Kryemadhi në Selenicë: Të ngrihemi kundër klikës së kriminalizuar. Të çlirojmë Shqipërinë nga kapja dhe varfëria

19 Janar 2019, 13:17Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinjtë e LRI-së së Bashkisë së Selenicës.

Kryemadhi theksoi se përfshirja e të rinjve është shumë e rëndësishme në aksionin politik dhe kombëtar të opozitës, për të rrëzuar klikën e kriminalizuar që ka marrë peng vendin dhe ka varfëruar shqiptarët.

Kryemadhi tha se LSI nuk do të rresht së demaskuari mashtrimet e mëdha që kryeministri dhe Rilindja u bëri shqiptarëve, si hapja e 300 mijë vendeve të reja të punës, ulja e taksave, shëndetësia falas etj.

Kryetarja e LSI-së tha se tashmë ka ardhur koha që të mos mbetemi peng i këtyre mashtrimeve, por të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen në protestat e mëdha të opozitës për rrëzimin e klikës së kriminalizuar.

 “Prandaj ne nuk mund të ngelemi më peng i këtyre mashtrimeve, por mbi të gjitha ne duhet të rrëzojmë këtë klikë, e cila po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët, ta rrëzojmë këtë klikë e cila çdo ditë dhe më shumë po bën shqiptarët më të lodhur, po i bën shqiptarët më të dobët, po i bën shqiptarët më me pa besim në vetvete.

 Prandaj edhe vendimi i opozitës së bashkuar është shumë i qartë, për të ecur përpara dhe për të sqaruar çdo qytetarë shqiptar dhe për të qenë në protestë në ditët e ardhshme përpara kësaj klike dhe përpara këtij individi që ka marr peng shtetin, ka marrë peng vendin, ka marrë peng popullin shqiptar”, tha Monika Kryemadhi.

 

5 komente në “Kryemadhi në Selenicë: Të ngrihemi kundër klikës së kriminalizuar. Të çlirojmë Shqipërinë nga kapja dhe varfëria”

  1. Labi says:

    Ti shushunje sikur je e kercenuar familjarisht. Si ka mundesi qe ben takime te hapura ne popull?! Ah rrace e poshter paski pase qene si familje.

  2. Monika says:

    Kush ose cilido njeri qe degjon dhe shkon mbas kesaj bajge. …eshte bud all. ..ose provocation. .

  3. Ilir says:

    Po,te clirojme shqiperine nga lesh e lija,e nga kjo lopa me shume fytyra

  4. orli says:

    Qe familja,kokelopa-silikoni (meta-kryemadhi) jane hajdute te paskrupullt nuk diskutohet, gje qe shihet dhe ne komentet e te gjithe njerezve pa perjashtim por qe te jene kaq budallenje e te mos e kuptojne qe pjesa e shendoshe e shoqerise nuk do t’ua shohi bojen kete nuk e prisja!

  5. Ce says:

    Paska mare me vehte në Selenic gjithë ngelsat e Baxhelles dhe lristat e Tiranës se nuk i shkon askush prapa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje