Kryeministrja britanike, Theresa May nuk ka ndërmend ta tërheqë hipotezën e një Brexit-i pa marrëveshje, siç kërkohet nga opozita e laburistëve të Jeremy Corbyn, por edhe disa nga ministrat e saj, dhe për këtë është e gatshme të dislokojë 3 500 trupa në rrugët e vendit, të cilët do të kenë detyra ndihmëse, në rast se ky skenar do të bëhet realitet, shkruan gazeta ”Standard”.
Gazeta i referohet një plani të paraqitur në parlament nga ministri i Mbrojtjes, Gavin Williamson, duke e paraqitur atë si një tregues të strategjisë së kryeministres konservatore.
Plani parashikon dislokimin e 3 500 trupave dhe rezervistëve në rast emergjence për një Brexit pa marrëveshje, që synon të mbështesë policinë përpara kërcënimeve hipotetike për sigurinë, por gjithashtu të japë një dorë nëse është e nevojshme në frontin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore si edhe ndaj çdo pengese të mundshme për ekonominë e Britanisë së Madhe dhe import-eksportet e produkteve kryesore.
Ushtria po perdoret si mjet presioni ndaj BE-se. Anglia eshte ne shperberje totale politike. Deshironte ti hapte gropen Evropes, por ra vete ne grope.
TI QENKE ANAL-IST I SHKELQYER O SHQIPE, HALLALL