Presidenti Ilir Meta vendosi sot që të respektojë afatet kushtetuese, edhe pse PS ngulmoi që ai të dekretonte shkarkimin e Ditmir Bushatit si ministër i jashtëm dhe të dekretonte si zëndësues kryeministrin Rama, që edhe ai të votohej në kuvend si 7 ministrat e rinj dhe zëvendëskryeministri.
Konflikti presidencë-qeveri që vijon prej gati një jave, pas rrëzimit të emrit të Gent Cakajt, nuk ka ndërmend të shuhet dhe po ashtu edhe reagimet e fantazistëve të rrjetit.
Memet që ironizojnë përballjen Rama-Meta janë të shumta, por sot po sjellim vetëm disa, ku Rama lutet për dekretim, ndërsa Meta ia kthen se nuk ia do…kushtetuta..