Nëse menduat se ndoshta këtë vit Thomas Markle do të hiqte dorë nga deklaratat për mediat, gabuat! Nuk ka kaluar as një javë që ka filluar viti dhe ai ja ku është duke krijuar drama nëpër media dhe duke folur për të bijën, Dukeshën e Sussex-it. Këtë fillim viti, Thomas u ndal pak te marrëdhënia mes dy kunatave Kate dhe Meghan.
“Kate dhe Meghan duhet t`i lënë mosmarrëveshjet mënjanë, nëse mes tyre ka të tilla.
Jam shumë i shqetësuar për kritikat që Meghan po merr. Nuk mendoj se i meriton dhe nuk mendoj se po bën as çerekun e gjërave që po akuzohet. Nuk mendoj se Meghan po mundohet ta lëndojë Kate-in në asnjë mënyrë.
Kate është një grua e fortë dhe nuk besoj se ka qarë, plus që ajo e di që është në pozita shumë më të forta se Meghan.
Po ashtu, ai e shfrytëzoi këtë moment në media për të theksuar se kishte marrë shumë urime për Krishtlindje nga njerëzit e tij të dashur, por urimi i të bijës nuk erdhi kurrë.
Meghan Markle para se te martohej me princ Harry
Meghan Markle dhe rinc Harry
Baba qen. Do patjeter nje kocke !