VIDEO/ Rama rrëfen transformimin e madh dhe "shigjeton" kritikët: Nuk na ndalin as balta dhe as gurët!

17 Janar 2019, 08:33Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me qendrën shëndetësore të rikonstruktuar në Bërdicë të Shkodrës. Rama shkruan se përmes imazheve tregohet se transformimet e mëdha bëhen me një punë të mirë.

“MIRËMËNGJES dhe duke e kujtuar përmes këtyre imazheve, se transformimet e mëdha bëhen me një punë të mirë çdo ditë, në çdo drejtim e pavarësisht baltës e gurëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama

Në videon e postuar nga Rama, doktori i qendrës, Teuton Muzaka shprehej se kushtet më parë kanë qënë skandaloze.

“Në qendrën shëndetësore në Bërdicë kushtet kanë qënë skandaloze. Gjysma e qendrës shëndetësore ka qënë jo-funksionale. Sot jemi në një standart europian.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje