Delegacioni i Kosovës, të martën (08.01) u takua në Bruksel me Përfaqëuesen e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme Federica Mogherini. Ekipi paraqiti mesazhet e Parlamentit.
Mesazhet kryesore ishin se negociatat tani duhet të bëhen përmes këtij ekipi. Taksa prej 100 përqind nuk mund të hiçet “në të thatë” dhe qëllimi i negociatave duhet të jetë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Udhëheqësit e delegacionit bën të ditur se gjatë pjesës së parë të këtij viti do të punohet me orarë të ngjeshur për të shfrytëzuar ate që Bashkimi Evropian e quan një “dritare e mundësisë”.
Shpend Ahmeti, bashkëkryesues i ekipit, theksoi pas takimit me Mogherinin se gjatë muajve të parë të këtij viti do të punohet me një orar të ngjeshur.
“Sipas zonjës Mogerini edhe sipas asaj që e kemi dëgjuar nga përfaqësues të Departamentit të Shtetit (SHBA), ideja është që të punohet me një orar pak më të ngjeshur në gjysmën e parë të këtij viti, për të parë se a mund të arrijmë një marrëveshje me Serbinë.
Këtu puna po koordinohet shumë afër me shtetet anëtare të BE-së, me shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së… Është e qartë se ka pasur komunikim edhe me Uashingtonin edhe Moskën, se mund të ketë një marrëveshje”, tha Ahmeti.
Taksat nuk hiqen
Mirëpo përderisa bashkësia ndërkombtare ka bërë angazhim shtesë për arritjen e një marrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe presioni është shtuar nga Uashingtoni dhe Brukseli, delegacioni kosovar nuk solli diçka të re nga zhvillimet e fundit. Delegacioni bëri të qartë se taksa prej 100 % nuk duhet të hiqet. Delegacioni e konsideron këtë si mjet të vetëm të Kosovës në politikën e jashtme. Në anën tjetër Serbia ka kushtëzuar pjesëmarrjen e vet në dialog me heqjen e kësaj takse.
“Taksa nuk hiqet në të thatë”, tha Ahmeti. Ai tutje shtoi se nuk bënë të vendosen kushte për zhvillimin e dialogut: “Nuk bënë të thuhet nuk diskutojmë pa e hequr taksën. Çka nëse Kosova thotë nuk diskutojmë derisa Serbia të mos zbatojë marrëveshjen e energjetikës… cili është kuptimi i dialogut?” pyeti Ahmeti.
BE insiston në heqjen e taksave
Nga ana tjetër BE-ja në një deklaratë për media të lëshuar pas takimit ka theksuar “urgjencën e heqjes së taksës” duke theksuar se “marrëveshja gjithpërfshirëse ligjërisht e obligueshme mund të arrihet në një klimë që nuk ndihmon marrëdhëniet e mira fqinjësore, ku marrëveshjet e mëherëshme nuk respektohen dhe nuk zbatohen”, thuhet në deklaratën e Mogherinit.
Bashkëkryesuesi i ekipit kosovar Fatmir Limaj tha e nuk do të ketë më “dialog me tema te veçanta”. “Epilogu i dialogut duhet të jetë njohja reciproke, antarësimi në OKB, dhe niohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën”, tha ai.
Ndërsa Ahmeti theksoi se delegacioni është i gathsëm për dialog. “Mirëpo kjo të mos konsiderohet si një gatishmëri për të bërë kompromise për të cilat nuk ia vlenë. Pra për një njohje nga Serbia duhet ta masim e ta diskutojmë edhe si shoqëri se çka jemi të gatshëm të kemi si pjesë të marrëveshjes, se çka fiton Kosova. Një marrëveshje ku fiton vetëm njëra palë nuk është e pranueshme”, theksoi ai.
Ndarja e Kosovës (nuk) do të lejohet
Sa i përket mundësisë së ndarjes së Kosovës nuk u tha asgjë e re duke u përsëritur porosia e BE-së se zgjidhjet e pranueshme për palët do të jenë të pranueshme edhe për BE-në. Mirëpo këto duhet të jenë në kuadër të vlerave evropiane, pra kundër krijimit të shteteve etnike.
Ky ishte takimi i parë i ekipit të mandatuar nga Kuvendi i Kosovës, por i kontestuar nga dy partitë kryesore opozitare – Vetëvendosje dhe LDK. Porosia ishte se gjashtë mujori i parë i këtij viti do të jetë i ngjeshur me aktivitete dhe negociata. Por pas futjes së taksës nga Kosova, analistët thonë se situata ka shkallëzuar dhe se nuk pritet një rezultat i shpejtë drejt marrëveshjes.
ラブドール 自分の家で作れる超本物のロボットダッチワイフが間もなく登場
Shteteve multietnike ja kemi pare hajrin ne Europe. Mjafton te kujtojme se si u shperbe nje superfuqi boterore si BRSS dhe pastaj gjaku i derdhur ne shperberjen e nje shteti multietnik si Jugosllavia. Ne se duam qetesi, pergjigja eshte krijimi shteteve etnikisht te pastra, me garancine per te drejtat e minoriteteve. Ne kete pike Shqiperia eshte nje shembull ne rrajon.
Po përse kërkoni të jetoni në Europë apo ShBA ku ka shoqëri të përziera etnike dhe jetojnë në harmoni të plotë me vendasit e Kosovën e kërkoni të pastër etnikisht??
Mos ka të bëjë me racizmin,nacionalizmin ekstrem orjental?
Bravo Kosova!
Ashtu i do mushka drute. Me bythelepirje vetem mut mund te gjesh!
Ka vite qe Shqiperia vetem mut merr nga Greqia. Perse nuk i thote: Po nuk hoqe Ligjin e Luftes, asnje marreveshje me Greqine! Madje brenda nje viti prishim marreveshjen e varrezave. Eshtrat kthehen ne Greqi me ceremoni shteterore!
Kosova duhet te eci ne rrugen e stabilizimit te struktura te saj si shtet
Dy veprimet e fundit te qeverise Haradinaj ishin shume te sakta dhe shenuan ndryshimin e politikes kosovare nga ajo pasive qe po e brente ekzistencen e shtetit ne ate aktive
Drejt kesaj duhet te vazhdoje te eci Kosova ne bashkpunim me SHBA
Dialogu dhe shpresa se do te sjelle dicka me njohje eshte shume romantizem qe te jete e vertet
E vetmja menyre qe serbia te njohe Kosoven eshte presioni politik ose bombat nga ajeri
Vetem keshtu mundet te ndryshojne serbet
Me dialog do te futet ne nje gjendje bisedimesh te pafundeme shumeshume vjecare ku fituese do te jete serbia pasi atje ku qe me shpatulla pas murit do te fitoje nje pjese te Kosoves dhe me skandalozia do behet edhe pjese e EE pa i dashur te njohe Kosoven
Pasi nuk ka nje kushte si forme ultimatumi nga BE per serbine lidhure me Kosoven
Shikoni sa e rrexiksheme eshte politika europiane lidhur me dialogune
Nuk flet hapur dhe qarte ashtu sic duhej
Qe pa njohje te Kosoves nuk ka hyrje te Serbise ne BE. Por flet per normalizim marredheniesh ndermjet Beogradit dhe Prishtines!!!!!!!!!!
Me normalizim marredheniesh Beogradi.nenekupton lidhjet e tij me krahinen jugore packa ne mendojme te kunderten
Prandaj mbani taksen formoni ushtrine dhe ARMATOSUNI mbani lidhjet e ngushta me SHBA duke i ofruare asaj ndihma me formacione ushtarake kunder terorizmit
Shqiperia te hapi kufijte per kosovaret te te krijohet nje treg i madh mbareshqiptare me kosove mali zi dhe maqedoni dhe gjithashtu ky debili i Skraparit qe krijon kriza politike me dekretime apo jodekretime te ministrave te beje te mundur pajisjen e Kosovareve me pasaporta shqiptare gje te cilen po bejne kurvat e europes ku pas hyrjes se serbise ne BE do tou thone kosovareve
Doni te levizni ne europe dhe te beheni qytetare europiane atehere merrni pasaporta serbe