Nga Kolec Hublina
Neser mbushen plot 29 vjet demonstrates se arritun pjeserisht, se ciles iu mveshen dy karakteristika: Perfolja dhe ma vone Harresa e qellimshme.
Çuditerisht mbas shume vitesh e shpluhnosun nga qarqe te caktueme vetem per qellime elektorale, ne vecanti nga matrapazet e PD-se, force politike po aq meskine sa dhe e dalun boje.
Meqe asnje nga te denuarit nuk ka shkruar me doren e tij dhe shkrimet sporadike jane kryer nga gazetare e publiciste qe as ja kane pase idene demonstrates, por kane zbukurue letrarisht intervista me disa aktore te kesaj demonstrate, po prezantoj, si i ngarkuari nga organizatoret per te mbajtur fjalen para popullit, nji kontribut per ate pjese qe e kam jetuar personalisht.
Mendoj se perpara duhet te jap nje pasqyrim te shkurte te kontekstit ku lindi ideja per ate eveniment.
Pavaresisht nga ngjarjet qe po vijonin prej ma se dy vjetesh ne Europen lindore dhe me sakte ne ate te ish “Kampit Socialist”, kushtet dhe arsyet per nji kundershtim popullor ndaj nji regjimi te eger dhe gjakatar qe paturpesisht vetequhej komunist, ishin krijue me kohe, sepse jetohej ne nji realitet sa te turpshem, aq edhe te padurueshem.
Te gjitha sferat e jetes duke fillu me ato ekonomike dhe psikologjike, kishin ne brendesi te tyre nji shprishje saqe nuk kuptohej se ç´ekuiliber i çuditshem vepronte per te mbajte ne kambe ate metode e stil jetese, i cili pranohej vetem nga nje pjese minorene e popullsise.
Dy motot qe mund ta perkufizojne ate periudhe me precizion absolut ishin:
1) Puna asht nder, hajnija jetese.
2) Me punue si kali, me hanger si mini dhe me pase frike si lepri.
Qe edhe vetem si aforizma nuk do te pranoheshin.
Kjo e fundit, pra, frika, ishte kultivue me marifet dhe kishte gjete nji terren te zhvillohej deri ne absurditet.
Ajo prodhoi nje taborr spiunesh me dhe pa shperblim, numri i te cileve i kalonte shifrat e imagjinueme.
E keqja me e madhe ishte sepse ato i sherbenin dhunuesve te tyre.
Ne kete grup nuk kane mungue edhe elemente te shtreses se deklasuar nga regjimi.
Fletushkat spiunuese te gjetuna me 2 Prill ne Komitetin e Partise te rrethit, deshmon per numrin e madh te antareve dhe te krijonte pershtypjen se Dega e PB ishte shpengule ne dhomat e KP.
Per te pershkru ma sakte do te duhej nje liber me vehte dhe ne rastin e nje artikulli si ky, zgjatja nuk ka kuptim, prandaj mund te kaloj tek faza e pregatitjes dhe zhvillimit te demonstrates.
Siç e thashe ma siper, frika ishte elementi dominues ne Shkoder, por kthesa e Gorbaçovit, ranja e murit te Berlinit dhe veçanerisht pushkatimi i Çausheskut, mesa duket e futen ne trysni friken e cila u detyru ne keto rrethana, ne mos te eleminohej te pakten te zbutej ndjeshem, gje qe coi ne krijimin e nji grupi i cili mendoi dhe punoi te fabrikonte nje tubim me qellim kontestimi ndaj pushtetit duke e materializuar me rrezimin e bustit te Stalinit.
Çudia ma e madhe ishte se ky grup perbehej prej ” vagabondesh dhe halabakesh” te pashkolle e te paprincip ne nji qytet ku pretendohej te ishte djepi i kultures dhe i intelektualitetit.
Sic u pa nga ngjarjet, ajo shtrese me perjashtime te pakta, u tregua meskine dhe e felliqun, jo vetem me mosangazhimin e saj, por sic do ta tregoj ne refleksionet postevent, e shtoj turpin e saj duke kerkue te gjitha format e avantazheve.
Dhe mue me asht propozue roli i mbajtjes se fjales pikerisht se askush nuk e pranoj ate detyre te rrezikeshme.
Une e pranova pa kushte dhe me deshire, sepse Gjergj Livadhi me la dore te lire deri ne piken sa pohoj:´´ Na jena injoranta, ti e din vete se çka duhet me thane.´´
Te vetmin kundershtim qe pata ishte spostimi i demonstrates me date 21 Janar, sepse pretendova qe organizimi ishte shume i leshte dhe pa asnji variant plotesues apo eventual, ne rast dhune apo raprezalje.
Mendimi jem ishte te njoftoheshin disa ambasada dhe ne te rrethonim Radio Shkodren, sepse ne rast suksesi, busti i Stalinit do te rrezohej automatikisht. Per kete mendova se nji jave ishte e mjaftueshme.Gjergji me kundershtoi kategorikisht dhe une prej ndergjegjes dhe deshires se madhe, pranova.
Nji fakt i cuditshem po ndodhte ne Shkoder: Detyra themelore e tubimit kunder regjimit iu dha nji bir komunisti, ose sic me pagzon Huana Kurti edhe pse indirekt, kelysh komunisti si une.
Kjo e gjitha persa me perket, te shtunen e 13 Janarit qe me entuzjazmin e saj dukej se do ta perflakte te djelen e 14 Janarit.
Te djelen nadje ne oren 7:00, bashke me Rinin Monajka i jena drejtue pjaces prej ku u ndame ne dy drejtime.
Rini iu drejtue rruges per ne Sarreq, ndersa une u drejtova per te shtepia e A.Ndreces, ku bashke me te do te niseshim per tek shtepia e P.Arbnorit, me qellim konsultimi apo korrigjimi te pikave qe kisha perpilue per fjalim. Ne dere na doli Big Dega, i cili na tha se Pjetri nuk asht ne shtepi.
Nderkaq, une dhe A.Ndreca ishim pozicionue te Dugajt e Reja dhe po pritshim grumbullimin e njerezve. Po afrohej ora 10:00 dhe te parin qe pashe ishte Paulin Kalaj me Lali Zorba. U drejtuem drejt pjaces dhe u ribashkuem me Rinin ne afersi te postes.
Rini me njoftoj se Deda (Kasneci), Gjergji (Livadhi) dhe Flamuri (Elbasani), ishin arrestu gjate nates, gja qe jo vetem na trishtoi, por na bani ta humbim toruan.
Ketu dolen krejte qarte gabimet fatale te nji organizimi absolutisht te dobet. Entuziazmi i te shtunes u fashit ndjeshem, aq sa, asnji prej te tjereve organizatore nuk u duken ne pjace.
Gjithashtu na erdhi lajmi se grupi i Xhabijejve nuk do te marre pjese si dhe ai i Kirasit me ne krye Baç Bilalin as qe u duken ne ate shesh.
Ne tubim, duke perfshi edhe ato qe here ndaleshin dhe here ktheheshin ne xhiron tradicionale, mund te vleresohet se ishin afro 3000 veta.
Premtimi se Malesia e Madhe dhe Berdica do te dyndej ne Shkoder, nuk u ba realitet.
Turma ishte amorfe dhe natyrisht e friksueme.Nuk po zgjatem mbasi historine komplete do ta evidentoj ne nje liberth mbas nji mundesimi te aksesit ne tabulatet hetimore dhe gjygjesore.
Por nuk mund te le pa permende aftesine e Zef Koles qe po kthehej nga turni i trete dhe mbasi e skjarova se pse ishim aty, mberriti me e ba turmen te leshonte nje hungerim ( mmmmm ) qe zgjati disa minuta.
Aty kah ora 11:00 u arrestu Kastriot Haxhi, veprim i cili nuk shkaktoi influence negative.
Kulmimi ishte ne momentin, kur nji grup qe kishte mbushe trotuarin e vendndodhjes te mustakut Gjeorgjian, po tentonte t´ja hidhte ne qafe konopin, te cilin e kishte Zef Koceku nen pardesy.
As ai veprim nuk shkoi deri ne fund. Duhet te kihet parasysh se terrori psikologjik, rrethimi me snajpere si dhe me makina ku ekspozoheshin fisheke mitralozi, e stepi turmen.
Ne keto momente, me ka mbete e fiksueme britma e Huana Kurtit: A po e hidhni ju burrat apo po e bajme na grate.
Tubimi vazhdoi edhe pak deri aty kah ora 12:30 dhe ne mes ishte kriju nji boshllek ku dallojsha Ismet Prikun.
Dhe keshtu u mbyll ajo e djele qe sidokjofte shenoi nje ngjarje krejt te vecante ne historine e regjimit Hoxhian.
Nder te tjera ne kuadrin nderkombetar, pohimi i Flaminio Piccolit ´´ Ne Shkoder nuk ka ndodhe asnje demonstrate´´, dobesoi ndjeshem vrullin qe filloi ne Shkoder. Ai, edhe pse gjindej ne Shkoder, arriti tek hoteli mbas ores 13:00, sepse stervinat e pushtetit ishin te stervitun me kamuflue situaten, duke e adresu ate ne muzeum dhe kalane Rozafat derisa tubimi u shpernda.
Qysh te hanen u perserit avazi i vjeter, ai i perfoljes dhe shtrembnimeve deri ne luksoze.
Ne Shkoder, pa dyshim, ka pase edhe trima e te ndershem, por nese tan qytetet thirren ne emen, Shkodres i kane vu edhe mbiemna, si; Shkoder Locja por edhe Shkoder kurva.
Me siguri nji hall asht kene per te meritue kete nofke. Historia ketu na ndihmon sadopak.
Te mbledhesh bashke ne nji qytet
1) Hipokrizine kostandinopojase
2) Perfeksionimin turkoshak te saje
3) Hipokrizine e rrafinueme veneciane,
asht e veshtire t´i shpetosh atij modeli tashma te kthyem ne stil jetese.
Pra, intelektualet e qytetit, ne vend qe te turpnoheshin, filluen nji sulm frontal kunder “vagabondave” qe dojshin me na qitun ne drite dhe nuk vonoi me dale ne pah, kur rreziku u kthye ne zero, me kerku me marre kshtejat e qerueme e me i lane te munduemve levozhgat dhe indiferentizmin.
Por po vazhdoj, gjithcka kam lexue per ate ngjarje, nuk ashte e plote dhe pjeserisht e sakte. Une nuk e njoh punen e organizimit dhe nuk kam se si te prononcohem. Ate duhet ta bajne organizatoret. Por perfundimi pat 10 persona te inkriminuem dhe te denuem me burg.
Ne nji periudhe prej afro 3 muejsh, kane hi e kane dale ne zyrat e Deges PB mbi 600 persona dhe simbas hetuesit te ngjarjes, Qemal Dragoshi, qe shpresoj me gjithe shpirt te mos jete e vertete, sepse do te mbetej turpi ma i madh per Shkodren, vetem “klyshi i komunistit” K.Hublina i ka dale perballe organeve hetimore dhe gjygjsore ne denoncimin e hapun te rregjimit Hoxhian.
Persa i perket procesit hetimor, duke mos pase mundesi ta konsultoj teresisht, por vetem ate cka e kam jetu, per procesin gjyqesor nuk kam nevoje per asgje, sepse prezenca fizike dhe psiqike e jemja nuk e kerkon kete. E vetmja enigme qe me mbetet ne kete drejtim asht kurioziteti se çdo te kishte thane Rini ne seancat gjyqesore, po mos ta kishin sakatue aq brutalisht deri ne pamundesine e te folunit.
Sa per dijeni, gjygji ishte i paapelueshem, pra sentencat ishin te formes se prere.
Per hir te se vertetes, me duhet te prononcohem per zhvillimin e procesit gjygjesor.
Seanca e pare ishte totalisht nji turp. Nuk po jap detaje sepse do te dalin ne liber, por sambistat qe ishin mbrapa te pandehurve gadi sa s´bertiten: “Keta qekan ato trimat e Shkodres?”
Dy seancat e tjera u permiresuan pak fale “kelyshit te komunistit” qe arriti te binde policin i cili na la sportelet e hapun dhe fatmiresisht Gjergj Livadhi dhe te tjeret pranuen udhezimet e mia qe ishin:
– Keni kujdes, jena tuj u ba turpi i botes dhe jeni tuj i dhane mundsi trupit gjykues me na denu dyfish, si politikisht ashtu edhe si ordiner.
Detajet e bisedes me sportela te hapun, mund t´i konfirmojne te gjithe ata qe ishin te mbyllun ne ate kat.
Vlen te permendet se, ne gjygj nga disa prej nesh qe po akuzoheshim si antikomuniste, nuk u mungue te lavderohej Partia e Punes dhe deri ne britmen “rrofte shoku Ramuz Alia” ! Duket paradoks, por eshte e vertete.
Edhe ne kaush pati ndonji problem, por e donte momenti qe te mos na delte boja aq banalshem, te qetesoheshin gjaknat.
Pra te gjitha shkrimet e deritanishme rreth kesa ngjarje jane te mbeshtetuna tek legjendat urbane dhe tek tabjati shqiptar per te zbukurue mashtrueshem rrjedhen e ngjarjeve. Mjafton me permende vetem dialogun midis Rinit dhe ambasadorit gjerman ku e verteta qendron keshtu:´´ Kole, mu zu goja e nuk mujta me i thane gja tjeter vecse- wie geht`s?´´ ( Si jeni? ).
Te gjitha shtesat jane trillime, sepse ne marrdhanjet e mia vllaznore me te, nuk me ka ndodhe te pesoj as edhe nji gjyse heret te me kete thane nji gja per nji tjeter. Ne kete drejtim asht personi i vetem qe kam njofte ne jeten teme.
Meqe po trajtoj shtrembnimet, jam i detyruem te mos anashkaloj dramen ma mashtruese ne lidhje me personin e Rini Monajkes. Dramaturgu asht “i famshmi dhe uniku” Gjergj J.Kola, i cili me paturpesi ven ne gojen e Rinit trillimet e tija nga ma te cuditeshmet.
Qellimi i tij nuk asht aspak ai i ndricimit te figures se Rinit, por realisht nji sherbim ne drejtim te propagandes religjoze, me te cilat asht i lidhun me interesa.
Vecanerisht forma mesjetare e kompilimit te drames, me elementa bajate biblike dhe tashma te daluna bojet, tenton te ç`vleresoj figuren reale aq fisnike te Rinit.
Mendoj se teatri Migjeni, ka ba mire qe nuk e ka vu ne skene ate drame, sepse Shkodres do t´í ofrohej nji mashtrim dhe Rinit do t´i dridheshin kocat ne vorr, prej tjetersimeve te ketij te vetdeklaruemi “dramaturg”, ku ne asnji drame te tijen nuk mungojne sh´pjetrat e sh´bythkuqat, drama te pavume kerkund ne ndonje skene teatri.
Rini kishte aq virtyte sa nuk kishte dhe as ka sot i vdekun nevoje per zbukurime shkrimtarucash te te gjitha zhanrave.
Jam vendosmerisht i sigurte, se ai do te fyhej nga keto shkrime.
Per me ju kujtue te gjithve se shprehja ma tipike e tij mbas lirimit nga burgu ka kene: ” Ah more Kole per ke kjeme tuj lane lkuren “.
Citimi i versetit te Gjonit 8; 31 ( me te cilen hape dramen ky autor),
“E vetrteta ka me ju ba te lire”, i ka dhane te drejten Gj.J.Koles te mashtroje mbi personin e Rinit po aq sa ka mashtru Gjoni apo ato qi kane shkru ne emen te Gjonit, mbi figuren e Jezusit.
Ne kampin e Qafe Barit dhe mandej ate te Burrelit, pata “miresine” ta njoh edhe ma mire shqiptarin dhe vecanerisht te gjithe kasten e politikes shqiptare me ne krye kriminelin e cmendun Hoxha me tevabi qe kishin burgose pa as edhe nji faj real mbi 400 persona. Pa dale ende prej karantines, thirrjes teme “poshte Stalini”, iu pergjigjen me fletushka spiunimi shume te burgosun politik “te ndritun”.
I thirrun ne raport nga komisari i burgut, me tregoi rreth 30 fletushka padije ku cuditerisht dy prej tyne kishin firmen e te famshmeve Traboini. Me vone, me daljen ne kamp fillova te intervistoj te burgosunit. Kam mbete i mahnitun nga injoranca e thelle politike te 99% te denuemve, kulmi arriti kur nje i denuem nga Maqellara, me terhoqi menjane dhe me pyeti: Te lutem Kolec, cka don me thane sabotim, sepse me kan denue 18 vjet me nji fjale qe as nuk di çka don me thane.
Ka shume per te thane edhe per ngjarje te tjera ne kamp, por nuk asht vendi.
Mendoj te perqendrohem ne qendrimin e shkodraneve ne lidhje me demonstruesit gjate procesit dhe mbas tij.
Deri ne diten e arrestimit qe ndodhi me 07.02.1990, mund te them se karakteristike kryesore e atyre diteve ishte stepja dhe frika edhe ma e madhe se ajo e para 14 Janarit.
Madje, vecanerisht nga intelektualet, nuk hiqej nga goja karakteri halabak i demostrates.
Mbas lirimit tone, kishte ndonje lajke sporadike dhe asgja tjeter.
Vetem persona si Nush Radovani, Ruzhdi Çoba, Tom Sheldija, Zef Zorba dhe ndonji tjeter qe fatkeqesisht per momentin nuk ja kujtoj emnin, jane ngulite ne memorjen teme si elementa jo vetem te ditun dhe te ekuilibruem, por edhe tejet pozitivë.
Sigurisht demonstrata pati efekte minimale, por fakti qe pleniumi i 9-te i K.Q. PPSH u spostue dhe deklarata e R.Alise: ´´Taraboshin nuk e luen era´´, nuk mund te ishin pa domethanie. Ne planin personal ka sherbye disafish, sepse me ka mundesue me njofte ma thelle dhe ne kushte te veçanta trysnie ambientin dhe personat qe e kane rrethue jeten teme. Po ashtu me ka forcue karakterin dhe konsolidue bindjen se e verteta asht gjaja ma e bukur, ma sheruese dhe jetedhanese qe mund te kem provue. Prandej jam i bindun se e verteta s´mund te jete kurre e hidhun, por ate cilesor ja kane dhane ata qe kane jetue te zhytun ne matrapazllek moral e shpirtnor.
Ne rrafshin politik, i vetmi qe e shfrytezoi 14 Janarin ishte, figura ma e ndyte e politikes post hoxhiane, Sali Berisha.
Ai ne nje miting te mbajtun ne lagjen Perash, ekzaltoi eventin dhe i krijoi pershtypjen njerezve se do te ishte ai shpetimtari i shqiptareve.
Shume vone njerezit filluan te kuptojne se strategjia e tij me modelin terhiq e mos keput, kishte vetem nje qellim: Ate te shpetimit te kastes gjakatare nga ndeshkimi duke ja mberritur ndjeshem qellimit.
Shume shpejt ai u tall me ne duke emnue si minister te drejtesise Shefqet Mucin- kryetarin e trupit gjykues ne dam te demostruesve te 14 Janarit. Dhe sot ai asht prof.dok.i shkencave juridike. Paradoks apo poshtersi shqiptare?
Por nuk mjafton me kaq,Berisha Nano e kompani kane zhduke edhe ate cka kishte mbete pozitive ne mentaliten shqiptar dhe asht e veshtire te dihet se dhe kur mund te restaurohen.
Gjendja e sotme politike, sociale, morale dhe shpirtnore qe ndikojne direkt edhe ne ate ekonomike, asht aq e rande sa edhe nje grime e ndajne prej kolapsit.
Rrenat, mashtrimet, grabitjet, droga, korrupsioni jane pistonat e motorrit qe leviz jeten shqiptare. Kjo asht shprehje e gjalle qe tregon se shqiptaret e urrejne te verteten, prandej edhe nuk e kerkojne ate e jo ma ta stimulojne.
Kjo ka çue ne situaten ku IDIOTA, MATRAPAZE, HAJNA E KRIMINELE te sundojne shtresen realisht intelektuale dhe te ndershme dhe ne nese duam te shpetojme, kete fakt duhet ta marrim ne konsiderate me urgjence.
Bravo e madhe Kolec,duhet nxjerr ne drit gjithshka e erret dhe e perdorme per interesa politike e vetjake nga gjithfar njerzish anonim qe sot varin medaljet e pishtarit te demokracis ne qaf ne saj te spekulimeve me ate ngjarje te 14 janarit 1990.
Uroj qe e verteta te dali ne shesh ashtu si asht,pa lustra e zbukurime.
Analize perfekte !Kisha kohe pa lexu dicka te vertete e pa zbukurime! Te lumte !
Bravo Kolec
“Puna asht nder, hajnia-jetë”, ende në fuqi!
Sakte,drejt dhe ndershem. Bravo Kole.
Autori ka dashur të thotë diçka, por duket mjaft konfuz. Si ka mundësi që nuk je më i qartë Kolec? Po qe se dikujt i ngelet qejfi, le t’i ngelet. E vërteta nuk mund të shtrembërohet më si në diktaturë. Më bën përshtypje: Edhe pas 30 vjetësh nuk e ke kuptuar Kolec pyetjen ironike të dibranit nga Maqellara se çfar do të thotë sabotim? Ai dibrani, që ti e takove në Qafë Bari, veçse nuk është bluar në gur të mullirit duke kaluar nëpër hetuesi i pyetur nga kriminelët e regjimit komunist për “sabotimin”. Ata e kanë pyetur dhe ia kanë shpjeguar se si duhet të kishte sabotuar viktima e rradhës. Megjithatë, suksese për librin që do botosh!
sala barbar I poshter, fatkeqsi per vendin, qe na ka rene ne pjese! Kam frike se e ka lene faren e barbarize edhe per brezat e ardhshem
Te gjithe ata qe me vone moren poste dhe dolen ne rresht te pare me Sali Serbin ne Shkoder ate dite nuk ishin gjekundi, pse tipi i qytetarit shkodran, katolik ose mysliman, eshte i atille qe synon te nxjerre geshtenjat nga zjarri me duart e tjeterkujt. Ate dite ne pjace ishin malesoret e rene ne qytet qe dolen haptas kunder regjimit, e tani kane te gjitha te drejtat te ulen kembekryq dhe te marrin frenat e qeverisjes lokale se ishin te vetmit qe sfiduan diktaturen.
Ne ate pjace ishin gjithe maskarenjte injorantet dhe banditet!
Ti me siguri do te jesh ndonji sigurimas bq, kushedi sa vete do te kesh marre e qafe, por tesh po ta çon Zoti pse heret a vone llogaria rrjedhese mbyllet, me siklet.
Pirdh se lirohesh Monika ?
Ne ate pjace ishin gjithe MASKARENJTE, INJORANTET DHE BANDITET!
Finaly:Kush e vrau Arben Brocin?
Sinqerisht kam patur respekt per Shkodren dhe shkodranet.Por ,ne ate dendesi te madhe, nuk doli nje burre te flase,vetem mermeritje,..i gjate pse e bere kete?
Cili do te jete ai shkodran qe te thote te verteten per te mirin Arben Broci?
QOFTELARGU NUKE ISHTE ASE KOMUNISTE POR NJE AGJENDE I U D B .CORBEN E KA GATUAR MACJA E ZEZE QE QUHET RAMIZ ALI, BASHE SHKODRANI JUAJ.SHKODRA U QANTE NGA SHIU ,POR E ZURI BRESHERI . KETE FATE E PESOI E GJITHE LOCKA SHQIPERI , DERI EDHE NE DITET E SOTEME.
SICE THONE SHKODRANET E KEQJA MBINE SI FERRA DHE NUKE TE SHQITET KURRE.PRANDAJ KJO FARE E KEQE DO TE JETOJE NE JETE E JETEV DERI KURE TE NGRIHEN PERSONAT E VERTET QE SHKATRRUAN SISTEMIN E DIKTATURES.KJO PROTESTE PATI SI QELLIM SHKATRRIMIN E SISTEMIT KOMUNISTE ,DHE ZEVENDESIMIN ME NJE SISTEM TE RI DEMOKRATIKE.PER DREQE NDODHI E KUNDERTA NA SOLLI NE QVEVERI KOMUNISTET E RI ME TE DEVOTESHEM ,DHE ME TE LIGE ME PRAPASKENA E INTRIGA.
zoti KOLEC ,PSE KE PRITE KAQE GJATE ME DIFTU KETE HISTORI ?ME MIRE SE JU ASKUSHE NUKE MUNDET TA TREGOJE,SEPSE E KE JETUAR VETE.
I nderuar Kolec kam pasur fatin te njof si person te palodhur ,me nji ndershmeri shembellore ,dhe te pergezoj qe po ve pikat e duhura mbi nje njarje qe nuk kurseve dhe tregove guxim mencuri dhe
vure jeten tende rinore ne rrezik .
I nderuar Kolec, te kam njohur ne Shkoder dhe ruaj kujtimet me te mira per ty, njeri i ndershem dhe antikonformist, kujtoj polemikat e forta qe kishe ma babain tend qe nuk pranonte vizionin tend politik, kam njohur edhe disa prej shokeve tuaj ne pjace, shumica djem te mire. Me behet qejfi qe paske shkruar per kete episod kaq me rendesi. Do te duhej te shkruaje nje liber me kujtimet tua pse mosha ben te veten dhe besoj duhet te jesh afer te tetedhjetave tanime. Kudoqofsh, urime e te mira. E.T.
kOLEC TREGO EDHE EMRAT E GJYQTAREVE QE JU GJYKUAN JU DHE QE ME VONE BERISHA I BERI DREJTUESIT ME TE LARTE TE SISTEMIT TE DREJTESISE NE SHQIPERI
Kolec,e mbeshtes shkrimin tend vetem 90 perqind.Nuk po futem ne detale se ate dite kam qene edhe une (pamvaresisht ne moshe me i ri se ju ne ate kohe ndoshta).
Nje gje ben pershtypje ;14 jananar ka pasur edhe vjet,edhe parvjet,edhe ne 1991,1992 deri 2013 kur saluku ra prej fiku.
Pse nuk je shprehur ne ate kohe per Saliun kur thua :…figura ma e ndyte e politikes post hoxhiane,Sali berisha:’,por shprehesh tesh ?
A e din ti se kur ke krititkuar ne shkoder Salen ,Jozin apo PD te kan quajtur komunist apo paske pikpamje komuniste ?
E dyta i njoh te gjithe ato emra qe permend,por e ke gabim sepse ka pasur edhe nga xhabija,kirasi,rus apo malesia ashtu sic ka pasur katolik e musliman njerez edhe me biografi te mire dhe jo vetem “vagabonda”.Keshtu qe kontrolloje shkrimin kur shkruan apo librin perpara qe ta botosh.
Komplimente per percaktimin qe i ke bere shkodranve duke i krahasuar me nga kane udheheqjen shprirterore kur citon Kostandinopojen dhe Venecian shoku Kolec por hipokrizine duhej ta kishe zevendesuar me tradhetine!!
Pse nuk thua asnje fjale per arrestimet qe u bene ne Shkoder dhe hetuesine e Zylyftar Ramizit ne Tirane??!!! Çka po fsheh?!!
Nuk ka pasur asnje demonstrate antikomuniste ne Shkoder perveçse ne mendjet e disave qe tentuan te mendonin dhe ngelen ne perfeksionimin turkoshak (tradhëtar) te organizimit te puneve duke sjelle deshtimin perpara lindjes!!
Dhe e fundit, je duke i ngaterru 14 Janarin me 13 Dhjetorin!!
A ti dha Partia ilaçet kete muaj?
ai me shoke kane ba burg, ti i thu nuk ka pase demonstrate! nuk e kam njofte e nuk e njof kolecin, por kam rastise ne nji séance gjygji, ku na bani pershtypje forca e kundershtimi i nji djali te ri, nja 20 vjec, i vetmi qi ju kundervu sistemit. ndoshta ka kene vete Koleci, sidoqofte bravo, anipse vone.
Jam shumë dakort me shkodranin në mërgim,atë ditë kam kenë edhe unë me shpinë ka muzeu ateist.S’kam kenë vagabond,e jam musliman,e verteta asht’se kam dalë me kojshitë që janë malcorë.
Kolec Filipi je aq realist per ate dite per demostraten e ndodhur ne pijace sa nuk i mungon asgja,une kam kene vete pjesmarres.Po ti i dashur Kole e kishe treme frigen ato dite,me kujtohet nje nate para ju kena taku TY e Rinin te pallati i kinezve e e ke cu zanin prej trotuarit tjeter”BOBA mos harroni neser paradite me dale”e na ishim nja kater BOBA shok te vllaut tand Edit qe padyshim dolme.Ti per kohen ishe djal i ditur i shoqnise e shkodran i devotshem,ne shpine tuj e ndigjojshin kange italiane e angleze tan diten nga ju 4 vllaznit,po un jam mahnite prej teje ne nje dasem qe ti i dishe e i kndoshe pa gabime kanget Shkodrane.Ta prifte zoti mare kudo qe te jesh,jete te lumture shendet
Te lumte,i sakte dhe pa doreza