Me 80 cm në qytet deri në 2 metra në zonat e thella malore, Dibra ishte Bashkia më e prekur nga reshjet e dëborës.
Kryebashkiaku, Muharrem Rama, thotë se 10 fadroma janë në terren për hapjen e rrugëve, por ende ka fshatra që përballen me vështirësi
Pas reshjeve të dëborës, për bashkinë e Elbasanit shqetësim është gjendja e përroit të Zaranikës dhe Manazderes, që shkaktojnë përmbytje.
Ndaj kryebashkiakut, Qazim Sejdini, i kërkoi prefektit të sapoemëruar të ndërhyjë tek qeveria për sigurimin e fondeve për një ndërhyrje të plotë.
Prefekti, Gledian Llatja, nga ana e tij ishte kritik me kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve në Elbasan që sipas tij nuk iu përgjigjën në kohë situatës.
Problematikat pas reshjeve të dëborë nuk janë eleminuar as në qarkun e Beratit.
Ndërkohë sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, gjendja e rrugëve ka shënuar përmirësim në të gjithë vendin.