Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH: Ja segmentet ku do bllokohet dhe disa rrugë alternative për t'i "shpëtuar" trafikut

4 Janar 2019, 14:47Politika TEMA

Pas nisjes së punimeve në autostradën Tiranë-Durrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ka bërë të ditur planin e përditësuar të devijimit të trafikut në këtë aks me qëllim shmangien e bllokimit të qarkullimit të mjeteve.

Përmes një komunikate për media,  ARRSH sqaron:

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim të njoftimit të mëparshëm, lidhur me ndërtimin e dy (2) tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë – Qafë Kashar (kthesa Rinas) në kilometrin 6+600 dhe 6+800 (Kastrati” & Alba-Elettrica), plani i përditësuar i devijimit të trafikut me sinjalistikën e duhur të përkohshme për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren do të jetë si më poshtë:

1. Autostrata Tiranë – Durrës në segmentin Mbikalimin Kamëz – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes.

2. Trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.

3. Dalja në rrugët dytësore është e mundur te Sipitali Hygeia, QTU si dhe te kthesa e Domjes (ku është krijuar një rrugë aksesi e përkohshme).

4. Rekomandojmë përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe drejtim të Jugut (nga Ndroqi ose Elbasani).

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren”, nënvizon ARRSH. (TemA)

2 komente në “Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH: Ja segmentet ku do bllokohet dhe disa rrugë alternative për t’i “shpëtuar” trafikut”

  1. Sit back and relaks■●▪ says:

    mire fillimin e punimeve e morem vesh. po date mbarimi kane keto punimet?!

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    mire fillimin e punimeve e morem vesh. po date mbarimi kane keto punimet?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje