"50-vjeçaret, tepër të vjetra për t’u dashuruar"

8 Janar 2019, 16:10Bota TEMA

Një shkrimtar francez ka shkaktuar indinjatë të madhe, me pohimet e tij se gratë mbi 50 vjeç janë tepër të vjetra për t’u dashuruar.

Ndonëse edhe vet është 50 vjeç, Yann Moix tha për revistën “Marie Claire” se preferon trupat e reja.

“Trupi i një 25-vjeçareje është i mrekullueshëm, ndërsa ai i një 50-vjeçareje jo. Kjo është e gjitha”, u shpreh ai.

Kaq u desh, që në drejtim të autorit kontrovers të vërshonin kritika, por edhe tallje. Komediania franceze, Marina Foïs shkroi në Twitter se është 49 vjeç dhe se ka vetëm 14 ditë kohë për t’u afruar me shkrimtarin.

Një tjetër përdorues i rrjetit social postoi një mesazh, ku thuhej se gratë mbi 50 tani do të jenë duke marrë frymë të lehtësuara nga komentet e tij, sepse nuk do ta kenë vërdallë.

Të tjerë hodhën foto trupash për të treguar se janë plot besim në vetvete, si dhe pamje të yjeve të “Hollywood”-it, si Halle Berry dhe Jennifer Aniston, format fizike të të cilave do t’i kishin zili dhe 20-vjeçaret.

Moix, i cili është edhe prezantues, ka ngjallur edhe në të kaluarën debate me komentet e veta. Madje, kur u sulmua për deklaratat se preferonte femrat aziatike, sidomos ato koreane, kineze e japoneze, u justifikua duke thënë se nuk ndihet përgjegjës për shijet e tij.

3 komente në ““50-vjeçaret, tepër të vjetra për t’u dashuruar””

  1. Lennard says:

    Po pate ndonji mbi 50 vjece bjerja Lales se une ua di Kimetin

  2. Arjan says:

    Ka thene nje te vertete dhe asgje me teper . Sa do te mundohen plakat 50 vjecare te terhiqen nga te gjitha anet e te fryjne buzet prap te hapin barkun , pale kur duan te bejne si adoleshente me Photoshop , genjejne veten te shkretat se e dine si dreqi qe nuk shihen me sy…

  3. 8xxxD says:

    Leckë e qullur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje