Të rinjtë në ekspozitën: "Një foto sa 1000 fjalë"

18 Janar 2019, 10:00Kulturë TEMA
Të rinjtë në ekspozitën: "Një foto sa 1000

Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje”, SEGA në Maqedoni dhe ZANA OJF në Kosovë prej disa muajsh ka ndermarrë nismën “Bashkëpunimi rinor për progres në Ballkanin Perëndimor” me mbështetjen e RYCO (Regional Youth Coorperation Office). Kjo iniciativë synon të nxisë krijimin e hapsirave ndërvepruese nga Shqipëria, Maqedonia dhe nga Kosova për të forcuar bashkëpunimin përmes shkëmbimit të njohurive, krijimit të rrjeteve dhe pjesëmarrjes active. Nisma përmbante disa aktivitete si: Trajnime, kampe rinore, takime dhe punë në grupe dhe në fund të tyre një ekspozitë për të dhënë mesazhet e të rinjëve përmes artit së fotografisë. Pikërisht në këtë kuadër Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” organizoi ekspozitën “NJË FOTO SA 1000 FJALË” me fotografi të realizuara nga të rinjtë.

Përmes kësaj iniciative, të rinjtë zbuluan vendet fqinje, traditat dhe kulturat nëpërmjet edukimit joformal dhe zhvilluan të menduarit kritik, për të përcjellë ide të reja në zgjidhjen e problemeve për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe bashkëpunim frytëdhënës. Në kuadër të kësaj nisme 100 të rinj nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, kanë realizuar së bashku aktivitete mbi barazinë gjinore, përfshirjes sociale dhe pjesëmarrjen e të rinjëve në vendimmarrje, paqes dhe bashkëjetesës në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Ekspozita me punimet e të rinjve solli fotografi të realizuara nga të rinjtë shqiptarë duke pasqyruar realitetin në të cilin ata jetojnë dhe për të krijuar një hapësirë ku të rinjtë të kenë një zë më të fuqishëm për të sjellë ndryshim, shembuj pozitiv në shoqëri dhe aktivizëm përmes  artit. Të rinjtë u nxitën të shprehnin përmes artit thirrje, problematika dhe aspekte positive në lidhje me barazinë gjinore, bashkjetesën fetare, gjeografike, dhe moshore me focus bashkëpunimin dhe kontributin e gjithësecilit për një shoqëri më të mirë.

Gjatë këtij eventi u ndanë 3 çmime:

Çmimi i parë i cili u përzgjodh nga juria profesioniste shkoi për Elena Gjeçka e cila kishte realizuar një fotografi në qytetin e Korcës, nën titullin “Bashkë” për një shoqëri pa ndasi,  por të bashkuar për një jetë më të mirë, më shembullin e bukur të bashkimit që japin fëmijët.

Çmimi i dytë dhe i tretë, çmime të cilat i vendosi publiku nëpërmjet rrjeteve sociale shkoi për studentet, Elona Tutaj e cila kishte fotografinë e realizuar në Tiranë nën titullin “Fol” si një mënyrë për të t’u dhënë zë grave dhe vajzave shqiptare që mos të nënshtrohen më dhe të kërkojnë të drejtat e tyre dhe Klarisa Rexhvelaj me fotografinë e realizuar në qytetin e Shkodrës nën titullin “kemi mësuar të jetojmë në paqe së bashku, ne bashkëjetojme!” që përçonte mesazhin e tolerancës fetare në Shqipëri, si një nga mënyrat më të bukura të bashkëjetësës që karakterizon vendin tonë.

Rrjeti “Barazi në Vendimmarje” investon prej disa vitesh në mbështetjen e të rinjëve, nëpërmjet edukimit, angazhimit dhe aktivizmit nëpërmjet artit në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje