Grida Duma sulmon indirekt Berishën e Bashën, vlerëson Braçen: Sillen si pronarë, liderat në krizë pasi largojnë personat politikë

18 Janar 2019, 21:49Politika TEMA

Deputetja e PD, Grida Duma e ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” ka komentuar ndryshimet e Minstrave në kabinetin “Rama”.

Gjatë fillimit të intervistës, ajo është shprehur se “liderat në krizë largojnë personat politikë dhe emërojnë teknike”.

Duma tha po ashtu se problemi i partive shqiptare janë liderat pronarë dhe se partitë duhet të demokratizohen.

Arian Çani kishte përgatitur edhe një intervistë me përgjigje tre opsione, “Më mirë, më keq apo për dreq”, ndërsa përballë Dumës ka vendosur fotot e ministrave të vjetër me ato të rinj që i zëvendësuar, duke kërkuar mendimin e saj  lidhur me këto zgjedhje.

Pjesë nga intervista, ja si i cilëson Duma ndryshimet:

Senida- Braçe- Më mirë, sepse Braçe është figurë politike shumë e gjatë, përfaqëson një pjesë të palcës së PS dhe se defekti i Ramës ishte se është mbushur me ministra teknicien.

Por në fakt Braçen  e ka përdor si kapak pusete se s’ka ka thënë që ky  s’ka asgjë në dorë, dhe unë mbyll diskursin nëse kam qeveri teknike apo jo. Mund ta kishte vënë edhe më par them unë

Gjiknuri- Balluku- Më mirë, ka periudhë të gjatë në ekzekutiv, Gjiknuri është në një sërë aferash korruptive, në dëshmi themi, politikisht se unë nuk jam gjykatë.

Ahmetaj-Denaj- Për dreq nuk është, më mirë nuk është… zonja është pjesë e ekspertëve në ekonomi, por edhe ministri që s’ka qenë pjesë e ekonomisë e ka qarë këtë ministri… pra më mirë, se është në respekt të zonjave

Nikolla- Shahini-  Më keq sepse nuk është në politikë, dhe se ministrja që iku duhej të mbante përgjegjësi

Kumbaro-Margariti- Për dreq

Qato-Shalsi- Për dreq, Shalsi përdoret si kapak pusete

Pelkeshi-Çuçi-Për dreq

Rama –Bushati- Për dreq, ku ka diskutim

Spiropali- Po lere tani, të shohim… se nuk e kemi krahasim këtë… por nëse ti do ta krahasosh me hiçin… (qesh)

2 komente në “Grida Duma sulmon indirekt Berishën e Bashën, vlerëson Braçen: Sillen si pronarë, liderat në krizë pasi largojnë personat politikë”

  1. Maja says:

    Se perse e dija qe G.Duma do te preferonte nga te gjithe zonjat ministre, B.Ballukun…..
    Nuk di valle perse e parandieja kete gje!

  2. Zagali says:

    Po Salianjin moj zonje ku e le?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje