Meqë marrim si shembull Amerikën…

4 Janar 2019, 15:38Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Të enjten në Uashington u shkrua një faqe historie, kur Nancy Pelosi mori në dorë për herë të dytë çekiçin e kreut të dhomës së ulët të ligjvënësve amerikanë.

Pelosi, një ndër figurat kyç të demokratëve, u bë gruaja e parë që zgjidhet dy herë në krye të Kongresit.

Megjithatë, nuk janë këto detaje unike që e bëjnë ngjitjen e saj në poltronin e lartë të Kongresit, një ngjarje të madhe dhe me shumë peshë në politikën amerikane.

Prej dy vjetësh Amerika jeton politikisht e ndarë, për shkak të stilit qeverisës të presidentit Trump, i cili ka thyer të gjitha barrierat klasike të politikbërjes, brenda dhe jashtë vendit. Rënia e Kongresit në duart e demokratëve në këtë fillimviti përkon me një situatë tejet të acaruar mes Trump e republikanëve nga njëra anë dhe demokratëve e Pelosit, Shumer e të tjerëve liderë liberalë.

Të cilët nuk kanë ngurruar të njoftojnë dhe të fillojnë hapat konkrete, për të hetuar dhe për t’u informuar për një mori aspektesh të biznesit dhe menaxhimit politik të Donald Trump. Mediat amerikane njoftojnë se mbi presidentin rëndojnë momentalisht jo më pak se 17 procese hetimore, të cilat kanë të bëjnë me deklarimin e taksave të Trump, lidhjet e dyshuara me Rusinë, Organizatën Trump, Komitetin e Inaugurimit të tij si President, fushatën e tij elektorale, ryshfetet e paguara për të mbyllur gojët e pornostareve, interesa e dyshuara financiare në pjesë të ndryshme të botës etj.

Deri dje këto akuza apo edhe hetime në vijim, kishin që të gjitha një peshë shumë relative. Me të dyja dhomat nën kontroll, republikanët kishin vendosur një mburojë të fortë mbi çdo tentativë për të hetuar dhe dënuar presidentin e tyre. E gjitha kjo ndryshoi kur Nancy Pelosi bëri betimin si kryetare e Kongresit Amerikan dhe kur demokratët u bënë shumicë në dhomën e ulët. Një moment që nga shumë komentatorë shihet si përcaktues për të gjithë presidencën Trump.

Demokratët nuk kanë vonuar për të kthyer në realitet kërcënimet e tyre ndaj presidentit. Hapi i parë, sipas mediave amerikane, do të jetë ai i kalimit të një projektligji që kërkon deklarimin e taksave dhe tatimeve për çdo kandidat presidencial. Nga ana tjetër ata po lëvizin këto orë, për të mbrojtur hetuesin e posaçëm Robert Mueller, i cili po ndjek procesin delikat të lidhjeve të Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në 2016. Demokratët kërcënojnë gjithashtu që të hetojnë të gjitha akuzat kryesore që kanë rënë mbi presidentin këto dy vjet. Një zinxhir hetimesh dhe përplasjesh që duket se tashmë ka nisur.

E premtuan dhe po fillojnë ta bëjnë. Pikërisht ashtu siç e dimë se funksionojnë punët në një demokraci normale. Jo si këtu tek ne, ku akuzat dhjetravjeçare të të gjithëve kundër të gjithëve, kanë prodhuar një vrimë në ujë. Kur në vitet 2003-2004 Berisha sulmonte ministrat e Nanos, njërit prej tyre i thoshte vazhdimisht se “i janë zbardhur flokët” nga kokaina që trafikonte. Pas vitit 2005, kur fitoi zgjedhjet, këtë “flokëbardhin” e bëri…ministër. A nuk hakërrehej ai se do zbulonte kush vodhi floririn në Krrabë, se do dënonte “mamuthët e korrupsionit”? A nuk betohej se do hetonte nga e para vrasjen e Azemit, ngjarjet e ’97 e shumë zullume të vjetra e të reja?

Sa e sa akuza ka prodhuar klasa politike këto 28 vjet që kanë mbetur në faqe gazetash?! A nuk thoshte dikur Edi Rama se sapo të vinte në pushtet (siç erdhi, në 2013), do të hetonte Gërdecin, 21 janarin dhe shkeljet e përbindshme në projektet e financuara me para publike, më së pari Rrugën e Kombit? Çfarë ndodhi? Një mal me rrena.

Dhe rrena janë jo akuzat, pasi ato kanë pasur brenda thuajse gjithmonë diçka të vërtetë. Rrena janë premtimet hipokrite për të bërë drejtësi. Një drejtësi që tek ne vazhdon të vonojë dhe që na bën në thelb të ndryshëm nga politika amerikane, ku kreu i shtetit ka një dyzinë e gjysëm procesesh hetimore mbi shpatulla.

Dhe ku prokuroria e FBI hetojnë me vite me rradhë çdo aspekt të jetës dhe veprimtarisë së presidentit të SHBA. Kurse këtu tek ne në dy dekada e gjysëm janë futur në burg një tufë burokratësh të nivelit të ulët a të mesëm dhe kaq. Jemi vërtetë një vend ku për faturën e dritave shkon në burg, por po të vjedhësh një hekurudhë bëhesh, siç e ka thënë Mark Tueini i madh, senator…

18 komente në “Meqë marrim si shembull Amerikën…”

  1. Kadriu - ai i riu says:

    ore skender, po shqiperia nuk ka 28 vjet e ndare ne ish komuniste si Minxhozet dhe ish te perndjekur si jo-Minxhozet?

  2. enter"" says:

    Mqs ja ke futur kot ne kete analize.
    Se pari duhet te heqesh dore se lexuari mediat liberale amerikane qe jane nxitese te racizmit dhe te divergjencave te tjera.
    Se dyti, Pelosi nuk deshirohet nga nje pjese e mire e demokrateve sidomos nga ajo e zgjedhura e re nga Bronxi qe eshte nje socialiste qe kerkon te hapi dyer e amerikes per kuc e per mac e te paguajne amerikanet per ilegalet.
    Se treti, Trump nuk ka asnje lidhje me Ruset. Kjo ishte nje ceshtje e shpikur nga demokratet per te nxjerre mllefin e humbjes ne zgjedhjet e 2016.
    Se katerti, ajo deputetja palestineze amerikane sot tha qe do ta denojme ate “motherfucker” per presidentin. Imagjinoje pak cfare culture kane keta, qe nuk I ben me te mire sesa horrat e parlamentit tone.
    Se pesti. Trump ka bere politiken e tij per te cuar ameriken ashtu sic do ai dhe jo sic do Kina

    1. rezarta says:

      I feel sorry about you ” enter”. Your insights to the american political reality are not completely correct. To better understand the american political system , it required a lot of reading, observations , to live for years in USA, and most of it to be part of the political process yourself. The author of this article is trying to say that no matter how the politics is running its race, the justice department is very independent branch . When it comes for justice they don’t spare anybody, whoever that person is, in this case the president itself. No one is above the law. How do i know this? not only I read the books or online or watch the news, but breath american air. Get it??????????

      1. edmond says:

        You are so naive

      2. Qe Rimi says:

        rezarta, breathing NYC air is not healthy. You need a doctor.

      3. Muli dhe Beluli says:

        You may breathe American air, but you still need time master the language.
        I may not like this guy who calls himself Enter, but you can tell that he has read more books than you.
        If you read books as you say, you should have learned by now how to be humble when you talk to somebody about an argument.
        Only badly educated people are condescending and full of themselves.
        I never comment in English, but you forced me with your arrogance.

  3. islander says:

    Mire more zoti Minxhozi, po me ke do t’i denonte Rama ato qe bene keta zullume me prokuroret dhe gjykatesit e Saliut, te cilet,edhe sot e kesaj dite kur reforma ne drejtesi ka hedhur hapat e para, keta pashallare po bejne perseri ligjin?

    1. Partizani says:

      Per “islander”!
      Rama nuk eshte as prokuror e as gjykates por:
      1-Pse ndryshoi Kushtetuten dhe Kodin zgjedhor ne 2008 bashke me Berishen qe i dha te drejte qe te hartonte personalisht listen e kandidateve per deputete?
      Dhe ne keta te zgjedhur pse caktoi trafikante droge dhe vrases me pagese?
      2-Pse Rama emeroi ministra dhe drejtore doganash e Tatimesh njerez pa asnje pervoje te tille te meparshme dhe qe rezultuan te deshtuar?
      3-Pse Rama krijoi portalin “Shqiperiaqeduam” duke e kufizuar berjen e ankesave te qytetareve vetem ne kryeministri,ndersa asnje zyrtar i shtetit dhe i bashkive nuk ben pritje populli?
      3-Jane me mijra gjyqet e hapura nga qytetaret kunder shtetit e bashkive per padrejtesi,shkelje ligji,korrupsion ne gjykaten Administrative edhe per gjera shume te vogla por qe askush nuk ua ka zgjidhur dhe keshtu njerezit do te duhet te presin me vite te tera ne pritje te perfundimit te gjyqeve ose te japin ryshfet?
      Pse e lejon kete Rama,apo se keshtu i duhet te mbeshtese korrupsionin?
      4-Pse Rama prishi stadiumin me te madh e me te mire ne vend ate “Qemal Stafa” dhe nuk prishi karakatinen “Dinamo” qe eshte ndertuar nga te burgosurit me dhe,por qe ka edhe hapesira me te medha?
      Pervec kesaj kujt i mori leje ky sharlatan qe i hoqi emnrin e heroit te LANC-it Qemal Stafes ketij stadiumi?
      Mos eshte duke u pregatitur qe te heqe edhe 5 MAJIN DITEN E DESHMOREVE?
      5-Pse nuk ben transparence publike Rama dhe Veliaj per investimet publike,por i marrim vesh nga shtypi kur fillojne punimet?
      6-Pse harxhoi miliarda Rama-Veliaj per sheshin “Skenderbej”,kur Tirana kishte dhe ka shume here me teper nevoja ne lagjet ne brendesi dhe sidomos ne ish komunat qe ju bashkuan Tiranes,qe ishin lene si Kandahari nga ish komunaret e korruptuar?
      Pse duhet te shpenzojne miliona ne qender te Tiranes dhe rruget lidhur me ato,duke ndertuar kende lojrash tek liqeni artificial,bile edhe tek liqeni i Farkes,kur ne ish komunat nuk ka bere asgje?
      Si mund te lejohet qe ne zonen e Yzberishtit (jo fshati) Bashkia e Tiranes nuk ka investuar per 4 vjet asnje qindarke per ndertimin e cerdheve,kopshteve,kendeve te lojrave,lulishteve,mbjelljen e pemeve etj kur nga 50 mije banoret aty ka marre taksa me dhjetra milione per 4 vjet?
      Ku i ka hedhur milionat e Yzberishtit?
      Eshte cmenduri te gjykosh se keta mashtrues e reklamaxhinj te pa bese nga nje ane parashikojne te ndertojne 100 fshatra turistike,ku shumica e banoreve kane ikur prej aty,ndersa 3 km larg zyres se tyre kane lene si ne GETO 50 mije banore?
      A duhet te ishte Rama gjyqtar per te mos i bere te gjitha keto dhe shume te tjera?
      Po nderimin e kryeballistit kuinsling M.Frasheri mos e kishte per detyre ta bente meqenese ne cdo 29 nentor ka vendosur kurora me lule ne varrezat e atyre qe ka vrare M.Frasheri ne bashkepunim me pushtuesit!?
      A eshte hipokrit apo tradhetar Edi Rama me kete gjest antishqiptar?
      Ne se eshte kunder Luftes Antifashiste,pse qendron ne ate parti kur e di qe shumica jane bij ose pasardhesa te 28 mije deshmoreve dhe partizaneve clirimtare?

    2. nedzat says:

      Me drejtesine e Rames te cilen e ka totalisht nen kontroll, por Rama e dine se kur te vjen PD ne pushtet do te fuse ne burge Ramen me gjithe banden e tije qe kane vjedhur per keto 5 vite me shume se 23 vitet e shkuara. Keta nuk fusin ne burge njeri tjetrin por fukarane per 3000 mije leke te vjetra.

  4. muhamwt says:

    Shume mir Skënder po duhet bërë vazhdimisht publikime të tilla

  5. Lani says:

    O Skender ju gazetaret dukeni ndonjehere si idiote ..po pse more Rama gjykates e prokuror eshte ? A e e shikon ti more gazetar si po i nxjerr vetingu gjygjtaret e Shqiperise ? Me keto plehra prokurore qe po ikin do te bente Rama dot drejtesine? Me kete shkrim ja ke futur kot fare .

  6. Tufani says:

    Nje koment serioz nga nje gazetar serioz, sikurse eshte zoti Minxhozi. Kadrinjte si ai Kadriu me siper gire mund te bluajne cfare tjeter. Atehere le te bluajne. Puna eshte qe ne te tjeret i mirepresim shkrime si keto te Minxhozit.

  7. j says:

    E keni larë gojën zotëri kur filluat të flisnit për demokracinë amerikane ?
    Pse bëni krahasime të papërshtatshme mes hales shqipëri dhe shteteve serioze?
    Apo e mbivlerësoni veten dhe kujtoni se jeni pak a shumë si ata ?

  8. selimi says:

    amerika eshte mafie: asnje gazetari nuk ia mban te shkruaj kunder saj!!

  9. Qe Rimi says:

    Skender, kam patur respekt maksimal per ty si analist por e humba te tere. Qenke teper i siperfaqshem dhe i indoktrinuar. Lexo nga te dyja anet jo vetem aty ku te pelqen (CNN dhe halete e tjera). Amerika nuk eshte ajo qe pershkruan ti. Jetoj ketu prej 25 vjetesh dhe pasi hapa mendjen dhe fillova te degjoj te dyja anet (isha 100% pro demokrat) kuptova qe isha thjesht i paditur. Amerika qeveriset me klane, nje i majte dhe nje i djathte. Drejtesia , vecanersiht sot eshte e pabesushme teksa perpiqet me cdo kusht te ndjeke vijen majtiste te delegjitimizimit te Trump. Ka shume per te thene por eshte e kote te debatosh me nje te indoktrinuar. Nen drejtimin majtist (demokratet) USA eshte drejt shkaterrimit. Sikur vetem lufterat qe hapen ne lindjen e mesme dhe “pranvera” arabe etj te konsiderosh kurre nuk mund te mbeshtetet Peolosi apo Obama apo Bush dhe klikat a tyre. Vari hejbet.

    1. i cudituri says:

      Bush nuk ishte majtist se na cudite ?

  10. Fatosi says:

    America eshte 360 million banor ,Shqiperia eshte 3 million nje pordhe e Amerikes ! dhe duhet te krahasojme democracine Americane me ate Shqiptare???? ose anasjelltas Shqiptaren e koruptuar e bere sipas stilit Shqiptar me ate Americane???
    Ore ka mend ne koke ky Mixhozi apo jo???????

  11. Niko Shpiragu says:

    Me ngadale z. gazetar. Prit edhe ca se deri tani vetem fjale na ke thene. Prit dhe ne se ndodh ashtu sic mendon ti, atehere ke te drejte te lavderosh njeren pale dhe te kritikosh tjetren. Por se mos ngelesh me lugen zbrazet dhe pastaj mos na thua me falni se nuk e dija qe qenkan te gjithe njelloj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje