Ylli Manjani: Shqiptarët do të kenë më pak para këtë vit, kjo qeveri nuk jep shpresë

4 Janar 2019, 18:04Politika TEMA

Ylli Manjani thotë ky Vit i Ri që sapo ka nisur, ka shfaqur të njëjtat tipare si të 2018.

Ish ministri i Drejtësisë shprehet se janë të njëjtat probleme dhe për fat të keq sa vijnë e thellohen për shqiptarët.

Sipas Manjanit, krye-problemi është se shqiptarëve çdo ditë e më tepër po iu ngelen më pak para në xhep.

“Krizë që kërkon zgjidhje. 2019-ta vijon aty ku na la 2018-ta. Me të njëjtat probleme që vetëm do përkeqësohen. 

Kryeproblemi ishte dhe mbetet fakti se njerëzve po ju ngelen gjithnjë e më pak para në xhep. 

Qeveria i ka shërbimet shumë të shtrenjta ndërkohë që nuk të ofron kurrë atë që paguan.

Taksat dhe tarifat e rritura nga njëra anë dhe mungesa e vendeve të punës nga ana tjetër janë ngjarje të përditshme që shtojnë mungesën e parave në xhep dhe shtojnë depresionin. 

Emigracioni mbetet e vemtja shpresë virtuale e shqiptarëve që vijojnë të duan të ikin.☹️☹️☹️

Qeveria nuk ofron kryesoren: shpresën se diçka do bëhet më mirë. Vetëm propagandë me shashka, kapsolla e telajo të rëna bastesh. 

Por nuk llogarit të paktën 50 000 njerëz që punonin në to, që tani do ti shtohen listës së të përhumburve depresivë që nuk dinë se ç’të bëjnë.☹️

Kompani të reja të huaja jo vetëm që s’ka, por edhe ekzistueset po mbyllen. Edhe call centers ikën. Vende pune të mbyllura ose të pa hapura siç duhej të ishte normalisht.

 Në kushtet kur para ska, edhe ato të zezat i kontrollojnë vetëm pak duar, tensionet sociale rriten. Familjet futen në krizë. Kriza thellohet, krimi shtohet…

Qeveria vijon ethshëm të japë çdo gjë me koncension. Emra të çuditshëm e pa asnjë përvojë po përgatiten të marrin kontrata të reja. 

Dyshimi që po pastrohen para është legjitim! Ndërkohë po bëhet gati të jepet me koncension edhe rruga Tiranë-Durrës. Një ndërtues i njohur, mik i vjetër i Kryeministrit, po bën letrat.

Pra kafeja në Durrës tashmë do jetë edhe më e shtrenjtë. Arsimi vijon të jetë i dobët dhe i shtrenjtë, aq sa është i papërballueshëm!

Shëndetësia gjithashtu, pavarësisht punës së mjekëve. Në këtë mjedis kemi edhe luksin të flasim për politikë, grupe armiqsh politikë, sondazhe, media, ministra, kryetar bashkish, kryeministra, politikanë e për pronarë mediash….

Të gjithë jashtë realitetit! Njerëzit janë tashme tek mbijetesa! Kush merr përsipër të kthejë sytë nga realiteti dhe të ofroje zgjidhje?! Kjo është tema!”, shkruan Manjani.(TemA)

15 komente në “Ylli Manjani: Shqiptarët do të kenë më pak para këtë vit, kjo qeveri nuk jep shpresë”

  1. trimi says:

    Akoma nuk di me pushue ky njeri i rendomet qe mundet te etiketohet jashteqitja e vendit.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Po kot fare nuk flet ky se një gjë e di
      se s’do e s’do të bjerë nën pluhurin e harresës
      si Tonin Vocaj, t’a zgjedhë Edi, s’është çudi
      përtej të Majtës e të Djathtës dhe poshtë, te Lësëi,
      aty nga na ndriçon ky Yll i Shpresës!

  2. Alidemsi vjeter says:

    Kush ja ka mush menen kti Koqes se osht Ertugruli…..

  3. kaqi i zi says:

    ti greko je kokrra e kriminelit

  4. Vlonjati says:

    ..na u be si fatos lubonja. rrote kari.

  5. Jimi says:

    Do te bej interesantin dhe te rendesishmin!

  6. lumi says:

    Doli dhe Nostradamusi shqiptar.Ik ore kokrra e legenit se vetem zi sjell ajo goja jote e ndyre.

  7. Mark Nikolla says:

    Po nga i di te gjitha ky Star , nga emri por me te vertete i neveritshem , hengri , piu etj qe ngaNano e me radhe dhe tanibehet pinjoll i injorances , pinjoll i kazanit mediatik , me te vertete i pa skrypullt , dikur na thoshte ska siNano , me vone ska si Rama , tani ska si Luli por ne mendojme se ky eshte nje monster , qe nuk i dihet ku fillon e ku mbaron

  8. Likja says:

    A thua i vjen keq ketij bq qe nuk kan leke shqiptaret apo qe nuk do mundet te vjedhi ky bashke me Monen dhe hajdutet e tjere te lsi.Per mendimin tim dhe redaksia ben gabim qe boton shkrime te ketyre kallep njerzve qe e kane mendjen vetem per te vjedhur.Dhe kur ish minister dilte ne media sikur ish i persekutuar sikur i dhimbset populli perpara parase qe vidhnin

  9. Cuku says:

    Ke te drejte Shqiptaret e ndershem mbi 99% e tyre do kene me pak para
    Kurse ju Bythelepiresit do keni me shume dhe per pak kohe sa te ngrihet SPAK dhe BKH, dhe pastaj kini per te ngrene nje MUT or fytyre mut

  10. Kozmos says:

    SHQIPETARET DO TE KENE ME SHUME PARA , KUR TE DORZONI JU GJENE E VJEDHUR , LIKJA ME BALILIL DHE TI SI NDERMJETESUESI.

  11. Taraboshi says:

    Ylle ne shuarje Koha jote kaperfunduar.tani keperfunduarsi qen zarbe.Qen rrugesh qe e godasin te gjithe.

  12. Bermema says:

    Ky sikur tha qe do vazhdoj avokaturen dhe nuk merrem me me politike, do ti perkushtohem profesionit…… tani na ben politikanin… nuk rri pula pa …… m..

  13. Latif Qyramidhja says:

    Latif Qyramidhja.
    Ky Manjani kur nuk ishte minister neper studjo jepte mend se si duhej bere drejtesia nekete vende .Kur u be minister i drejetsise jo qe nuke beri drejetsi po e katandisi ate mekeq se ishte dhe ka goje e flete ky lloje robi ketij njeriu ishkon pershtate fjala e urte “Ta keshe mike te prishe pune , ta keshe armike te ha Mu..”

  14. Luli says:

    Ky asht Yll I fikur. Nuk e sheh as e perfill kush vec Meros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje