Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është hapur trafiku në segmentin rrugor Kaza Italia-Mbikalim Kashar në të dyja drejtimet.
“Punimet për vendosjen e tombinove kanë mbaruar. Do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por këto nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve”, njofton ARRSH.
“I kërkojmë ndjesë përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për trafikun e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe i falënderojmë për mirëkuptimin.
Gjithashtu falënderojmë kompaninë dhe ekipin e saj për punën e tyre të pandalur, rezultati i të cilës bëri që punimet të mbaronin para afatit të përcaktuar”, mbyllet njoftimi i Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Trafiku në segmentin rrugor Kaza Italia-Mbikalim Kashar të autostradës u mbyll më 4 Janar, për shkak punimesh.