Besnik Mustafaj: Rama duhet të kishte zgjedhur Veton Surroin si ministër të Jashtëm, jo këtë kalamanin. Roli i Bushatit, i dyshimtë

7 Janar 2019, 17:45Politika TEMA

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, beson se kryeministri Edi Rama ka gabuar që ka emëruar si ministër të Jashtëm, Gent Cakaj.

Sipas tij, Rama, nëse donte të zgjidhte ministër të Jashtëm nga Kosova, mund të emëronte fare mirë Veton Surroin.

Mustafaj ndërkohë është kritik edhe me Ditmir Bushatin, pasi sipas tik, roli i Bushatit për negociatat me Greqinë është i paqartë.

Kryeministri duhet te japë argumenta politikë. 

Shkarkimi i Bushatit, Rama nuk dha argumenta politike. 

Meta ka shprehur rezerva serioze për dekretimin e Gent Cakajt. Meta mund ta shtyjë drejt reflektimit Ramën.  

Janë dy argumente që dha Kotzias, të cilët nuk i shërbejnë Bushatit. 

E para, tha për Kosovën. Mes ministrit dhe Ramës nuk ka patur mosmarrëveshje për Kosovën. 

Ndërkohë, ne nuk jemi në gjendje ta vlerësojmë se sa dinjtoz ka qenë ministri i jashtëm me Greqinë.

Nuk kam asnjë skenar dhe nuk e njoh Cakajn. Unë besoj se duhet të ishte një njeri me shumë ndikim dhe me njohuri. 

Rruga për negociatat nuk është vetëm çështje teknike, por varet prej shumë agjencive. 

Nëse do të merrte një personalitet nga Kosova, mund të merrte një njeri të staturës së Veton Surroit.

Nuk kam asnjë kundërshtim në parim, sepse ky është një shtetas shqiptar.  

Ky e tregon papjekurinë e tij, që kur e pranoi postin. Që këtu e bën aktin e papërgjegjshmërisë dhe e dyta, shpërndan kartëvizitën e ministrit. 

Ka dy hapa kushtetues për të arritur defakto tek posti. Nuk jam i gëzuar dhe duket një papërgjegjshmëri që ka bërë Rama. 

Zgjedhja e ministres së Arsimit është në këtë hulli. Adekuate është vetëm zgjedhja e Erion Brace, të tjerat janë zgjedhje amatore”, tha Mustafaj.

(TemA)

10 komente në “Besnik Mustafaj: Rama duhet të kishte zgjedhur Veton Surroin si ministër të Jashtëm, jo këtë kalamanin. Roli i Bushatit, i dyshimtë”

  1. A mor Enver ç' bere qe i nxore keta nga shpellat. says:

    Duhen 5 breza qe dykembeshi malok te behet njeri. Fatkeqesi e Shqiperise!

    1. eno says:

      Gent caka eshte zgjedhja e duhur.
      Gent Caka te pakten do te mbroje intereat shqipetareve kodo ndodhen dhe nuk do ti shese si ai capaculi bushati si e ka koken si car.

      Bushati perkrahet nga Greket se e kishin futur ne torbe ate idiot dhe nepermjet tij po realizonin tere planet per gllaberimit e tokave shqipetare si ne det si dhe nepermjet varrezave. Nje idiot Si Ditmir Bushati dhe nje Trap si Hashim Thaci ulen ne tavolina bisedimesh me kundershtaret te cilet jane kunder Pavaresise se Kosoves dhe qe jane njohur historikisht si shkeles te territoirit dhe neperkembes te interesave shqipetare.

    2. Muli dhe Beluli says:

      Jo vetem kaq, por ky eshte edhe nje kopjac i paturpshem. Kete punen e Veton Surroit, e ka vjedhur nga korrespondenti i Top Channel ne Londer, Arben Manaj, i cili para disa ditesh beri nje shkrim per Vetonin, me te cilin ka punuar ne BBC.
      Tani del Mystafai dhe na bën si ideator.
      Ku eshte kova, se m’i hapi zorret ky zorraxhiu i Berishs.

  2. Dada says:

    Po pse thoni qe protesta e stdenteve eshte per nje politike per te aedhmen. Ja ku e keni nje studente qe ka mbaruar dhe ka pak vite eksperence i mandatuar si minister i jashtem .tani ky thote kalama. Pra nuk eshte se i duan studentet i duan tw rrhwdhur nfa trute sic eshte vete ky.

  3. Taraboshi says:

    Gabimi me i madhe iEditeshteqenuk ka marre keshilletar per kuadrin Besnikun e Partise oish MJ te Sales.K eshte kompetent per te gjitha.

  4. Lahi kiras says:

    Qeni plak s’bahet gjuetar…thojme ne nga Shkodra. Keto te vjetrit kane ” miqesira ” te vjetra,as per jy se ve doren ne zjarr…
    Ministrit te ri i uroj pune te mbare, se e don Shqiperine e shqiptarine e nuk e SHET ate.! Kjo asht alfa dhe omega te tjerat msohen.

  5. timo says:

    Kur u bëre ti Ministër i Jashtëm që kishe vetëm dipllomën e frëngjishtes dhe nja dy a tre vjet eksperiencë në institutin e studimeve Marksist-leniniste në komitetin qendror të PPSH-së, pse mos bëhet ky djalë i ri që ka tre diplloma për atë punë? Madje nuk e dimë se a e ke apo jo atë diplomë se sipas një interviste që ke dhënë në Fracë, ke thënë se në kohen e Enver Hoxhës gjuhët e huaja mësoheshin fshehurazi. Pra ska egzistuar fakulteti i gjuhëve të huaja.

  6. lumi says:

    Ky qelbesire serbe e nuk donte pavarsine e Kosoves por autonomi te saj ka surrat e flet per politike te jashteme e per kosoven e kosovaret.Na mbyten spiunet e serbit.

  7. Virusi says:

    Akoma ky gjytyrym. Nuk e kupton se i eshte ndryshkur mendja.

  8. Jimi says:

    Kur ishe ti “burri” minister e nderite!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje