Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori 5 ish-regjistrues hipoteke.
Sipas KLSH ata kanë regjistruar pasuri me AMPT pa dokumentacionin e duhur ligjor.
Një sipërfaqe 162851 metra katrorë, me dokumente të parregullta e kanë kthyer nga tokë pyll e tokë pa fryt në tokë arë.
Gjithashtu KLSH njofton se 5 ish-regjistruesit kryen tjetërsime të pasurive duke shkaktuar një dëm ekonomik të dukshëm në vlerën 14,490,960 lekë.
“Ata regjistruan objekte me leje legalizimi pa respektuar distancat nga kanalit kryesor kullues, nga shtrati i detit dhe nga bregu i përroit të Leshnicës, regjistruar vendime të Komisionit të Kthimit Kompesntimi të Pronave në pasuri të cilat shërbejnë për interesa publike, kanë ndryshuar zërin kadastral nga pyll në truall për regjistrimin e lejeve të ndërtimti dhe lejeve të legalizimit pa miratimin e organeve të kompetente, duke degraduar brezin mbrojtës pyjor, sipërfaqen e gjelbër me pisha në dëm të zonës turistike bregdetare, ku statusi juridik i tokës ka qenë pyll”, raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Talluni me popullin!Edhe e keni vjedhur edhe talleni!
Po skane emer mbiemer keto persona cfareceshte ky shkrim. Pse talleni?