Australia digjet nga temperaturat e larta

18 Janar 2019, 21:10Bota TEMA
Australia digjet nga temperaturat e larta

Australia është prekur nga temperaturat e larta dhe ka regjistruar deri më tani të paktën pesë nga dhjetë ditët e saj më të nxehta duke prekur një rekord, vlerësojnë autoritetet.

Një valë ekstreme e të nxehtit e ka prekur vendin që prej të shtunës, duke shkaktuar vdekjen e kafshëve të egra dhe një rritje të shtrimeve në spitale.

Byroja Australiane e Meteorologjisë tha se leximet paraprake treguan nivelet e përditshme kombëtare të temperaturës prej 40C.

Qyteti i Noona në New South Wales ndërkohë ka regjistruar një temperaturë natën prej 35.9C.

Ishte temperatura më e lartë minimale e regjistruar ndonjëherë kudo në Australi, tha Byroja e Meteorologjisë (BOM).

Temperaturat të premten do të kalojnë mbi 42 ° C në “zona të ndryshme”, paralajmëron Byroja.

Parashikuesit kanë krahasuar kushtet me valën më të madhe të nxehtësisë së vendit në vitin 2013, ku temperatuart arritën në 39C për shtatë ditë rresht.

Dita më e nxehtë që ishte një rekord për Australinë është 7 janari 2013, kur temperatura maksimale kombëtare ishte 40.3C.

“Vala e të nxehtit aktuale është e barabart me atë të janarit 2013 duke u përshkruar si vala e të nxehtit më e lartë dhe më e zgjatur duke arritur në nivel rekord mbi Australinë”, i tha BBC këtë javë meteorologu i BOM, Blair Trewin.

“Ka pasur valë të tjera të ngrohta, por asnjë nuk ka ndikuar në një zonë kaq të madhe të vendit”, vazhdoi ai më tej.

Gjashtëmbëdhjetë vetë në Australinë e Jugut u shtruan në spitale për shkak të nxehtësisë të mërkurën, bën me dije qeveria.

Autoritetet në disa shtete kanë lëshuar edhe paralajmërime duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të minimizojnë aktivitetin fizik, me shqetësime të larta për të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët.

Pjesët e Australisë lindore pësuan thatësirë ​​të tyre më të rëndë në historinë e kohëve të fundit të vitit të kaluar, ndërsa mijëra australianë u larguan nga shtëpitë e tyre kur i nxehti përfshinë Queensland në nëntor.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje