“Doshi – Frroku” në familjen e presidentit: Kryemadhi pretendon kërcënimin e vajzës, Meta e mohon

19 Janar 2019, 10:00Politika TEMA

Gruaja në krye të LSI-së, Monika Kryemadhi, ka pretenduar se i është kërcënuar vajza, për çka është detyruar që ta çojë për shkollim jashtë shtetit, madje duke e akomoduar në një konvikt të izoluar(!).

Vajzën e vogël e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës. Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale e jo vetëm”, deklaroi znj. Kryemadhi në Open të Eni Vasilit në TCH.

Por bashkëshorti i saj, presidenti Meta, i ndodhur paralel në një tjetër studio, te “Të Paekspozuarit”, tha se “nuk e ka idenë për cfarë fliste Kryemadhi” dhe se “ajo ka koncepte të ndryshme lidhur me kërcënimet”.

Deklaratën e saj, zonja në fjalë nuk e shoqëroi me asnjë të dhënë, detaj në trajtë prove, në funksion të të qënit sa më e vërtetë dhe bindëse në pretendimin e ngritur.

E nga ana tjetër, fakti që burrë e grua shfaqen në papajtueshmëri – e jo thjesht politike, pasi është fjala për kërcënimin e fëmijës së tyre – e bën më grotesk rastin.

Ndërkohë, një portal pranë tyre, deklarimin e znj.Kryemadhi e përcjell si fakt të padiskutueshëm, me referencë vetëm një deklaratë.

“Kërcënohet vajza e Ilir Metës”- është titulli.

Dhe ky nuk është precedenti i vetëm i viteve të fundit, ku mjafton një deklaratë – akuzë, e pashoqëruar nga asnjë fakt bindës, që më pas përtypet e ripërtypet nga mediat, duke u mbllaçitur me të pa i hyrë një analize të thjeshtë fare.

Mjaft të kujtohet akuza e Tom Doshit për Ilir Metën si porositës i vrasjes së tij të mbetur në tentativë, apo ajo më e vonshmja e një polici në dezertim që akuzonte deputetin Balla se i ka vënë pistoletën në kokë në Komisariatin e Fushë Krujës.

Në dy rastet, gënjeshtrat bëjnë muuu të përgënjeshtruara nga fakte të thjeshta e argumentime logjike, pa qenë nevoja për investigime të thella.

Dhe ja ku mbërrin tjetra; ajo që është kërcënuar vajza e çiftit Meta – Kryemadhi. E pohon bashkëshortja, por e përgënjeshtron bashkëshorti.

Dhe te portali i familjes, e më saktë “i familjeve”, definimi se Metës i është kërcënuar vajza, nuk shoqërohet nga kundratitulli përgënjeshtrues, referuar mohimit politiko – bashkëshortor të këtij të fundit – Vajza e Metës nuk është kërcënuar.

E duhet kujtuar se dhe në rastin e Tom Doshit që ngulte këmbë si mushka se Meta kërkon ta vrasë (nuk u tha të paktën se përse donte ta vriste), miku i tij Mark Frroku, për të cilin Toshi pretendonte se e kishte dëshmitar të planit për atentat, e mohoi diçka të tillë. (Tesheshi)

19 komente në ““Doshi – Frroku” në familjen e presidentit: Kryemadhi pretendon kërcënimin e vajzës, Meta e mohon”

  1. Lsi says:

    Loje bastardesh….bajga..

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Shkollim jashte shtetit?? Konvikt te izoluar??
      Varu lesht kercenimeve, se ato ne shqiperi behen vetem prej ushtareve tuaj!
      Po parate per shkollim jashte shtetit dhe me kushte speciale nga dolen??

  2. Eri says:

    Gjithe keta emra qe permenden ketu jane plehra qe meritojne burgun.Po jemi ne Shqiperi dhe nuk ka shtet.

  3. Ela says:

    Sa fytyra te shemtuara.Vete fytyrat flasin cfare lloj qeniesh te zgjebosura qe jane.Surrate handikapatesh qe kur i sheh sjellin trishtim.

  4. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    VETING!
    DREJTËSI !
    HAKA TEK I ZOTI !
    ORËT E NUMËRUARA TĒ KRIMIT POLITIK-EKONOMIK.

  5. syri says:

    Si mundet ,qe presidentet e fundit shqiptare ,nuk kontrollojne grate e tyre me “kushtetute” ne dore?

  6. Perkthyesi says:

    Ne se i kercenohet vajza, pse nuk ka dhene emra, ose pse nuk i ka denoncuar ato? Ketu behet fjale per friken qe e ka pllakosur, si dhe bishtnimet ne lidhje me pasurite qe disponon kjo familje e zhytur totalisht ne korrupsion dhe mashtrim! Deri kur do heqim para nga xhepi, duke paguar taksa per keta te pergere? Shpresojme te SPAK, por, bazuar mbi pervojen e 30 viteve, nuk jam shume optimist per venien e kesaj kategoria para drejtesise! Qofsha i gabuar!

    1. Niko Shpiragu says:

      Per te gjithe komentuesit: Ky eshte nje sinjal qe Ilir meta me gjithe familjen do te largohen si Gruvesku me pretendimin se ne Shqiperi jane te rrezikuar per te mare azil politik. Keshtu ata ikin pa lagur dhe gezojne ate perandori te madhe pasurie qe kane bere ne kurriz te shqiptareve. Aja e ka dhene lajmerimin dhe me vone do te thote se une u pata treguar per rrezikun e jetes qe na kercenohet. Atje ku do te shkoje ( me siguri ne Hungari se atje po e ndihmon ai qe ky e ndihmoi me pare, Gruvesku) ka argument kercenimin e jetes per tu shfajesuar para tyre dhe opinionit brenda e jashte Shqiperise. Ata e dine qe kjo eshte e genjeshtert, por u duhet si shkak qe t’i japin azilin politik. Keshtu do te beje edhe Berisha me siguri e te tjere duke e paraqitur Shqiperine nje vend diktatorial per te justifikur ikjen e tyre dhe me shpresen se komuniteti nderkombetar do nderhyje qe te rrezohet cdo qeveri qe vjen me voten e popullit. Moe u merrni me siperfaqen, por me thelbin. Ai, Iliri e dha lajmin nepermjet baxhalles dhe ju duhet ta kuptoni kete. Nga ana tjeter qeveria dhe organet e drejperdrejta te policise, sigurimit kombetr dhe prokurorise duhet te ndjekin kete problem dhe te jene syhapur qe ta pengojne kete ikje.

  7. grate tiranse says:

    mendoni shume per popullin , po harxhoni 160 mije euro per femit tuaj ,jeni me supervila , populli te ngrihet per ju o hajdute qe e ropet kete Shqiperi kete popull , Rama eshte i dashuri i zotit vetem ky do tu tregoje vendin juve bashke me te dhe POPULLI. Te ngrihet i gjithe populli ne protesta per te futur ne burg Monen Ilirin Lulin Salin Medim, keta kane pire gjakun epopullit. Tu sekuestrohet gjithshka qe kane vjedhur.

  8. XXX says:

    Deklarata dhe monologje pordhacakesh, kata nuk jane gje tjeter vetem vemje dhe njerez te mbaruar qe do te ndjejne friken deri sa te nxjerrin edhe frymen e fundit

  9. Lani says:

    Drejtesine vetem i madhi Enver Hoxha e bente.

  10. vlora.vlora says:

    ja dhe familja Adams ,njeri me i shemtuar se tjetri ,mallkuar qofshi

  11. Ptuuuu,,,, says:

    KJO LOPA, ESHT DHE INJORANTE DHE FODULLE,,,,PUN FSHATARESH ME LEK,,,,PSE DEL NEPER EMISIONE KUR NUK ESHT E ZONJA TU PERGJIGJET PYETJEVE TE GAZETAREVE,,,,KJO ESHT VETEM PER PROGRAME, KU TREGON SA HER KA BER OPERACION PLASTIK,SA kg KA REN,,,,CFAR HA,CFAR,PI,,,NE CILIN NR HALEJE DHJET ILIRI,,,,SE HALET I KA ME NR DHE ME EMRA QE MOS TE NGATERROHEN,,,,,SE DUKEN QE KAN DHJER TER JETEN KE UGARI MISRIT,,,,DHE KA BER HALE DHE PER QENIN,,,,IK O BAXHELL E NDYR,,,KTHEJU PARATE QE U KE VJEDHUR SHQIPTAREVE,,,,

  12. Sheleaura says:

    NUK I DEGJON DOT
    PALE TI SHOFESH KETA LLOI FYTYRA
    EPA BESUSHMJA QENDRON TE HIPOKRIZIA E KETIJ CIFTI TE PA MBUSHUR AS ME LEK
    E AS ME PUSHTET OSE PUSHTLLEK
    KJO QE PONDOTH ME CIFTIN META
    KUR DOVIJE DITA NUK KA PR TA BESUAR KUSH CUDIN E POSHTERSIS

  13. Kafshet says:

    Derrkucat e katundit qe kane marre peng Shqiperine

  14. Edi Durres says:

    Nuk ka asgje qe nuk shkon: thjesht presidenti nga SPRAKARI nuk njeh vajzen e Baxhelles..

  15. Libofsha says:

    Keta duhen varur me qender te Tiranes dhe duhen lene atje per 1 jave

  16. shqipe says:

    Derrkuci,dosa dhe gicrit… Sala po i pret ne thertore,per t’i bere paçe per fahri balliun…

  17. Roland says:

    Familja me e qire ne rruzull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje