Erdogan kritikon Bolton: Bëre një gabim të madh, nuk i kalojmë lehtë komentet e tua për kurdët e Sirisë

8 Janar 2019, 15:47Bota TEMA

Këshilltari kombëtar për Sigurinë në SHBA, John Bolton, ka bërë një gabim të madh, kur përmendi garancitë e Ankarasë për kurdët si kusht për tërheqjen e Amerikës nga Siria. Kështu është shprehur presidenti turk, Erdogan, gjatë një fjalimi para partisë së tij.

“Është e pamundur që ne t’i pranojmë deklaratat e Boltonit për Izraelin. Bolton po bën një gabim të madh, deklarata e tij është e papranueshme”, tha Erdogan.

Kritikat e Erdoganit në adresë të Boltonit i referohen deklaratës që ky i fundit bëri të hënën. Bolton deklaroi se presidenti Trump i ka thënë se “nuk do ta lejojë Turqinë të vrasë kurdë”.

“Nuk nuk mendojmë se Turqia duhet të ndërmarrë veprime ushtarake që nuk janë plotësisht të koordinuara dhe të dakorduara me SHBA-të, të paktën, në mënyrë që të mos rrezikohen trupat tona”, ka thënë ai.

Por lideri turk nga ana tjetër deklaroi se Ankaraja ka si qëllim të eliminojë vetëm “terroristët”, ndërsa po mbron “vëllezërit kurdë” në vendin fqinj.

“Ata që po përhapin gënjeshtra, sipas të cilave Turqia po vret kurdë në Siri, po përpiqen të manipulojnë opinionin e komunitetit ndërkombëtar”, tha Erdogan.

Erdogan dhe Bolton nuk u takuan sot në Ankara. Shumë vëzhgues e shohin takimin e munguar si pasojë e irritimit të presidentit turk për komentet e të dërguarit të Uashingtonit.  (TemA TV)

2 komente në “Erdogan kritikon Bolton: Bëre një gabim të madh, nuk i kalojmë lehtë komentet e tua për kurdët e Sirisë”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    mjere suma e birazerit te turkoshqipfolesve se cdo te heq,kurdet po krijojne shtetin e tyre,kujtoj se 20mln jane brenda Turkyes………………

    1. Hahahaha says:

      Kurdet ja kane iden e te “berit Shtet” aq sa ja kishin iden kopilat e Anadollit dhe arvanitasit hajdutet e bagetive dhe vrasesit mbrapa shpine para 200 vjetesh pa ndihmen e Perendimit….00000000 o rendele

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje