Presidenti rikthehet lider i opozitës? Bujar Nishani nxjerr sondazhet personale: Ilir Metën e mbësht 80% e shqiptarëve, Rama qesharak që duhet rrëzuar me çdo kusht e çdo çmim

13 Janar 2019, 19:10Politika TEMA

Gjithnjë e më tepër, politikanë të opozitës janë shfaqur krah Ilir Metës sa i përket debatit mbi Ministrinë e Jashtme dhe mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të këtij institucioni.

Pozicionimi ka arritur deri në atë pikë sa në qarqe të ndryshme diskutohet rikthimi i Ilir Metës në partinë e tij dhe marrja nën kontroll e opozitës.

Ish presidenti Bujar Nishani, thotë se sipas sondazheve të tij personale veç në debatin e fundit Ilir Meta është në avantazh të thellë ndaj Ramës.

Ai ka dalë në përfundimin se kreu i shtetit aktualisht ka besueshmërinë e 80% të shqiptarëve.

Nishani mendon se kryeministri Edi Rama është qesharak dhe duhet rrëzuar me çdo kusht dhe çmim.

Ndër të tjera Nishani shkruan:

“Përpara dy ditësh Kryeministri i Shqipërisë zhvilloi takimin vjetor me Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë.

Takimi vjetor i Presidentit të Republikës dhe ai i Kryeministrit me Trupin Diplomatik nuk është thjesht e vetëm  një traditë ndërkombëtare apo event protokollar në marrdhëniet diplomatike, por në rastin e kryetarit të qeverisë një paraqitje për ridimensionimin dhe deklarimin e dinamikës së marrdhënieve ndërkombëtare dhe të afishimit të objektivave vjetor të Qeverisë dhe vendit në bashkëpunimin ndërkombëtar.

Asgjë nga këto nuk dëgjuan nga kryeministri shqiptar, ambasadorët e huaj.

Ata kanë mbetur të pataksur e të shokuar, besoj unë, nga fjalori dhe tollovia e retorikës pa lidhje, pa logjikë politike e pa asnjë kod diplomatik të këtij kryeministri.

Asnjë arritje të vitit të shkuar nuk pati Kryeministri që tu paraqiste përfaqësuesve të vendeve partnere.

Nuk kishte asgjë për tu treguar për ekonominë, për rendin dhe sigurinë, për institucionet dhe demokracinë, për luftën ndaj krimit, për tregëtinë dhe zhvillimin.

Të gjitha kishin qenë një dështim.

Por asgjë, as për angazhimet, kontributet dhe gadishmërinë e Shqipërisë si anëtare e NATO-s.

Asgjë për proçesin e Integrimit Evropian e veçanërisht se si do të vijonte angazhimi dhe rrugëtimi në lidhje me përmbushjen e prioriteteve kyçe të vendosura nga Këshilli Evropian për qeverinë e tij deri qershorin e ardhshëm.

Asgjë për bashkëpunimin tregëtar midis Shqipërisë dhe vendeve që përfaqësonin diplomatët e huaj në atë sallë.

I vetmi artikulim i Kryeministrit Shqiptar për situatën dhe kontributin rajonal ishte adresimi për  tarifat e vendosura nga Kosova ndaj Serbisë !!!!!

Qesharake pa fund !

Ç’punë ka Kryeministri i Shqipërisë me tarifat e Kosovës ndaj Serbisë.

Ka tre muaj që sa herë ky kryeministër del e flet për marrdhëniet rajonale, merret me shpjegimin e vendosjes së tarifave të Kosovës ndaj Serbisë.

A thua se Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës e kanë pajtuar për zëdhënës shtypi Kryeministrin e Shqipërisë.

Se çfarë halli e ka zënë Kryeministrin e Shqipërisë me tarifat e Kosovës ndaj Serbisë veç ai e di !

Ambasadorët dhe diplomatët e huaj duhet të na ndjèjnë për adresimet qesharake që Kryeministri ynë ju bëri nominalisht disave prej tyre.

Jashtë çdo norme protokollare, çdo etike diplomatike dhe çdo serioziteti institucional.

Ata duhet të jenë të sigurt se ajo sjellje e këtij kryeministri nuk është as kodi zakonor i shqiptarëve, as kulura shoqërore e këtij populli dhe as standardi i dinjitetit të shtetit të tyre.

Paaftësia dhe papërgjegjshmëria në lidhje me politikën e jashtëme të Kryeministrit të Shqipërisë nuk është as ndonjë sekret e as ndonjë surprizë.

Ajo u demonstrua edhe njëherë me tërë dimensionin real të saj në rastin e caktimit të Ministrit të ri të Punëve të Jashtëme.

Të caktosh në këtë post shumë të rëndësishëm por ca më shumë delikat, një djalosh pa asnjë formim diplomatik, pa asnjë eksperiencë drejtuese dhe negociuse, me paraqitje konfuze dhe problematike për çështje kardinale ndërkombëtare ku është i fokusuar kryesisht interesi shqiptar, tregon plotësisht këtë paaftësi, papërgjegjëshmëri e ndoshta ca më shumë se to, të Kryeministrit të Shqipërisë.

Sot është evidente se pothuajse 80% e opinionit publik mbështesin qëndrimin e Presidentit të Republikës për mos dekretimin e Ministrit të ri të Jashtëm.

Por, po aq e vërtetë është se në tërësi ky opinion nuk ka gjeneruar prej ndjeshmërisë së garancive apo mosgarancive kushtetuese të proceseve institucionale.

Kjo për një fakt fare të thjeshtë.

Sepse ndjeshmëria qytetare e garancive kushtetuese  është asgjesuar e zhbërë me kohë prej atij vetë, Kryeministrit të Shqipërisë.

Ai e asgjesoi dhe e zhbëri Kushtetutën e vendit, ndjeshmërinë e qytetarëve për të,  kur kufizoi kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i FA, jo duke ndryshuar Kushtetutën por me një ligj të thjeshtë.

Ai i asgjesoi garancitë kushtetuese me ligjin famëkeq të ndarjes territorjale duke injoruar atë që e thotë edhe sot e kësaj dite kjo Kushtetutë për organizimin territorjal, me një ligj partiak dhe elektoral për veten e tij.

Ai i asgjesoi garancitë kushtetuese me ligjin anti-Arsimit të Lartë duke shkelur përcaktimin fondamental të Kushtetutës mbi të drejtën për arsim.

Ai e grisi fare Kushtetutën duke zgjedhur me dhunën e shtetit Prokuroren e Përgjithëshme në shkelje flagrante të çdo neni, rrjeshti e gërme të saj për Prokurorinë.

Ai asgjesoi çdo garanci kushtetuese duke lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese e pa Gjykatë të Lartë, kushedi për sa kohë, vetëm e vetëm që të prodhonte proçedura të deformuara e të kapte sistemin e drejtësisë për interesa personale të tij.

Ai asgjesoi garancitë kushtetuese të këtij vendi duke prodhuar ligjin special individual për grabitjen e pronës publike tek Teatri, për interesa qartazi korruptive.

Njeriu që sot përgjërohet për kolonën kushtetuese të shtetit,  jo vetëm e ka shembur prej kohësh këtë kolonë që mban çatinë e shtetit por i ka rrjepur edhe çdo tjegull asaj çatie.

Ky është modeli që sot promovon  paaftësinë , që ka marrë peng seriozitetin e shtetit, që ka asgjesuar ndjeshmërinë e garancive kushtetuese tek opinioni, që ka rrënuar tërë shtetin.

Ky model duhet rrëzuar me çdo kusht e me çdo çmim”, shkruan Nishani. (TemA)

23 komente në “Presidenti rikthehet lider i opozitës? Bujar Nishani nxjerr sondazhet personale: Ilir Metën e mbësht 80% e shqiptarëve, Rama qesharak që duhet rrëzuar me çdo kusht e çdo çmim”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    E çfarë nënkupton ti
    “Me çdo kusht e me çdo çmim”
    o mender me thanë
    ish presidenti im?!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Unë mendoj, si popull
      mbesën ty ta qim
      o mender me thanë
      ish presidednti im.
      Pastaj dhe gruja, goca
      e dun nga nji pallim
      nga ne, ipopull i tërë
      ish presidenti im.

      P.S.
      A e pranon ktë kusht
      o ish presidenti pusht?
      A e pranon ktë çmim
      o ish kapterri im?

  2. spata says:

    Bravo Nishan .Qenke me ter medje nishan.Edhe une keshtu mendoje .Meta eshte 80% hajdut qe e duan te varur 90% e shqiptarve .

  3. Tirona says:

    Po Shone po, shih pak sondazhin e top-channel.tv dhe te tjere. Aty do tu ngordhet zorra juve te PD-LSI se jeni qe te gjithe hajduta te qelbur qe nuk ngopeni naj her, as Iliri, as Sali Serbi, as Mona e as Lulja.

  4. Liku says:

    Ik beje ndonje vizite se ka rene gripi ne lagje ate beje po è dime te gjithe qe ju jeni perfaqesuesit è serbise ne shqiperi! Hale!

  5. emilio says:

    Dhe une budalli qe humbas kohe duke lexuar pacavuret e nje gomari sakat.

  6. o gabel Jari

    o rrot kari

    odeta mire ?

    kom koh pa ja ………………..

  7. aAL says:

    Ne Qershor do ta shikoj Jari mbeshtetjen. Fitorja e Edit do jete spetakolare. Te gjithe keta personazhe qesharak do te mbesin me gisht ne goje

  8. Taraboshi says:

    Mos u nxitoni o dite zinje se 2021 mbas dere eshte dhe ne fund ta shikoni te dy veren e zeze nga keni dale.Se e shikoj pper do ditese sa fatkeq jenite dy. SPAKU do te veri pikat mbi i .

  9. Ivan i madh says:

    Po ku është bere ky sontazh mor sakat menderisht e fizikisht apo ne dyerte e shqupit. Ai vertet po te behet nje sontazh i vertete ka rene po jo me keto budallqet qe thua ti mor idiot i lindur. Po me veprimet e tjera anti te majte e anti socialiste si varimin dhe deklaratat e tij idiote per kryballistit Frasheri emerimin e hajdutit Bode ne BSh shkatrusin e Shqiperise bashke me kriminel Berishen. Si dhe shkatrimin e PS dhe zvendesimin e saj me Ridhjerien e tij te menderosur si surati jot i felliqur. Prandaj m… ti m… Ai m.. kush ben politike e është politikan ne Shqiperi.

    1. sondazhi o bo m’pIdh te odetes

      e nishani ka numrue rrockat qe kan hy e kan dal

    2. Nik says:

      Ti “Ivan” dukesh sllav mga emri prandaj ke urrejtje per Shqiptarin e madh, Mithat Frasheri!

  10. Veshgues says:

    Po 20 % i mbetur mos eshte per ty Z. JAR?

  11. Flutura says:

    Modeli Rama u ka lene pa gjume. Modeli I punes…qe populli shqiptaret e mbeshtetet dhe do e votoje 80 per qind?

  12. mik says:

    Jam i bindur qe Presidentin Meta, e mbeshtesin 80% te Shqipetareve por, vetem mbi ceshtjen Cakaj, por per te tjerat nuk bahet fjale . Asht figura ma negative e politikes Shqiptare.

  13. Cuku says:

    Eshte Sondazhi I Odetes o Jari Kapterri
    Hahahahaha
    O te marte muti shalet o koqe ,cfare trapi kemi pasur presilesh(president)
    O idjot Likja nuk ka mbeshtetje as 2%,po ato vota I mer duke I blere,ose vjedhur,,,
    Trap

  14. NNP says:

    Nese Rama duhet rrezu patjeter edhe ti duhet te te cojne ne hesfel-turriqen.

  15. Babale says:

    Me tere mend e ke more kodosh, se mund te rrezosh Ramen me te gjitha menyrat? Qe ta kesh mendjen te mbledhur, ti dhe gjithe horrat e tjere. Para se te rrezoni Ramen, duhet te rrezoni popullin qe e ka zgjedhur ate ! Kujtoni se jemi ne 97-98-en? Provojeni mor qafire!

  16. leko says:

    Keta te dy jane bande hajdutesh qe kane privatizuar pronat e shqipetareve.

  17. Lani says:

    Ish presidenti me i keqi i te gjirh koherave juve te PD edhe te PSI. Ju mbeshtesin do lepiresa bythe qe ju shoni nga nje koc edhe ju beni qejfin me 50 mije lek te vjetra ….ju e keni vendin ne burg LSI e PD. Edhe PS

  18. Bermema says:

    E cfar kupton ky me fjalen “me cdo cmim”, qe do marr Jari pushken e do dal malit per liri?

  19. Nik says:

    Z. Nishan, ishe dhe president i emeruar nga Sali Pyka, nuk shkruhet “rrjep” por “rjep”!

  20. Olumbija says:

    Turp SE ç’far shkruani ne kommentiert nuk keni As pak kulturë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje