FOTOT/ Bora “pushton” Pogradecin dhe Elbasanin, qytetari: Më në fund po shikojmë një “ditë të bardhë”

9 Janar 2019, 10:36Lifestyle TEMA
FOTOT/ Bora “pushton” Pogradecin dhe Elbasanin, qytetari: Më

Ulja e temperaturave ka bërë që disa qytete të Shqipërisë të zbardhen nga bora. 

Kështu qyteti i Pogradecit dhe i Elbasanit janë “zgjuar” këtë mëngjes të mbuluar nga bora.  

Bregu i liqenit i karakterizuar nga qetësia, sot ka veshur vellon e bardhë.  

Ndërsa në qytetin e Elbasanit qytetarët kanë dalë në rrugë për të “ngrirë” një moment në foto nga bora që ka “pushtuar” qytetin. 

Një qytetar në një prononcim për gazetën TemA  tha me nota humori: “Shyqyr që ra kjo bora që të shikojmë një ditë të bardhë”. (TemA) 

1 komente në “FOTOT/ Bora “pushton” Pogradecin dhe Elbasanin, qytetari: Më në fund po shikojmë një “ditë të bardhë””

  1. Ivan i madh says:

    Vertet ke pare nje dite te bardhe sidomos me foton e pare ne Pogradec ku ne ballin e sfondit te saj eshte wc publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje