Kompania e arkitektit danez Bjarke Ingels Group ka reaguar në lidhje me zërat për tërheqjen nga projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Arkitekti i përzgjedhur për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar Bjarke Ingels deklaron se nuk është tërhequr dhe projekti do të vijojë normalisht.
Përmes një reagimi zyrtar, Bjarke Ingels ka përgënjeshtruar portalin EXIT të Neritan Sejaminit, këshilltarit të Berishës, duke theksuar se Teatri i ri do të bëhet.
“Jemi tejet të kënaqur sa i përket përfshirjes sonë të vazhdueshme në dizenjimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.
Shprehim dëshirën e përfshirjes aktive të kontributeve nga përdoruesit dhe të zhvillojmë dizajnin, për t’u kthyer në institucionin kombëtar publik, që vendi dhe arti e spektakli meritojnë”, thueht në reagimin e Bjarke Ingels.
Studio të cilës i është besuar dizenjimi i Teatrit të Ri Kombëtar është një nga më të njohurat në botë. Bjarke Ingels Group, ose siç njihet shkurt BIG, e ka qendrën e saj në Kopenhagen dhe në Nju Jork, dhe që përfshin arkitektë, projektues dhe ndërtues.
Kjo studio ka realizuar një sërë projektesh të rëndësishme në vende në ndryshme, ndërkohë që aktualisht është e përfshirë në një numër të madh projektesh në të gjithë Europën, Amerikën e Veriut, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Që nga viti 2016, zyra ka mbi 400 punonjës nga 25 vende të ndryshme të botës.
Një ndër veprat më të bukura pritet që të jetë edhe ndërtimi i stadiumit të Barcelonës, dizenjimi i të cilit është besuar pikërisht Bjarke Ingels Group.
Paralelisht, arkitektët e Bjarke Ingels Group, që do të kujdeset edhe për Teatrin e ri Kombëtar në Tiranë, është përzgjedhur edhe për ridizenjimin e Qendrës Botërore të Tregtisë, e rindërtuar në Manhattan, New York City, që do të zëvendësojë dy kullat e shkatërruara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit. Bjarke Ingels Group filloi të ridizenjojë Qendrën Tregtare Botërore në dhjetor 2014.
Gjithashtu i është besuar edhe projektimi i Googleplex.
Kujt i bën presion qeveria,dhe perse?Ky eshte shperdorim i pushttetit.
Ne fund te Korrikut 2018,Erion Veliaj deklaron kudo qe shkelte,se edhe 40 dit(ne mes te Shtatorit),pastaj do te filloi ndertimi i Teatrit te ri.Pra do te prishej Teatri i vjeter.
Por kaluan afro 6 Muaj dhe akoma Teatri vjeter nuk eshte prishur!Eshte fatkeqesi kombetare,qe shume media qendrojn ne krah te qeverise se”rilindjes”,qeverise me te
korruptuar ne Bote,edhe kur korrupsioni i saj behet haptas fare.Larg qofte,nese Shqiperia nuk fillon ne Qershor bisedimet per anetaresimin ne BE,do te ishte katastrofe.
Kurre mos u befte ajo ndertese ashtu si shtalle bagetish….vetem shmtre dhe asgje tjeter.
Zigur nukdotalejme me u ndertuar teatrin eri .O do ta bejme Tiranen kan e kan sitropojen o do tevdesim te tane