Politika ngrihet mbi ndasitë dhe bashkohet në Mat, të majtë e të djathtë miratojnë buxhetin

4 Janar 2019, 19:03Politika TEMA

Këshilli i Bashkisë së Matit miratoi këtë të premte Buxhetin e vitit 2019, duke ia dale te ngrihet mbi ndasite partiake dhe te veproje ne funksion te qytetareve.

Diskutimet mbi projekt-buxhetin kishin nisur që në fund të vitit të kaluar, por vetëm sot u arrit një konsensus për ta miratuar.

Parashikimet për buxhetin e këtij viti nga ana e Bashkisë Mat shkojnë në vlerën e 411 milion lekëve të rinj përfshirë këtu grantin e akorduar nga qeveria dhe planifikimin e të ardhurave vendore.

Por fillimisht këshilli miratoi paketën fiskale ku nga Komisioni i ekonomi-financës pranë këshillit bashkiak, u propozuan lehtësira për shtresat në nevojë dhe zonat e thella malore. Paketa fiskale mori 17 votat e anëtarëve të pranishëm në këtë mbledhje.

Bashkia e Matit do të ketë këtë vit 446 punonjës përfshirë këtu edhe funksionet e deleguara.

Në këtë numër total, 20 prej tyre do të jenë punonjës me kontratë ku përfshihet brigade e prodhimit të druve të zjarrit dhe tre specialist për shtrimin e pllakave në qendër të qytetit.

Nga diskutimet për buxhetin doli në pah vlera e vogël e lënë për investime.

Nga shuma totale, vetëm 8% e fondit do të shkojë për investime ndërsa pjesa tjetër për shërbime dhe paga.

Megjithatë, projekti i propozuar në Këshillin Bashkiak mori 16 vota pro dhe vetëm 1 kundër, duke bërë bashkë kështu të djathtë e të majtë.

Ne krye te bashkise se Matit eshte nje perfaqesues i Partise Demokratike, por kjo nuk i ka penguar keshilltaret e PS dhe aleateve te saj te jape voten per buxhetin e ketij viti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje