VIDEO e frikshme: Kamioni shtyp dhe i kalon sipër 35 vjeçares, por… ndodh mrekullia

8 Janar 2019, 10:39Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur një pastruese shpëton mrekullisht pa ndonjë lëndim, kur një kamion që lëvizte mbrapa e shtyp dhe kalon sipër saj. 

Ramila Solanki, 35-vjeçe, po pastronte rrugët kur për një moment u ndal për t’u lutur jashtë tempullit në Gujarat në Indi. 

Në ato momente një kamion që po mblidhte mbeturinat fillon të lëviz prapa dhe kështu e godet gruan dhe kalon sipër saj. 

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur shoferi nuk e vëren Solankin dhe fillon të lëviz prapa dhe e godet,  e më pas e fut nën kamion para tempullit Sai Baba. 

Por, ajo çfarë ka habitur të gjithë është fakti, se edhe pse kamioni kalon sipër saj ajo ngrihet në këmbë dhe vazhdon rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje