Një pamje misterioze është duke tërhequr vëmendjen në Westbrook, Maine.
Një formë e rrallë i akullit në lumin Presumpscot ka magjepsur qytetin e Maine në SHBA.
Filmimet me dron të marra nga Tina Radel, menaxherja e marketingut dhe komunikimit për qytetin, tregon një rreth akulli rreth 100 metër që rrotullohet në drejtim të kundërtën.
Shkencëtarët thonë se formimi i disqeve të akulltave është i rrallë, por i natyrshëm, por pamja surreale e diskut ka çuar në spekulime të ndërhyrjes së huaj.
Shumë persona e kanë krahasuar me Hënën dhe madje edhe me një anije kozmike.
Këto forma të akullit krijohen ne kthesat e shtrateve te lumenjve, ku rrjedha e shpejtë e ujit krijon një forcë që rrumbullakos cepat e sipërfaqes së akullit. (TemA TV)