
      RISTANIN bashkoi me Dashin te pin nonje got

  2. Kalxxx says:

    Arsyetim i shendoshe. Uroj qe Ristani te mos e lere me kaq. Kane neveritur partine demokratike me ushtare te rinj qe te perzihet kur flasin ne parlament.
    Kush jane ata qe vendosin epitete per te tjeret? Kush jane ata qe dolen me te zgjuarit per te qeverisur. Jane ata qe guxuan, e ashtu te guxojne dhe keta qe po perjshtohen.
    Se kuptoj ky Ristani kujt i frikesohet. Cohu dreqi e mori ose do vazhdojme te votojme PS, se sa te jete Lulezim Basha te harroje voten PD!

  3. Engjelli says:

    Mos ke patur nje emer hallatesh mashkullore, ti lulkokaina?

  4. shenjat e pikesimit says:

    mesoni presjen o maskarenj!!
    late nam qe ne titull!!
    nuk ia vlen ta lexoj!!!!

  5. shenjat e pikesimit says:

    mesoni presjen o maskarenj!!
    late nam qe ne titull!!
    nuk ia vlen ta lexoj!!!!
    dhe nuk eshte “ja” por “ia”

  6. shenjat e pikesimit says:

    mesoni presjen o maskarenj!!
    late nam qe ne titull!!
    nuk ia vlen ta lexoj!!!!
    dhe nuk eshte “ja” por “ia”

  7. shenjat e pikesimit says:

    mesoni presjen o maskarenj!!!!
    late nam qe ne titull!!
    nuk ia vlen ta lexoj!!!!
    dhe nuk eshte “ja” por “ia”

  8. Lennard says:

    Arbrn Ristani ka kohe qe e ka Mrena .Nuk po shofim ndonje Futje te RE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje