FOTOT: Ndërtohet moli i ri i varkave tek Parku i Liqenit

17 Janar 2019, 10:20Sociale TEMA
FOTOT: Ndërtohet moli i ri i varkave tek Parku i Liqenit

Ndërtohet moli i ri i varkave tek Parku i Liqenit Katër vite më parë një hapësirë e zënë nga lokalet dhe kioskat pa leje që sillnin edhe ndotjen e liqenit duke shkarkuar ujërat e zeza dhe plehrat, sot Parku i Liqenit është shndërruar në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

Bashkia e Tiranës ka nisur rikualifikimin e bregliqenit në Parkun e Madh duke i dhënë jetë një tjetër projekti që synon një jetë të shëndetshme.

Investimi më i ri është moli i varkave me e pa vela dhe kanoeve, si një nevojë për ta kthyer zonën në një hapësirë rekreative multifunksionale.

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë montuar platenë e drunjtë dhe ndërtimin e shkallëve. Investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Madh të Liqenit Artificial në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

1 komente në “FOTOT: Ndërtohet moli i ri i varkave tek Parku i Liqenit”

  1. Sela says:

    Sela
    Bravo Erion po ben pune te mire per t’i krijuar kushte pushimi,clodhje e defrimi qytetareve te Tiranes.Kete pune e filloi z.Rama kur ishte kryebashkiak dhe po e con perpara Erion Velia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje