Mbyllja e qeverisë, kanadezët qerasin me pica kolegët amerikanë që nuk kanë marrë rrogën

14 Janar 2019, 17:52Lifestyle TEMA

Kontrollorët kanadezë të trafikut ajror solidarizohen me kolegët e tyre, që po përballen me mbylljen e qeverisë. 

Punonjësit e të paktën 36 aeroporteve në SHBA kanë marrë pica nga kolegët e tyre kanadezë.

Iniciativa ka nisur në Edmonton, kur kanadezët vendosën t’u çonin pica homologëve amerikanë në Anchorage, Alaskë.

Por kjo ishte vetëm fillimi.

Kësaj iniciative solidariteti iu bashkuan edhe aeroporte të tjera.

Ajo që SHBA po përjeton tani mund të konsiderohet si mbyllja më e gjatë e qeverisë amerikane.

Të paktën 800 mijë punonjës në sektorë të ndryshëm shtetërorë punojnë pa u paguar ose qëndrojnë në shtëpi, për shkak të mosmiratimit të buxhetit.

Trump ngul këmbë në përfshirjen në buxhet të një fondi për ndërtimin e një muri me Meksikën, çka kundërshtohet nga rivalët e tij politikë. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje