Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas arrestimit të Kelment Balilit.
Në një dalje për mediat Paloka tha se dorëzimi i Klement Balilit nuk është një hap i madh kundër krimit siç e konsideroi kryeministri, por një dorëzim i kontrolluar dhe në pakt me Ramën.
Gjatë fjalës së tij ai shtoi se shefi i qeverisë po ndjek të njëjtën skemë siç ndodhi me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.
“Shoqërimi i Klement Balilit në qeli nuk është një hap i madh kundër krimit, por dorëzim i kontrolluar dhe i menaxhuar i Eskobarit të Ballkanit në pakt me Edi Ramën.
Me vetëdorëzimin e Klement Balilit, pas kapjes së plotë të drejtësisë, Edi Rama po zbaton të njëjtën skemë të sofistikuar si me Saimir Tahirin: dorëzim i kontrolluar, hetim sipërfaqësor, çlirim nga akuzat e rënda për trafik droge.
Rasti i parë, kur kjo do të provohet, si çdo denoncim tjetër i Partisë Demokratike për lidhjet e Edi Ramës me krimin, do të jetë rasti i Saimir Tahirit.
Për ish ministrin e drogës, i cili e la mandatin e deputetit dhe u vu në mënyrë të kontrolluar në arrest shtëpie, sa për të gënjyer partnerët, po përgatitët lirimi nga akuza kryesore për bashkëpunim në trafikun e drogës. Shpërdorimi i detyrës do të jetë akuza më e lehtë për të, sepse Edi Rama kontrollon hetimin.
Skema “Tahiri” do të funskionojë edhe për bashkëpunëtorin e tij, Klement Balili. Prandaj Drejtori i Transporteve të Edi Ramës, të cilin Partia Demokratike e denoncoi 5 vjet më parë si person kyç në trafikun ndërkombëtar të drogës, ka pranuar të vetëdorëzohet.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Klement Balili, ka patur mbështetjen e qeverisë së Edi Ramës.
Ka jetuar në Sarandë dhe zonat përreth saj nën mbrojtjen e Edi Ramës
Megjithëse në kërkim ndërkombëtar, kompania e tij ka marrë, deri pak muaj më parë, 77 tendera nga qeveria e Edi Ramës, shumicën e tyre pa garë.
Pasuria e tij, përfshirë edhe resortin luksoz në Sarandë, është ruajtur e paprekur nga qeveria e Edi Ramës. Të gjithë në Sarandë e dinë se konfiskimi i resortit luksoz është vetëm fasadë dhe se Klement Balili e menaxhon në të vërtetë resortin, me të cilin mban peng Edi Ramën.
Propaganda nuk do ta ndihmojë Edi Ramën të shesë si sukses skemën e dorëzimit të kontrolluar të Klement Balilit për ta mbrojtur atë, njësoj si Saimir Tahirin.
Ky nuk është rasti për të duartrokitur Policinë, por për të kuptuar se Policia, qeveria dhe drejtësia janë, për fat të keq, në duart e një njeriu të vetëm, që ka lidhur fatin e pushtetin të tij me fatin e krimit”- tha Paloka. (TemA)
qe ka bo pakt me ramen balua kjo sdo as laps as kalem o paloqe, po qe spo ndiheni rehat ju te pd, e lsi as po pipetin, edhe kjo dihet. ore me thote kush cka thene meta? se sikur i iku zeri qe mbreme te fevziu, gek mek ja bente. si tha meta? shqiperia e para? hahahahahaha ja ti bilbilose balili tani aferat e metes me lsi, cdo degjoni o milet. do knoqeni hahahahaha
Si shume ju paska dhembur, ketyre te SHQUP it !
Kapje e Balilit,eshte kontribut i cmuar iP.D dhe Palokes me shoke,keta jane te pa pare dhe te pa arritshem ne keto lloj punesh,prandaj mos e nenvlersoni kontributin e tyre.Se ku pash dhe nje kronike,ne Shkoder,me rastin e rrezimit te bustit te Stalinit dhe na paraqitet si nje akt i madh patriotik,qe ne te vertete bustin e hoqen ata qe kishin pushtetin,se ata qe deshen ta rrezonin,vetem sa i pastrune koqet se i kishin zane ndryshk.
Po pthe vetedorthim pathka qene o Paloqe
E po thyqyr qe na thua ti o Paloqe ,the ne nuk.e.dinim.
Thyqyr o Paloqe ,na thqarove tani
ILIR BALILI ESHTE DORA E DJATHE E ILIR FLORIRIT, TANI E KA RADHEN ILIR FLORIRI DHE MONA CIZMJA.
O milet , degjoni dhe mbani vesh se çdo te thote Ba – Lilua per – Liluan , me qetesi (tranquilita) por pa dashuri (a- more vesh o Lilo Skrapari, jo lilo labja)
Kohe interesante do te jetojme
.Me mire disa vite burg dhe pentiti , duke treguar bemat e Lilos, se sa burgim 20 vjet.Njelloj si Altin Rrapo vepro Bal – Lilo
Me duket se po i vjen radha ciftit me hajdut te Shqiperise.
Balili ka per ti thene te tera
Thi ithte hithtoria e Balilit o thuthuq the nuk e kuptova? Dorthim i kontrodhur? Sot duhet te ndihi keq banda e juaj dhe e lesh e lise pasi gojet e lige thoje se aj ishte sponcorizusi krysor i Ilir hajdutit, bashkshorti i gruas burre, Monik hajdutja.