Dubël-standarti: Ilir Meta, “gëzuar” me një destruktiv e cenues paqeje e sigurie në rajon

12 Janar 2019, 09:44Politika TEMA

Në arsyetimin e dy dite më parë rreth refuzimit të emrit të Genti Cakajt për ministër të Jashtëm, presidenti Meta i qasej dhe çështjes së ndjeshme të korrigjimit të kufijve. E, duke qenë se dhe zhurma më e madhe në media gjatë këtyrë ditëve rreth figurës së Cakajt, u bë pikërisht në raport me këtë çështje – duke u aluduar, e madje duke u ngritur dhe akuzë se diplomati kosovar qenkësh mbrojtës i variantit për korrigjim kufijsh, Meta i mëshoi fort këtij aspekti.

Ai solli këtë citim të Cakajt, ku në fakt literalisht ai nuk promovon nevojën për korrigjim kufijsh, por ofron një pikëpamje europiane mbi këtë proces.

“… Tani, te korrigjimi i kufijve semantikisht kjo nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje. Evoluimi i parë është, sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor” – është deklarimi i Cakajt cituar nga presidenta Meta, që më pas vijon me arsyetimin e tij kur shprehet: “Përkrahja, sponsorizimi apo dhe mosreagimi me vendosmëri ndaj tezave për shkëmbim territoresh/korrigjim kufijsh në rajon është qasje destruktive që kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit dhe në mospërputhje me angazhimet e detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe minon besueshmërin e vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon”.

Dhe duke e marrë të mirëqenë faktin se presidenti Meta vërtet është prekur atdhetarisht nga komenti i Genti Cakajt, edhe pse i keqintepretuar, ai nuk do kishte patur një “gëzuar” kaq miqësor me njeriun që hapur fare e mbron këtë tezë, vetë presidentin Thaçi.

Ditë më parë, në ndërrimin e viteve, ata u takuan në Prishtinë dhe, nën ngrohtësinë e oxhakut e bën “gëzuar” me trokëllimw gotash.

Pra, me fjalët e Metës për Cakajn, del që destruktivi më i madh, njeriu që kërcënon paqen e rajonit dhe që minon besueshmërinë e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon – komentet e Metës këto – na është vetë Thaçi.

Mirëpo ndaj këtij të fundit çuditërisht Meta është tejet miqësor. Sepse, tek e fundit, Cakaj, edhe në e pastë idenë për këmbim territoresh – edhe mund ta ketë brenda lirisë së të menduarit politikisht dhe diplomatikisht, e kjo gjë nuk e penalizon, së paku nga ana ligjore – ai gjithsesi nuk është vendimarrës për çeshtjet e Kosovës. Ndërsa Thaçi që e mbron haptazi, duke qenë njëherësh promovues i fortë asaj, ka shumëfish më shumë pushtet se Cakaj për ta bërë realitet, edhe pse kurrë vetëm me firmë të tij.

Por nisur nga standarti i gjykimit që Meta vendos për Cakajn, duke ia amballazhuar me destruktivitet një koment diplomatik krejt legal, të qartë, pa ekuivoke, e “bërë hasha” nga pozita e presidentit për ministër të Jashtëm, kur vjen puna te Thaçi, i cili qartësisht e pa asnjë ekuivok e mbron idenë e këmbimit të territoreve, këtij të fundit nuk duhet t’ja shohë as sytë e jo më të ngrejë dolli buzë një oxhaku flakërues.(Tesheshi)

6 komente në “Dubël-standarti: Ilir Meta, “gëzuar” me një destruktiv e cenues paqeje e sigurie në rajon”

  1. Llaman says:

    Shkurt muhabeti, kemi nje presdent idiot te zgjedhur nga vete Rama

  2. ????? says:

    Po të isha Kryeministër së pari do i jepja listën e atyre që largohen si ministra Presidentit të Republikës dhe pasi të ishin ç’dekretuar do i kaloja dekretimin për pasarrdhësit e tyre.Meta e bën me dashje dallgën me Cakaj pasi ka inatin e ministrit Lleshi që nuk ja arriti qëllimit.

  3. qytetari dixhital says:

    Arsyeja e vertete perse Rama kerkon me doemos Gentin Cakaj si Minister , kur ne kemi plot diplomate shume here me te afte se ky fillestar . Qellimi i Rames eshte me qitje te larget . Hashim Thaci ka nje hall te madh , sepse Europa per ti gllaberuar MITROVICEN Kosoves , mban Thacin nen presionin e burgut , derisa Thaci ti leshoje me dakortesi Mitrovicen Serbise , si pjesa me e pasur e kosoves . Thaci nuk mund te jete i vetem , sepse ne Kosove nuk i del askush ne krah , atehere Thaci me djallezi ,bashkepunon me SATRAPIN E ETUR PER PUSHTET RAMA . Thaci i ka premtuar Rames se me dhenien e Mitrovces Serbia i ka premtuar ,qe ta njohi Kosoven . Mbasi te njihet Kosova ne do te bashkohemi me Shqiperine dhe RAMA DO TE JETE KRYEMINISTER I KOSOVES DHE SHQIPERISE . RAMA ESHTE SHUME I GEZUAR PER KETE OFERTE MASHTRUESE TE THACIT
    ( Thaci mashtron qe te kete Shqiperine ne krah )
    Sa per Serbine ato e mashtrojne , duan vetem te marrin Mitrovicen dhe Kosova del perseri me gisht ne goje , njesoj si doli me dhenien e territorit TE MALIT TE ZI , GJOJA PER LIBERALIZIM VIZASH , POR VIZAT NUK KA , KA VETEM ?MASHTRIME .

    1. mb says:

      Analize qesharake!

  4. Komentuesi says:

    Eshte mpleksur e keqja me te keqen.Eshte bashkuar Meta me te keqin e te keqeve,krimielin e krimineleve,Sali Berishen dhe duante kthejne edhe njeher vitin 97.Jemi popull i pafat.Ku e pam qe na u qerua nga pushteti Sali Berisha dhe erdhi Rama me nje vizion te shkelqyer,por perseri te keqet po bashkohen te sjellin per popullin perseri te keqen.Ishalla nuk ndodh.Kemi akoma shprese se Rama do drejtoi akoma shqiperine e dobesuar,shqiperine e copetuar nga armiqet e medhenj Berisha Meta ,Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje