Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka ironuar ditën e sotme Presidentin e Republikës pasi ky i fundit ktheu Ligjin për Kadastrën.
Përmes një Konference për shtyp, Lame tha se të gjitha zyrat ku ka shërbyer Ilir Meta janë të paregjistruara ende.
“Godina e Presidencës e ndërtuar që në vitin 1959 nuk ka certifikatë pronësie.
As Kryesia e Kuvendit ku Ilir Meta ka shërbyer si kryetar nuk ka dokumente hipotekore.
As Ministria e Jashtme, ku Meta dikur ka qenë ministër nuk është e regjistruar.
Ca më parë akoma, Ilir Meta ka qenë Kryeministër, por as godina e Kryeministrisë nuk ka certifikatë. Këto janë disa nga pronat e këtij shteti që nuk janë regjistruar akoma” , tha Artan Lame.
Ai sigurio se asnjë nga kryeministrat që kanë drejtuar këtë vend nuk ia kanë idenë ta lexojnë regjistrin e pronave, shkruan JavaNews.al
“Nuk e kuptoj sesi Edi Rama kërkonte ta kapte Kadastrën kur as nuk i duhet dhe as nuk di ta lexojë regjistrin” – tha Lame.
Kreu i ALUIZNI-t u shpreh se pikërisht këto problematika kanë qenë në fokusin e punës që do të merrej Kadastra.
“Si t’ua shpjegojmë hallin e presidentit 60 mijë familjeve. Si t’ua shpjegojmë fermerëve që presin të regjistrojnë tokën?” tha Lame.
Ndër të tjera ai u shpreh:
Mbi Dekretin nr.11055 të Presidentit të Republikës, për kthimin e ligjit 111/2018 “Për kadastrën”
Pasi u njohëm me argumentat e institucionit të Presidentit të Republikës, për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.111/2018 “Për kadastrën”, vërejmë se janë paraqitur si probleme të nivelit kushtetues, një sërë cështjesh që jo vetëm nuk i përkasin këtij ligji, por edhe sikur të qëndronin, nuk hyjnë në sferën e të drejtës kushtetuese.
1. Raporti i neneve 6 pika 1, 13 pika 6, 22 pika 2, të ligjit nr.111/2018 “Për kadastrën”, me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë.
Konkluzioni i Presidentit të Republikës është se parashikimet e neneve të mësipërme bien ndesh me Kodin Civil, për sa ka të bëjë me rolin që ky Kod i jep Ministrisë së Drejtësisë, në administrimin e veprimtarisë së regjistrit të pasurive të paluajtshme. Ndryshe nga ky perceptim, ligji nr.111/2018 “Për kadastrën” konfirmon rolin e Ministrisë së Drejtësisë, si administrues.
Në arsyetimin e Dekretit nr.11055 kemi të bëjmë me një konfondim të konceptit të administrimit me varësinë institucionale.
Konkretisht, në bazë të ligjit nr.111/2018 “Për kadastrën”, administrimi i veprimtarisë së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është një çështje që tejkalon aspektin e varësisë hiearkike institucionale dhe është shumë më e gjerë se sa është paraqitur në arsyetimin e Dekretit.
Veprimtaria e regjistrit publik për pasuritë e paluajtshme, drejtohet dhe administrohet nga Këshilli Drejtues i ASHK, antar i të cilit është përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë. E njëjta skemë organizative është e pranishme në ligjin 33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Sikurse duket qartë, në ligjin nr.111/2018 “Për kadastrën”, Ministrisë së Drejtësisë i rikonfirmohet pozicioni që ka sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe ligjit që shfuqizohet (33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”).
Për sa më sipër, nëse duhet të flasim për administrim të regjistrit, në kuptimin e plotë të fjalës (drejtim dhe oganizim i punës mbi regjistrin e pasurive të paluajtshme), vetë ligji 33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” ka zbatuar parashkimin e nenit 198 të Kodit Civil duke e parë jo në frymën e ekskluzivitetit të pozicionit të Ministrisë së Drejtësisë, por në frymën e kolegjialitetit në administrim. Ky kolegjialitet është bashkë-administrim me ministritë/organet e tjera shtetërore, (në përbërje të Bordit Drejtues), pozicioni i të cilave ka të bëjë/ndikon në çështjet e pasurive të paluajtshme.
E njëjta frymë pasqyrohet edhe në ligjin nr.111/2018 “Për kadastrën”. Për më tepër, me këtë ligj, Ministrisë së Drejtësisë i shtohet edhe roli i mbikëqyrësit (neni 13, pika 6) të drejpërdrejtë (monitorimi dhe kontrolli i përhershëm i progresit dhe cilësisë), të regjistrit.
Nga ana tjetër, nëse diskutojmë thjeshtë varësinë hierarkike-institucionale, situata strukturore e deritanishme ndjek “piramidën”: ZRPP, që varet nga Ministri i Drejtësisë, që është vartës i Kryeministrit. Pra, në bazë të rregullave elementare të logjikës, ZRPP është njëkohësisht organ vartës i Kryeministrit. E njëjta logjikë vlen edhe për të githa organet, pjesë e pushtetit ekzekutiv. Kujtojmë gjithashtu se, aktualisht Kryeregjistruesi emërohet drejtpërdrejtë nga Kryeministri. Në këtë pikëpamje nuk ka asnjë ndryshim thelbësor, midis situatës aktuale dhe asaj që parashikohet në ligjin nr.111/2018 “Për kadastrën”. E vetmja risi në këtë drejtim është përgjegjësia e drejtpërdrejtë e Kryeministrit mbi mbarëvajtjen e Institucionit të ri.
Për gjithë sa më sipër rezulton e paqartë se ku qëndron cënimi i sigurisë juridike, apo i të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve shqiptarë, në dyzimin mes varësisë së ASHK nga Kryeministri, apo vetëm nga Ministria e Drejtësisë.
2. Përmbajtja e ligjit nr.111/2018 “Për kadastrën”dhe parimi i sigurisë juridike në qarkullimin civil të pasurive të paluajtshme, si dhe standardi kushtetues i të drejtave të fituara.
Sipas arsyetimit të Dekretit nr.11055, mosparashikimi në mënyrë të detajuar në këtë ligj, (ndryshe nga ligji 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”) i normave për shpërblimin e dëmit, që mund të vijë si pasojë e veprimtarisë së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përbën cënim të parimit të sigurisë juridike për sa i takon mbrojtjes së interesit publik dhe cënimit të standartit Kushtetues të të drejtave të fituara nga shtetasit.
Në raport me këtë konkluzion, le të parashtrojmë burimin real të së drejtës për shpërblimin e dëmit civil edhe për këtë situatë. Kështu, baza ligjore mbi të drejtën e subjekteve për shpërblimin e dëmit civil gjendet në nenet 608 e vijues të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.
Prej këtej e ka zanafillën edhe e drejta për shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor që shkaktohet nga organet shtetërore, ndaj subjekteve të së drejtës private. Gjithashtu, kuadrin ligjor që rregullon këtë cështje, ligjvënësi e ka plotësuar me miratimin e ligjit nr.8510, datë 15.7.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore”. Ky ligj, garanton në mënyrë të posaçme shpërblimin e dëmit që vjen si pasojë e veprimtarisë së të gjithë organeve të administratës shtetërore.
Nisur nga ky parashtrim, siguria e subjekteve për të drejtën e shpërblimit të dëmit, sikurse dhe mjetet ligjore për garantimin e saj, nuk e kanë origjinën nga legjislacioni që lidhet me regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Për këtë arsye, dispozita të kësaj natyre janë të pa nevojshme për t’u përfshirë në ligjin 111/2018 “Për kadastrën“ sepse do të ishin thjesht përsëritje të normave të konsoliduara, ekzistuese. Ajo çka është e rëndësishme për tu parashikuar në ligjin e kadastrës ka të bëjë thjesht me aspektetet financiare dhe administrative, që do të mundësojnë mjetet monetare për të garantuar shpërblimin e dëmit, gjë të cilën e parashikojnë nenet 6 dhe 8 të ligjit 111/2018, “Për kadastrën”.
Për gjithë sa më sipër, vlerësimi i ligjit duhet të ishte mbështetur në dispozitat materiale të Kodit Civil dhe ligjeve të tjera të rëndësishme, dhe jo të përqëndrohej në ato që kanë të bëjnë me administrimin apo varësinë hiearkike.
3. Neni 37/b i ligjit nr.111/2018 “Për kadastrën” dhe parimi i sigurisë juridike në lidhje me të drejtën e pronës, si dhe jurisprudenca kushtetuese.
Në arsyetimin e Instuticionit të Presidentit është ndryshuar konteksti i çështjes dhe i është bërë referencë një situate që nuk trajtohet fare nga ligji nr.111/2018, “Për kadastrën”, duke krijuar në këtë mënyrë, një problem që nuk ekziston. Konkretisht janë cituar vendimet nr.27/2010 dhe nr.43/2012 të Gjykatës Kushtetuese që deklarojnë, se: Organet e administratës shtetërore nuk kanë të drejtë të shfuqizojnë apo anulojnë dokumentat e pronësisë.
Ligji “Për kadastrën” askund nuk tenton t’i japë Agjencisë këtë kompetencë. Neni 37/b i ligjit “Për Kadastrën”, që është marrë në analizë nga Institucioni i Presidentit, flet vetëm për korrigjim gabimesh materiale dhe saktësim të tyre. Kjo, në mënyrë që dokumentacioni të regjistrohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme, sipas gjendjes reale të pasurisë dhe të drejtës reale që lidhet me të.
Korrigjimi i gabimeve materiale është krejt tjetër gjë nga shfuqizimi, sepse nuk e shuan apo zhduk të drejtën e pronësisë, por vetëm saktëson dokumentacionin e saj. Kjo është mëse e qartë për publikun dhe lexuesin e ligjit, sidomos për profesionistët e së drejtës.
Vendimet e mësipërme të Gjykatës Kushtetuese referojnë në situatën kur organi administrativ shtetëror do të kryente shfuqizimin e titullit të pronësisë, çka nuk është rasti në nenin 37/b të ligjit “Për Kadastrën”.
Është për tu përmendur këtu se në të gjithë tekstin e analizës, Institucioni i Presidentit u referohet vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pa përmendur asnjëherë drejtpërdrejt nenet e Kushtetutës që pretendohet të jenë shkelur, (çka do ia bënte më të thjeshtë publikut të kuptuarit dhe të verifikuarit të vërtetësisë së pretendimeve).
4. Parashikimet e pikës 2 të nenit 28, të ligjit nr. 111/2018 dhe rreziku për cënimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale që administrohen në regjistrin publik digjital të pasurive të paluajtshme.
Shqetësimi i Presidentit lidhur me pikën 2 të nenit 28 të ligjit, nuk qëndron pasi përmbajtja e nenit nuk ka asnjë mangësi në kuptim të ruajtjes së të dhënave personale.
Kjo pasi në paragrafet e tjerë të nenit shprehet qartë se palët marrin akses në të dhënat e sistemit, vetëm me pëlqimin e pronarit të pasurisë së regjistruar (pika 3 e të njëjtit nen).
Referimi në mënyrë të izoluar tek paragrafit 2, pa e parë nenin në tërësi është i pakuptimtë. Ky nen përvec sa më sipër shprehet që në fillim për garantimin e sigurisë së të dhënave personale dhe mosmanipulimin e regjistrit digjital të pasurive të paluajtshme.
Duhet përmendur gjithashtu se ky nen është thjeshtë rikonfirmim i nenit 68 të ligjit ekzistues nr.33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.
5. Parashikimet e ligjit nr.111/2018 dhe referencat në projektligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
Nisur nga fakti se ligji nr.111/2018, “Për kadastrën” dhe projektligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, janë pjesë e të njëjtës paketë dhe kanë lidhje organike me njëri tjetrin, referencat tek njëri-tjetri janë të pashmangshme.
Nisur nga ky fakt, ligji nr.111/2018 “Për kadastrën” në fazën e projektligjit, është paraqitur për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, së bashku me projektligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
Nisur nga fakti se është drejt finalizimit procedura e miratimit nga Kuvendi edhe e projektligjit të mësipërm, vlerësojmë se ky argument i përdorur për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, është i pavend.
Në përmbledhje të të gjithë argumentave të parashtruara më sipër, është i dukshëm fakti se kthimi për rishqyrtim i ligjit “Për Kadastrën”, nuk është i mbështetur as në arsye kushtetuese, as në shkaqe të harmonizimit me Kodin Civil.
Krijohet perceptimi se ky veprim bazohet në qëndrimin e ndryshëm të Institucionit të Presidentit ndaj nismës, për reformën në fushën e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme.
PO GJIRI I LALES ESHTE NE HIPOTEKE?A ESHTE PRONE E SHTETIT ,APO PRONE E PRESIDENTIT?
TE GJITHE ZONAT BREGDETARE ,KUJTE I JANE DHENE NE PRONSI ZOTI LAME.??????????????
JEPI PRA CEZARIT ATE QE I TAKON CEZARIT.FJALE TE LIGA THONE SE EDHE UJI I FTOHTE NE TEPELENE E KA NJE PRONARE .PO KJO NUKE ESHTE E SHTETIT?PO TE GJITHE ATO HOTELE TEKE PISHAT ,TE KUJTE JANE NE PRONESI? GOLEM. .PO TEKE PLAZHI I GJENERALIT ,KUSHE E KA NE PRONSI? E SHIKON QE KETE RADHE PRESIDENTI KA SHUME TE DREJTE ,QE TA KTHEJE MBRAPSHE LIGJIN E KADASTRES.
TI DHE PRESIDENTI SHKONI NE TEPELENE ,DHE UNE TE RRI NE BATHORE.SALIU TE SHKOJE NE TROPOJE. .PSE NUKE E ZBATON LIGJIN?
FILLOJE NGA VETJA ,PERPARA SE TI KERKOSHE LLOGARI TE TJEREVE.NA E CATE TRAPIN ME PISLLIQET E JUAJA. TE FALA NGA VAFA ,NJE TJETER HOTEL NE BUZE TE DETIT.
TE FALA MEROS NGA BATHORJA.
O llapaqen lame ,po kujt do ti regjistrosh pronat, hajduteve, me ne krye ,liken, Salen, edin, lulushin, boden, imamin, gjiknurin, beqjen, e co!!!!!!!!!!?pronat e veta te blera me flori I din gjithsejcili, jepini dokumentet e pronesise Sipas kadastres shume te regullt te 1945, qe Ju e bete pacavure, zhdukeni ligjin 7501, dhe CDO gje eshte e zgjidhur. Shteti vetem duhet te jete mbykqyres ne kete rumuje qe ka krijuar vete. Kush ju jep te drejte ti merni pasurine tjetrit, mos eshte prona e rame e sheqere berishes, apo e joteme??????!
Mos bej regjistrim te pronave te vjedhura ,gjithe bregdetit, dhe ne gjithe shqiperine, ato e Kane nje zot, pastaj regjistro zyrat e shtetit meqenese te ha meraku per to llapaqen lame. Nuk mbeti presidenca e kryeministria ti legalizosh ti derdimen, se ato nuk I vjedhin dot keto kusare e pirate te shqiperise.mallkuar qofshi brez pas brezi, se per ti gezuar keto prona te vjedhura jua ren mendja ,kriminele e dallkauke budallenj.
Mos, edhe kjo doli tani ?! Pra presidenca , kryeministria, e te tjera godina, nuk paskerkan çertifikate pronesie. Po pse s’thua o Artan ; qe do ti privatizoje Saliu sa te vije edhe nje here ne pusht -et. Shpresoj te kete qene nje lapsus nga ana e A.Lames. Se ben vaki dhe nuk eshte e regjistruar ne kadaster si prone e shtetit, aha, iku dhe presidenca me shoqet. Me hotel Dajtin, me Shqupin, e plote te tjera. Dakort, e kalova ca fantazine me “tok te xanun “. Po nuk mund te mos mendosh qe , kthimi i ligjit fsheh prapa interesa personale te kastes drejtuese. Pasi vilat apo zotrime te tjera te formes se paluajtshme, i kane ne kundershti me ligjin themelor te prones. Qe perkthehet; ose ke pervetsuar pronen e tjetrit, ose ke nderhyre ne token shterore. Bregdeti nuk ka qene prone e kerkujt, as ne kohe e turkut. Ka patur ndonje ndertim aty ketu, po aq. E gjitha kufizohej ne ca dhjetra mt2. Si u bene keto hotele, vila? Kur dihet qe ligji i avant 91it, as ka patur, e as ka hartuar ndonje ligj per shfrytezim privat te bregdetit. Po edhe post 91shi, nuk ka nje ligj qe te percaktoje ndertime , shitje trojesh ne distancen jo me afer se 100 m nga vija e ujit (detit ). E gjithe xhungla e ngjitur nga plepat deri ne Spidhe eshte e tera abuzim. Kush i dha keto troje per ndertim? Kush ishte ai “katunar ” dumbabist qe i afrohej plazhit. E jo me te kishte prone ca pisha e rere. Ka qene gjithmone e shtetit, ne çdo sistem . Prandaj edhe Like Shkelzen Basha & company , e kane me te lehte ta kthejne ligjin, se te miratojne diçka qe mund tu kthehet kunder neser. Megjithse e gjitha ngelet ne kornizat e demagogjise. Vetem nje ilaç e shpeton Shqiperine nga terbimi, “kafshimi i Saliut “, vetem ajo qe beri Enveri. Jo vetem qe do tu a konfiskonte, po do ti niste prape nga kishin ardhur me çizme llastiku gjithe pulla. Te tille jane kafsheri. Perveçse jane te pa civilizuar, po keta te bejne edhe deme te pa riparueshme. Dhe rezultati shihet. Nuk ka nevoje per diskurs publik. Eshte aty, i prekshem. Ai x ,y zaptoi, , pasi preu e dogji kuroren e gjelber te Adriatikut, mushkerine e Durresit, ngriti hotelin. Ne fakt ca çibane te shemtuar. Dhe sikur te mos mjaftoje, ujrat e zeza ti hedh ty, mua, tjetrit, ti hedh ne det qe te saponisesh mire. Dhe e gjitha perfundon me shkundje portofoli. Pikerisht te keta tipat qe e kthejne ligjin per kadastren. Me preteksin absurd se bie ndesh me kushtetutshmerine. Me ate qe e kane bere leter higjenike sa here u u preken interesat.