Kjo është fytyra e konçensionarëve që kanë marrë tërë shtetin në mirëmbajtje

10 Janar 2019, 13:30Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Rruga e Kombit do të duhej të ishte një test për të treguar se sa e leverdisshme është dhënia me konçension e mirëmbajtjes së rrugëve kompanive private. 

Dhe u dëshmua që është forma më e keqe e mundëshme.

 Me 5 cm borë, autostrada u bllokua disa herë, dhjetra makina janë aksidentuar, duke u përplasur mes tyre e me parmakët mbrojtjes, duke pësuar dëmtime. 

Dëshmitë e qindra qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar në segmente të ndryshme tregojnë se nuk ka asnjë lëvizje nga ana e kompanisë mirëmbajtëse. 

Ky nuk është një dështim vetëm i këtij projekti. Por është dëshmi se marrëveshjet koncensionare me klientet e babëzitur qeveritarë janë vetëm forma zhvatjeje në kurriz të qytetarëve. 

Ai tra atje para tunelit sot duhet të ngrihet. Të paktën sot.

Nuk ka asnjë të drejtë ligjore e morale që ajo kompani sot tu marrë para qytetarëve që kalojnë tërë mundim në atë rrugë.

Ndërsa shteti duhet ta menaxhojë vetë tarifën.

Qytetarët nuk refuzuan të paguajnë tarifën e rrugës, por në raste të tilla të jetë dikush që të hedhë një dorë kripë.

9 komente në “Kjo është fytyra e konçensionarëve që kanë marrë tërë shtetin në mirëmbajtje”

  1. Nasi says:

    Shume e drejte..po kujt i thu…prandaj ne si vend jemi ketu ku jemi…se kemi POPULL LESHI.. POPULL qe genjehet me nji thes miell…POPULL debil…e pate care i bene kuksianet qeverise per tarifen…po flejte gjume o POPULL do te ta fusin THELLE E ME THELLE…

  2. Gjyzari says:

    Kikiki,

    Kjo eshte fytyra e kontrates me koncesionare. E permban kontrata pastrimin e bores? Nese po me cfare kushtesh?

  3. MSUSI VIZATIMIT KRYEMINISTËËËR!!! says:

    KU JANË MUGOSHISTAT PRO-RAMËS NË KTË MEDIA QË KANË HESHTUR NË KTË FAKT-OPINJON?
    KU JENI FUTUR O TRIMAT E XHA JAHOOOOS?

    PS. Shpresoj të ma publikoni tekstin tim.

  4. Tarrasi says:

    Jo mentor, nuk duhet te ngreje vetem traun, por qytetaret me faturat e riparimit te makinave ti kerkojne koncesionarit pagimin e tyre.

  5. Ergys says:

    Qeveria eshte bashkepuntore ne vjedhjen qe i behet taksave te popullit.Ose me keq akoma ideatore dhe ekzekutore e vjedhjes me maskim koncesionaret.Sepse nje qeveri serioze do ta gjobiste rende koncesionarin dhe do ti hiqte koncesionin.

  6. Illyria-Shqiperia says:

    I drejte shqetesimi! Ata duhet nate e dite te lironin rrugen per ato leke qe marrin. Dhe me e trishte eshte se nuk ke kujt ti drejtohesh?!!

  7. Emigranti says:

    O Kikiki,je bere tamam si gjelat qe kendojne kote…..ne te gjithe Europen perendimore,rruge dhe autostrada,ndertohen dhe mirembahen nga firmat private dhe shteti kontrollon cilesine e sherbimit. Shteti nuk ka mjete per te kryer keto sherbime dhe nuk mund ti kete…..ne shumë shkrime po perpiqesh te gjeshe llafin,por me vjen keq te ta them qe nuk e ke heberin si funksinon ekonomia e tregut. Vihet re edhe tek shumë kolege te tu qe jetoni ne shoqeri kapitaliste dhe arsyetoni si komuniste……te perzien kur lexon shkrimet e tua dhe te kolegeve si:Bushati,Bejta,Lubonja,Rakipi,Rakipllari,ti dhe shumë te tjere….?????

  8. asd says:

    Aresyeja e mosnderhyrjes eshte sepse 100 milionet e pare te eurove qe mblidhen per mirembajtje, i do… Mr korrupsioni. Pas 15 vjetesh kur te jene barazim me financat, rruga nuk do te ekzistoje me dhe duhet bere nga e para, ose do te kalohet prape nga rruga e vjeter. Rama do te jete ne vilen e tij ne Montekarlo, dhe veshtire do te jete ta shqetesojne dot me pyetje.

  9. robi says:

    koncensionin e futi Sali berisha ne shqiperi dhe deshtoi tani ka mbetur te japim presidencen me koncension dhe Kryeministrine se ska mbetur gje tjeter. shihni cbehet me kolaudimin e makinave . njerzit mallkojne vehten qe kane bler makine kur shkojne per kolaudim , radhe te gjata kilometrike , shkon dhe tre dite kohe per nje makine si ne Tirane dhe ne Durres, , shihni portin ne Durres, porti nuk eshte me toke shqiptare. Ja shiti Sala dhe Ollgdashi koncensionarit. Vincat e portit shqiptar rrijne e bejne sehir, kusre vincat e koncensionarit punojne nate e dite, 80% e teritorit ne port eshte e huaj hajde shtet hajde ,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje