Prapaskenat, drejtori i kabinetit të Metës: Presidenti i sugjeroi kryeministrit ta bëjë Cakajn ministër Kulture

10 Janar 2019, 21:50Politika TEMA

Arben Cici, shef i kabinetit të presidentit Ilir Meta, ka folur rreth vendimit të Metës për të mos e dekretuar Gent Cakaj si ministër të Jashtëm të Shqipërisë, duke përmendur papërvojën e tij dhe deklaratat e tij pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Cici ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se vendimi i Metës është i turpshëm, dhe kërkim faljen e tij ndaj Kosovës për mosdekretimin e Cakës.

Cici ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “të gjithë e dinë qëndrimin dhe pozicionin e z. Meta sa i takon Kosovës, sa i takon procesit të dialogut Serbi-Kosovë, dhe natyrisht sa i takon politikës së jashtme të Shqipërisë në raport me Kosovën”.

Do të ishte një paragjykim edhe për faktin që nga kandidatët e propozuar për ministra nuk ishte vetëm Genti, por edhe Besa (Shahini). Besa u dekretua, Genti jo”, ka deklaruar Cici.

“Presidenti i Republikës i ka propozuar kryeministrit që, meqë z. Cakaj pretendohet që është kaq i ditur…, ju mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër”, ka treguar ai.

Në këto kushte në të cilat jemi, s’e kemi luksin të bëjmë eksperimente”, ka cituar Cici fjalët e presidentit Meta.

9 komente në “Prapaskenat, drejtori i kabinetit të Metës: Presidenti i sugjeroi kryeministrit ta bëjë Cakajn ministër Kulture”

  1. ????? says:

    Kryeministri Rama e ka zët të kundërshtohet.

  2. TA says:

    atehere skemi nevoje per krm eshte meta dhe i zgjedh ai ministrat,pika pika………….

  3. Mashkullori says:

    Dmth o Cici,presidenti Like floriri,kete Gencin pa deklaraten,(certifikaten) e sigurise,mund ta dekretonte dhe minister te brendshem,te mbrojtjes,e ku di une cfare ministrie tjeter,te cilat zoterojne dokumente me karakter shume me sekret se ato te ministrise te jashtme…
    S i squt ku palaco president,i cili kerkon te tregoje se jam dhe une zot,por nuk eshte vec se nje i tredhurr,qe po i vjen laku i SPAK-ut e BKH-se…
    Vetem kjo thenia e juaj,o Cici,ja heq breket nga koka palopresidentit,apo ndryshe Likes me bllok ne dore….

  4. ca po thua says:

    C’pune ka Presidenti (Ilir Kokmodhi) se kush vendoset minister i kesaj apo i asaj!? Kjo eshte e drejte VETEM e Kryeministrit qe ka fituar zgjedhjet dhe ka tagrin nga populli. Ilir Muti po te doje le te fitoje zgjedhjet, te behet kryeminister dhe te zgjedhe ministrat si ti doje vete.
    Ilir Muti duhet te largohet nga Presidenca!!!!!

  5. thanas mustaqi says:

    Sipas jetëshkrimit të tij, nga viti 1992 deri në 1995, Arben Cici ka qenë ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse dhe se nga 1993 deri në vitin 1995 përfundoi studimet pasuniversitare në aspiraturë pranë Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse në Moskë (shih faksimilen).
    Pra, a ka garanci për sigurinë kombëtare të Shqipërisë drejtori i kabinetit që ishte dhe ambasador në Moskë dhe vazhdonte studimet në akademinë diplomatike ruse, një organ me varësi të dyfishtë, nga MPJ dhe nga shërbimi sekret KGB dhe pastaj FSB?
    Së dyti, është e papranueshme që shefi i administtratës i Presidentit të ironizojë Kryeministrin dhe Cakajn.

  6. Aqifi says:

    Ore krtej nga Greqia perse i thone ministrit me emrin Genti Kaka ..maskarenjte

  7. petriti says:

    Na dolen edhe keto bythlepiresa te like hajdutit, sigurisht qe njesoj jane, si presidenti prandaj edhe e mbrojne. Vidhni edhe ca per liken se nuk e ka mbushur buxhetin me monen.

  8. shqip says:

    Kjo po qe eshte komike. Pra ky qe e etiketuan agjent te serbeve, mund te beje min.kult , po jo min.jasht. E kuptoni nga çfare mendjesh drejtohemi? Po mire, ky ka qene zv min, keshilltar, i studiuar, e tjera. Ku e shohin eksperimentin keta? Ulerima eshte pak ne kete teater diletantesh. Dihet boterisht qe Ilir koke cepeshi nuk kishte asnje eksperience kur e vune k.min. Pastaj qekur min jasht vepron ne menyre autonome nga linja e qeverise Shqiptare? Keta duan nje hu, ku i dhemb e ku si dhemb. Po kush t”ja japi !?

  9. Mashkullori says:

    Ku i keni komentet o moderator,apo i keni lene dhe ju pa “dekretuar” si Meta,Bushatin dhe Cakajn?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje