Ekzekutimi me thikë i kryebashkiakut, Polonia në zi: Atdheu ka nevojë për harmoni në politikë

19 Janar 2019, 15:59Bota TEMA

Mijëra polakë kanë marrë pjesë në funeralin e Pawel Adamowicz-it, kryebashkiaku i Gdanskut i cili u goditur me thikë në mënyrë fatale të dielën e kaluar.

Ekrane të mëdha rreth Bazilikës së Shën Mërisë në qytet dhe në të gjithë vendin transmetojnë drejtpërdrejt meshën e së shtunës.

Adamowicz, një kritik liberal i partisë në pushtet të Polonisë, shërbeu si kryebashkiak i Gdanskut për 20 vjet.

Presidenti vi vendit, Andrzej Duda, dhe Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ishin mes atyre që morën pjesë në këtë ceremoni.

Mesha është mbajtur në bazilikën e madhe gotike të Shën Mërisë, ku një urnë e zezë që mban hirin e z. Adamowicz u vendos pranë altarit, përpara se të vendoset përherë në një nga faltoret.

Njerëzit mbajtën radhë me orë të tëra për të siguruar një vend brenda ndërtesës, një nga kishat më të mëdha prej tulle në botë.

Në meshë merrnin pjesë e veja e Adamowicz dhe dy vajzat e tij, si edhe laureati polak i çmimit Nobel për Paqe dhe ish-presidenti, Lech Walesa, dhe kryeministri Mateusz Morawiecki.

Kryepeshkopi i Gdanskut, Slawoj Leszek Glodz, drejtoi meshën, duke thënë se vrasja e Adamowicz-it shërbeu si një këmbanë alarmi për popullin e Polonisë.

“Atdheu ynë ka nevojë për harmoni në politikë,” tha ai.

Kryepeshkopi Glodz u shpërndau dhurata nga Papa Françesku të afërmve të z. Adamowicz.

Raportohet të jenë rreth 3500 persona brenda bazilikës, duke përfshirë kryetarët e bashkive nga gjithë Polonia dhe nga vende të tjera.

Të premten, në një procesion varrimi, mijëra njerëz ndoqën arkivolin e z. Adamowicz ndërsa lëvizte nëpër rrugët e Gdanskut i mbuluar me lule të bardha dhe flamurin e kuq të qytetit. Trupi i Adamowicz u dogj më pas. Njerëzit kanë ndezur qirinj dhe janë mbledhur për të nënshkruar një libër ngushëllimesh në Qendrën Evropiane të Solidaritetit në qytet.

Banderola që shfaqin imazhe zi dhe të bardhë të z. Adamowicz kanë mbuluar ndërtesat në qytete anembanë Polonisë. Imazhet e meshës të varrimit janë transmetuar në ekrane të mëdhenj. Në kryeqytetin e Varshavës, njerëzit u mblodhën në Sheshin historik të Kështjellës për të parë transmetimin e saj. Z. Adamowicz u bë qytetar nderi i Varshavës pas vdekjes.

Në qytetet polake janë duke u zhvilluar vigjilje gjatë gjithë javës, me njerëz që shprehin tronditjen për vrasjen e udhëheqësit popullor të qytetit. (Shqipëroi Kebriona Veliaj, TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje