Antibiotiku i rrezikshëm në farmaci. Ka efekte anësore të pariparueshme

16 Janar 2019, 20:04Sociale TEMA

Janë publikuar antibiotikët që nuk duhen rekomanduar nga mjekët ose duhen dhënë në mënyrë të kufizuar.

Këtë u ka kërkuar Agjensia e Barnave të gjithë mjekëve tanë që në recetat e tyre të mos përshkruajnë antibiotikë të klasave kinolone dhe fluor kinolone pasi Agjensia Europiane e barnave njofton për efekte anësore të parikuperueshme. Në fakt, në farmaci thonë se këto lloj antibiotikësh janë shumë të përdorur.

Të dy llojet e antibiotikëve kanë përdorim me spektër të gjerë, si në traktin gastrointestinal, por edhe për probleme të veshkave.

Për pacientët që duhet domosdoshmërisht t’i përdorin, ata duhet të jenë të kujdesshëm në shfaqjen e simptomave që ditën e parë, pasi kanë efekte anësore që lidhen me depresionin apo vështirësi në ecje, si dhe prekin shikimin dhe dëgjimin.

Nga ana tjetër, Agjensia e Barnave kërkon që pacientët të japin informacion agjensisë për efektet anësore të çdo lloj medikamneti.

2 komente në “Antibiotiku i rrezikshëm në farmaci. Ka efekte anësore të pariparueshme”

  1. Ago says:

    A kane emer keto dy antibiotike o z.gazetar ?

  2. KORÇARI says:

    Shqiptarët e mbijetuar nga mjerimi , drogat ,vrasjet do të vdesin nga barnat e cilësisë së fundit që qarkullojnë në Shqipëri dhe nga PAPËRGJEGJËSIA E THEKSUAR e “Mjekëve” Kasapë Shqiptarë që për Lekun nuk hezitojnë aspak të japin Barna të skaduara pacientëve , pa i Brejtur aspak Ndërgjegjja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje