"Zëri i Amerikës": Prapaskenat, çfarë po ndodh me propozimin për ambasadore të SHBA në Tiranë

4 Janar 2019, 20:17Politika TEMA

Sipas ndihmësve në komisionin e senatit amerikan për çështjet e jashtme, kandidatura e zonjës Kathleen Ann Kavalec, e emëruar si ambasadore e SHBA në Tiranë, i është kthyer të enjten presidentit Donald Trump.

Zonja Kavalec u emërua nga presidenti Trump në korrik 2018 dhe qysh ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga komisioni i senatit.

Zonja Kavalec, ishte parashikuar të dilte në një seancë në senat në muajin shtator, si pjesë e procesit të konfirmimit, por përfundimisht nuk dëshmoi dhe emri ishte hequr nga njoftimi për seancën.

Një javë para seancës emri i saj ishte përmendur në një artikull të gazetës Washington Examiner që kishte të bënte me komunikimet e një zyrtari të Departamentit të Drejtësisë me ish-agjentin britanik Christophet Steele. Steele u dorëzoi agjencive amerikane të zbulimit një raport për lidhje të mundshme të fushatës Trump me rusët.

Emri i zonjës Kavalec ende figuron në faqen e Shtëpisë së Bardhë si e emëruar për postin.

Sipas rregullave të Senatit, kur koha e pritjes për konfirmim i kalon të 30 ditët, kandidatura i kthehet presidentit, por komisioni i senatit mund ta anashkalojë këtë rregull me një votë konsensuale.

Kandidatura e zonjës Kavalec ka qenë një prej rasteve me pritjen më të gjatë për konfirmim nga ato që i janë paraqitur komisionit të senatit.

Nuk është e qartë se përse komisioni i senatit nuk e ka marrë në shqyrtim kandidaturën.(VOA)

4 komente në ““Zëri i Amerikës”: Prapaskenat, çfarë po ndodh me propozimin për ambasadore të SHBA në Tiranë”

  1. anastasi says:

    Mendoj se kjo kandidature per ambasadore ne Tirane, mundet se kjo zonje te jete jo e besushme,mbasi ajo,nuk e di mire, mund te jete me origjine Ruse,dhe mund te behet nje perkrahese e rrotacionit Serbo-Ruse. Kam degjuar se ajo flete Rusishte.Keshtu qe senati Amerikan mund te kete kontradita per kete zonje ambasadore ne shqiperi,ne lidhje me ballkanin dhe me teje.

  2. Vp says:

    Po ne fact nuk mesuam ate cfare kryertikulli thote
    Nuk na that ndonje gje te re ,sepse qe nuk eshte approvuar kete e dine te gjithe por CFARE PO NDODH nuk na e thate

  3. Jack Barry says:

    S’duhet ambasador,mire do ishte te sillnin ndonje te FBI t’ju vinte hakut

  4. Teli says:

    Ky eshte nje skandal i radhes se drejtimit te D.Trump,pasi VOA nuk na thote qe ky rast eshte nje nder 40 ambasadoret e paemeruar ne te gjithe vendet e globit!Ndaj nuk ka perse behet çudi per kete rast!Ndoshta eshte e para here qe Shqiperia zhvillon per here te pare politikat e veta pa nderhyrjje e urdhera “ufosh”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje