Në Shqipëri, një ditë pasi kryeministri Edi Rama i dërgoi ndryshimet në kabinetin e tij qeveritar, presidenti Ilir Meta firmosi sot dekretet vetëm për një pjesë të tyre. Dy janë elementët që bien në sy në vendimin e Kreut të Shtetit. Fakti që nga 8 ministra që largohen ai ka fimosur shkarkimin e të gjithëve, me përjashtim të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Po ashtu, nga 9 emrat e rinj, përfshirë postin e ri të Ministrit për Marrëdhëniet me parlamentin, ai ka dekretuar vetëm 4 prej tyre. Bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin Erion Braçe, ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi, ministrin për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalësi dhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.
Përzgjedhje e tyre nuk duket aspak rastësore, pasi që të katër janë aktualisht dhe anëtarë parlamenti, dhe plotësojnë automatikisht kriterin për të qenë anëtarë të kabinetit qeveritar. Për emërimet e tjera, të cilat vijnë jashtë politikës, mesazhi i Presidentit duket të jetë i qartë. Për Genti Cakajn, si ministër i Jashtëm, Anila Denajn, si minister e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ballukun si minister e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Besa Shahinin si ministre e Arsimit dhe Elva Margaritin si ministre e Kulturës, kreu i Shtetit duket se do të shfrytëzojë kohën prej 7 ditësh që i jep kushtetuta, për të bërë verifikimet që ai mund t’i mendojë të nevojshme.
Mosfirmosja e shkarkimit të ministrit Bushati, duket gjithashtu një sinjal se për pasuesin e tij në krye të diplomacisë, Presidenti Meta do të mendohet edhe më shumë se për ministrat e tjerë. Në fakt lëvizja e zotit Rama shkaktoi jo pak habi dhe tërhoqi kritika të shumta.
Nga njëra anë sepse ajo erdhi në një moment kur diplomacia gjendet përpara sfidave të rëndësishme, që nga ajo e integrimit europian, te drejtimi i OSBE-së në vitin 2020, ndërkohë që duke nisur nga viti i ardhshëm vendi do të jetë pjesë e Trojkës së kësaj organizate, e deri te procesi i dialogut që është hapur me Greqinë për trajtimin e një sërë çështjesh të mbetura pezull, përfshirë të ashtuquajturën Marrëveshje e Detit.
Nga ana tjetër edhe emri i përzgjedhur, ai i të riut nga Kosova Cakaj, aktualisht zëvendës ministër i Jashtëm, është parë me skepticizëm, për shkak të moshës së re dhe mungesës së një eksperience të nevojshme për një nga postet kyç të një qeverie.
Megjithatë kryeministri e ka mbrojtur më këmbëngulje zgjedhjen e tij duke e cilësuar “si një ndër njerëzit më të ditur që unë kam takuar në jetën time, si një njeri i përkushtuar ndaj një pune shumë të vështirë, si puna që ka bërë duke mbuluar të gjithë procesin e integrimit, ku kam mundur të vlerësojë kapacitetin e tij edhe si drejtues i një procesi shumë të vështirë dhe patjetër, edhe si një djalë që është shumë pranë vizonit, programit, mënyrës së të parit të gjërave të familjes sonë politike. Historia e tij nuk është shumë e gjatë, sepse ai është djalë i ri, por i tregon të gjitha këto”, u shpreh pak ditë më parë zoti Rama.(VOA)
Janulles ja dha shtetesine menjehere koklopa
E sakte, Meta eshte me grekun dhe prandaj do Bushatin te perfundoje me sukses marreveshjen e detit, jane interesa te medha ne mes…
Ministria e kulturës,energjitikës,financës,arsimit dhe e jashtmja kanë kuptim që në kulturë duhet energji financuese nga ndryshime aritmetike me ndihmën e të huajve. Pas krishtlindjeve orthodoxe. ,Presidenti Republikës Meta do bëjë publike etapën e dytë të dekretimeve.
KESHTU ESHTE KUR VENDOSET PRESIDENT ILIR
FLORORI, AKUZOHET PER FLORIRIN E KRRABES, BASHKPUNETOR I VRASJEVE TE 21 JANARIT, AKUZOHET NE PARLAMANT PER VRASJE TE KOLEGUT DHE DREJTESIA E SALI KRIMINELIT E NXJER TE PA FAJSHEM DHE SI SHERBLIM ED PALLA E BEN PRESIDENT…… TURPET E SHEKULLIT….
po pse vetem floriri krrabes edhe 700 miljonet e korrupsionit por meta edhe partine e berri me parate e kkrabes por celulat i ngriti me sh leonoren e kombinatit qe e coi ne te semes ….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Po pse dhe zevendesministrin prej Kosove e paska Ramuti….Po paska ken psikopat vertet, si e ka cilesuar vete babai i tij shpirteror Saliu…
–
Cfare loje po luan ky xhambaz dhe prepotent poturrexhi artist….?!
Me mire poturexhi se sa llapaqen dhe rot kari si puna jote o karkales dega ..
VK
Unë pata menduar, se zoti Rama ka një dëshirë të parrëfyer ti ngjaj Napoleonit III-të. Këtë ai e ka shfaqur me dëshirën për të bërë ndryshime në infrastrukturë, ndryshime të cilat ai i shoqëron me një betonizim të vrazhdë, me qëllimin e vetëm që ato të jetojnë gjatë. Por tani sikur ka filluar të besoj se diçka mund të bëjë edhe si Napoleoni iI-rë. Dhe kjo duket sheshit me emërimin e djaloshit nga Kosova në postin e ministrit të jashtëm. Zoti Rama ka filluar procesin e vetbindjes, se edhe mund të jetë ai që do të realizonte ëndrrën e bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, diçka që do ja bënte emrin të pavdekshëm në altarin e kombit. Vetëm se këtu është mirë ti kujtojmë zotit Kryeministër, se ata që sundojnë sot në Kosovë,( përjashtuar Haradinaj, i cili e ka bërë të ditur pozicionin e tij për këtë akt madhor) do ta përjetonin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si një pushtim edhe më të keq se ai Sërb.
Mendon për udbashët si ty
Unë udbash? E bukur kjo. Të marsha të keqen, sa i mëçur duhet të jesh!
O Kalec Dega, me fjalen “Ramuti”, mos e ke fjalen per Ram Berishen?
Ne fakt ai le te shaje sa te doje por me vjen cudi qe ibeti muti ne goje ne c’do koment. S’ke ci ben kesaj o Zigur.??
E meriton kete post Zoti Genc Caka .Ziliqaret ndaj tij do te deshtojne shume shpejt Jane mesuar disa qe ta shijojne diplomacine me miq e shoke te pa afte e cinike te pabese.
O kalec shplaje gojen
Emerimi i nje njeriu lindur e rritur ne territorin e Kosoves, esht patriotizen me pasoja te renda dhe te panevojshme per momentin ku ndodhet Shqiperia dhe rajoni. Pa u futur te mosha dhe shkollimi e cilesise superiore te shkollimit. Flas nga eksperienca. Po sic duket ushtaret ne shqiperi po i mbarojn ramit e duhet ti gjej jashte kufirit. Po posti i ministrit te jashtem sesht si bojrat e pallateve qe mund te besh eksperimente
Persa iperketkabinetit qeveritar sot per sot zot shtepie shte Edi Rama ai o do te dekurohet ose do te pushkatohet Ju komentuesat e Likja ja futni kot.
Trendeline moj trendeline kush komenton dhe bene kerdine “KOLEC DEGA” me mavrine qe shkruajne me lahutine dhe komentojne ate qe dijne leshojne pordhe per trendeline,o KOLEC O pederast behu gati se po vjene palloshi dy metrosh i gjate te fusi mazhukun dhe te lezeton vrimen e bythes,provoje sa nuk eshte gjate.
E di meta. QE vete eshte bere kryeminister pa pasur librez pune
Kemi emra sa te deshironi per minister te jashtem duke filluar nga ish ministri jashtem Paskal Milo dhe historiani dhe ish dipllomati Pellumb Xhufi .
Po pse e gjithë kjo rrëmujë ndaj të përzgjedhurit Genc Caka, pse është shqiptar nga Kosova? Çfar jemi ne Kosovarët? Jemi aq shqiptar sa edhe Sarandiotët, Korqarët, Vlonjatët, Tironsat, Shkodranët e të gjithë që s’i përmenda. Kur kan luajtur dhe luajnë për reprezentacionin e Shqipërisë Ujkani, Beqaj, Mavraj, Cana, Lenjani, Abrashi, Berisha e të tjerë që të gjithë i njofim, ne Kosovarët dhe ju Shqiptarët jemi krenua dhe kemi qenë më të fortë. Genc Caka nuk ka katapultua nga ndonjë aeroplan MIG porse është i zgjedhur nga Kryeministri më mendje mprehtë që ka pasë Shqipëria ndonjëherë. Sa i përket Ditmir Bushatit si Shkodërloce që është i urojmë suksese si Kryetar i ardhshëm i qytetit që ne gjakovarët më së shumti e duam. Ndërsa ata që i përngjajnë Talibanëve le t’pëlcasin.