Nga Pëllumb Kulla
Trafik i cmëndur. Shi dhe dëborë. Ftohtë, acar. Luftë e egër politike.
Uri e papërmbajtur pasurimi. Mashtrime…
Dje isha në zyrat e Vizion Plusit, për një bisedë pune me artistin e dashur të komedisë Agron Llakaj. Nxitoja drejt një takimi tjetër dhe Gonia, këtë radhë në cilësinë e drejtorit, porositi një makinë të Vizion-it për mua. I thanë se pas jo më shumë se pesë minutave, automjeti do të ishte përpara shkallëve të ndërtesës në rrugën Don Bosko.
U ndava me Llakajn, i cili po niste një mbledhje me artistët e tij dhe dola tek shkallët që më thanë.
Kaluan aty më shumë se pesë minuta dhe unë nisa të shqetësohem. Asnjë makinë me mbishkrimet Vizion Plus nuk po qëndronte përpara shkallëve. Aty kishin zënë vend dy taksi, të cilat po i shihja si zgjidhje të nevojshme për të mos humbur takimin që më priste.
Vendosa për këtë lloj zgjidhjeje, por taksisti i parë më tha se ishte i zënë. Atëherë iu ktheva taksistit të dytë, që aty pranë meje po shuante një bisht cigareje me majën e këpucës.
“Po ju? A jeni i lirë ju, apo prisni ndonjë pasagjer?”
“Nuk pres asnjeri, ,” ma ktheu ai. “Po ju vetë, m’u duk se dikë prisnit.”
“Nuk pres më,” i thashë pa hequr sytë nga rruga. “Më premtuan një makinë të Vizionit, por mesa duket…”
Edhe taksisti nisi të vështrojë nga makinat që na kalonin para syve. “Duke ardhur do të jetë,” arsyetoi ai. “Ka një trafik të ndyrë sot.”
“Nuk e pres më.” Vendosa.
Ai buzëqeshi me nervozizmin tim dhe u mundua të më bindte të prisja edhe dy-tri minuta.
“Do të më paguash kot mua, kur dikush po të bën nder duke ta dhënë mjetin në urdhërat e tua,” rrahu të më bindte më tej.
E pashë edhe me buzë në gaz.
“Po ti,” i thashë jo pa gaz në buzë edhe unë, “do që të punosh, apo ke vendosur të qash hallet e mia?!”
Qeshi dhe ai dhe u bind të më fuste në taksinë e tij. Zumë vend dhe ai u kujdes që dera nga ana ime të mbyllej më mirë. Ndezi motorin por gjithnjë pa ia ndarë sytë pasqyrës që tregonte rrugën prapa tij.
“Prit,” më tha befas. “Më duket se ajo, …që të kanë thënë…”
Zbriti me ngut dhe pas disa sekondash qe siguruar dhe u kthye.
“Erdhi makina që kanë nisur për ty!” më tha dhe fiku motorin e taksisë së tij.
E pashë në sy dhe pata frikë se ata të mijtë do të më ishin njomur.
“Si të quajnë?” e pyeta.
“Petrit,” m’u përgjigj me zërin e tij të butë.
Ia shtrëngova dorën fort.
“Faleminderit, Petrit! Qoftë ky një vit i mbarë për ty.” Dhe dola nga taksia.
Sokët që po më prisnin ishin të gjithë të një mendje se ky episod ishte edhe i thjeshtë, edhe i rrallë, edhe i bukur, edhe i trishtë…
Dhe unë që nga Tirana sjell për Petritin këtë tregim që është edhe i thjeshtë, edhe i rrallë, edhe i bukur, edhe i trishtë…
Dhe unë ulem e shkruaj në këtë ditë janari. Ditë që sot është edhe ajo: edhe e thjeshtë, edhe e rrallë, edhe e bukur, edhe e trishtë….
Tiranë, 10 janar 2019
Këta, si ky që shkruan në një ditë të “trishtë” një motiv pa kokë, edhe pse kanë disa dekada që jetojnë jashtë, konkretisht ky në Amerikë, kruhen ende me vatanin – vendin që lanë pas. Nuk i paragjykoj për këtë, por, mendimi im: kruhen me vatanin nga që nuk janë integruar në vendet ku jetojnë, dmth vegjetojnë atje dhe kthehen të na tregojnë përralla me mbret, motive të sajuara, këtu. Një i huaj, hezitimin e taksistit, mbase do ta përceptonte si leksion për respektin që duhej të tregonte Ky ndaj miqve që i ofruan një makinë, edhe pa harxhe, kurse Ky, bukëshkalë dhe hundëpërpjetë, ua kthen kurrizin, ngaqë makina u vonua më shumë se 5 minuta, dhe pa e ditur shkakun.
S’paske kuptuar asgje nga ajo cfare ka shkruar Kulla. Une besoj qe ne Shqiperi ka ende njerez si Petriti me shkronjen e madhe “NJ”qe na bejne krenare me sjelljen dhe dinjitetin e tyre.
Ah,”Bukeshkale”,ti nuk e njeh zemren e shkrimtarit dhe poetit…
Me vjen keq per ty!…
Trishtohem per ty!…
Te lutem,lexo libra …
Lexo,se e shikoj qe ti nuk e ke kuptuar fare cfare thote i nderuari Pellumb Kulla!…
Ke shume te drejte.
Bukeshkale-thellohu me mire qe te kuptosh ate qe i madhi Pellumb Kulla kerkon te thote.
Per shume shqiptare, eshte me e lehte te rrine neper kafenera dhe te ankohen per qeverine se sa te punojne edhe atehere kur u afrohet nje pune.
Ky Petriti e kishte hallin qe te mos levizte nga vendi se pertonte te ngiste makinen ne kohe trafiku te renduar. Kur kete e ben nje person qe siguron jetesen me sherbim taksie, imagjino dike tjeter. Ne kete kuader eshte edhe aresyeja tjeter qe perdorin te ashtuquajturit “studente” per te bojkotuar mesimin. Sa here kemi lexuar ketu komente ku njerezit ankohen se “Qeveria nuk po krijon vende pune”, apo kur persona te ndryshem i kerkojne K.Ministrit qe tu gjeje nje pune, sikur ai te jete shef kuadri. Deshem kapitalizem, por mentaliteti shume njerezve ka mbetur ne socializem. Zoti Kulla vertet jeton ne Amerike, por atje ka mesuar nje gje qe ne kapitalizem ka miljonere, por ka edhe nga ata qe lypin rrugeve. Ne socializem, hanin te gjithe njesoj dhe ishin te gjithe te varfer, ndersa ne kapitalizem ata qe punojne arrijne gjithshka.
?, O njeri i rallë dhe i bukur!
Shkruaj ,se na gjallëron.
Ky bukeshkali do jete “student i revoltuar”, qe po haet me leckat e veta, me duket….
Po me uren ç’pati xhanem???…..
Njerezit sot kane nevoj edhe per optimizem kaq shum te munguar. Ti kete e ndjen dhe jo me kot e ke servirur kaq mire ne kete shkrim. Faleminderit Pellumb!
SA NA MER MALLI TE DEGJOJME HISTORI NORMALE… KU JEMI KATANDIS
SA NA MER MALLI TE DEGJOJME HISTORI NORMALE…
Ky qe shkruan dikur e kishte mbiemrin KULLA por tani me drejte eshte ta ndryshoje ne KUKULLA.