Siguria ushqimore/ AKU zgjeron më tej programin për trajnimin e nxënësve të shkollave

18 Janar 2019, 11:00Sociale TEMA
Siguria ushqimore/ AKU zgjeron më tej programin për trajnimin e

Duke e kthyer tashmë në një traditë dhe kulturë, AKU nisi dhe për këtë javë programin  ndërgjegjësues në shkolla/çerdhe nën logon “Siguria Ushqimore”.

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare, “ Pezë-Helmas” në Pezë u njohën me piramidën ushqimore, vlerat ushqyese,proteinat, si dhe këshilla të tjera mjaft të vyera për ta.

Interesi i nxënësve ishte i lartë duke drejtuar pyetje të ndryshme specialistëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Sakaq,  synimi i AKU-së është që ky program të fokusohet fillimisht pranë nxënësve të shkollave duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm në kultivimin e qytetarëve të informuar në fushën e sigurisë ushqimore por edhe aktivë për ta promovuar atë (sigurinë ushqimore) tek familjet e tyre dhe kudo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje