Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin dhe emërimet e reja të ministrave të bera nga kryeministri Edi Rama.
Presiendeti ka dekretuar shkarkimin e ministres së Arsimit Lindita Nikolla.
Gjithashtu Meta ka dekretuar shkarkimin e ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi, shkarkimin nga ministria e Kulturës Mirela Kumbaron, Damian Gjiknurit nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Arben Ahmetajn, Sonila Qaton si dhe Senida Mesin.
Po ashtu është dekretuar edhe emërimi i zv/kryeministrit të ri Erjon Braçe, i cili zëvendëson Senida Mesin.
Ndërkaq Meta ka dekretuar emërimin në detyrë të Blendi Çuçit, si Ministër i Bujqësisë, Eduard Shalsit si ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Elisa Spiropali si ministre të Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin.
Por për ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, Meta nuk është shprehur ende.
Nuk dihen arsyet se pse kreu i shtetit nuk ka firmosur shkarkimin e shefit të diplomacisë.
Propozimi i Ramës për të zëvendësuar Ditmir Bushatin, në krye të diplomacisë shqiptare, ishte Gent Caka.
Ndërkohë pa dekretuar kanë mbetur të zgjedhurit e kryeministrit jashtë Parlamentit, pra ministrat që nuk kanë mandat deputeti.
Në faqen zyrtare të Presidencës nuk ka ende dekret për ministrat Besa Shahin, Elva Margariti, Anila Denaj dhe Genti Çaka dhe Belinda Balluku.
DEKRET PËR SHKARKIM MINISTR
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6166 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 11 prot., datë 04.01.2019,
Dekretoj:
Neni 1
Zonja Lindita Nikolla, ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi
D E K R E T PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6170 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 13 prot., datë 04.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi
DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6165 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 12 prot., datë 04.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, ministër i Kulturës, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj
D E K R E T PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6163 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 9 prot., datë 04.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Zëvendëskryeministres, znj. Senida Mesi
D E K R E T PËR SHKARKIM ZËVENDËSKRYEMINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6164 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 7 prot., datë 04.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Senida Mesi, Zëvendëskryeministër, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Sonila Qato
DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6168 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 14 prot., datë 04.01.2019,
Dekretoj:
Neni 1
Zonja Sonila Qato, ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekreti per Spiropalin
Presidenti Meta dekreton një ndryshim në dekretin nr. 10604 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”
D E K R E T
PËR NJË NDRYSHIM NË DEKRETIN NR. 10604, DATË 10.09.2017 “PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE”
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Në dekretin nr. 10604, datë 10.09.2017 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, pas pikës 15, shtohet pika 16 me këtë përmbajtje:
16. Zonja Elisa Spiropali, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11037
Tiranë, më 05.01.2019
Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
DEKRET PËR EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6179 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 21 prot., datë 04.01.2019,
Dekretoj:
Neni 1
Zoti Blendi Çuçi, emërohet ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë
Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
D E K R E T PËR EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6175 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 22 prot., datë 04.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Eduard Shalsi, emërohet ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
(TemA)
Mosdekretimi i atij çunakut te MPJ do te ishte puna e pare e mire e Metes.
Like FLORIRI GJITHMON pengess per Qeverin
OPOZIT e fort
Si gjithmon Luli ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS dhe MONA GOJ BYTHA dhe LIKE FLOLIRI jan te pandalshem neSULM KUNDRA SHQIPERIS DHE RAMES
Like FLORIRI GJITHMON pengess per Qeverin
OPOZIT e fort
Si gjithmon Luli ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS dhe MONA GOJ BYTHA dhe LIKE FLOLIRI jan te pandalshem neSULM KUNDRA SHQIPERIS DHE RAMES ………….
Dekretimi duhet të jetë i plotë 100% dhe jo pjesërisht. Nuk jemi në Rusi ku ministri punëve të jashtëme qëndron 50 vite në detyrë.Mendoj që ish ministri Bushati kishte dy vite që s’jepte rezultate.Për ministrin e Ri Caka. ,është e vërtet që mbiemri është me origjin jevgjiti (ku kujtojm fisin Caka në fshatin Vojnik të Peshkopis ) por dhe ata kanë të drejt të ngrihen në pêrgjegjsi,ndaj Presidenti Meta të mos na luaj komedi si me ministrin Lleshi.
Po per Ilirin kur do te kete nje votom te dyte ne parlament qe te rrezohet dekreti i pare.
Like FLORIRI GJITHMON pengess per Qeverin
OPOZIT e fort
Si gjithmon Luli ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS dhe MONA GOJ BYTHA dhe LIKE FLOLIRI jan te pandalshem neSULM KUNDRA SHQIPERIS DHE RAMES ………….
Nuk dukesh vlonjat nga vlora ti mor gojepresh.
.. E MIRA, QE TE SHPETOJE SHQIPERIA ESHTE TE SHKARKOHEN ATA QE “S`BEJNE “.. ! ATA QE S`BEJNE JANE QE KANE 30 VJET QE “KOKORRASIN ” , POR NUK JU KA HYRE ASNJE GJEMB NE KEMBE , QE BENE PASURI DUKE “DREDHUR ” ZINXHIRRIN ETJ ETJ QE I KEMI THENE ..!
ai genti çunaku eshte nga ata qe te vendos kufinin tek thena.besoj se me gentin do ta kene te veshtire hienat,çakejt,dhe sorrat pertej kufinjeve.kaxias u lirua nga detyra se e kreu hapin e pare me vendosjen e kerrmave te pa ekzistuara ne teritorin shqiptare,ndersa bushati yne nuk dha ndonje lajm pozitiv.
Po ku e kane gjet kete term katunar “shkarkohet”, iliri me hajdutet si ne kohen e ballhutes! Ka terma “lirohet nga detyra” zevendesohet…
O Shqiperi kush te drejton…
KSENOFON KRISAFI ishte per minister I jashtem,,,,,,kete kungullin nga kosova hidheni ne plehra../////