Dash Shehi kritika Presidentit: Meta të qëndrojë në vendin e vet, s'na e bën dot opozitën ai

18 Janar 2019, 22:11Politika TEMA

Ngërçi i krijuar për emrin e ri të Ministrit të Jashtëm, sipas deputetit Dashamir Shehi ishte i kotë. Në një intervistë për “Politika Online”, ai thotë se kjo tregon kokëfortësinë e kryeministrit Ramës që iu thotë njerëzve në partinë që drejton se ata janë gogla në dorën e tij.

“Unë nuk besoj që në PS nuk ka një diplomat të barabartë me atë që ishte, apo aq më keq me këtë që do vendosej si ministër.

Kjo tregon autoritarizmin e vetë. Që këtu jam unë, ky ishte njeriu im, ishte krahu im, ju doni të prisni krahun tim, unë hyj vetë me dy krahët e mi. Ai që do vinte si ministër, ishte një fasadë se në fund të fundit ishte bërë ai vetë”.

Zoti Shehi tha se debati i hapur për Gent Cakajn se ishte pro ndryshimit të kufijve ishte i fryrë, madje një kritikë e pati dhe për presidentin Ilir Meta.

“Presidenti dhe kryeministri kanë bërë beteja me plumba manovra e kam quajtur unë. Janë ato plumba që bëjnë vetëm zhurmë.

U bë një zhurmë për atë ministrin e Brendshëm, e gjithë zhurma u bë se ky ishte me spaleta apo jo… Presidenti duhet të qëndrojë në funksionin e vetë institucional, opozita të bëjë opozitën e vetë nuk mund të presi që opozitën t’ja bëjë presidenti. I kësaj bindjeje jam unë, brenda opozitës mundtë ketë zëra të tjerë”, deklaroi Shehi.

3 komente në “Dash Shehi kritika Presidentit: Meta të qëndrojë në vendin e vet, s’na e bën dot opozitën ai”

  1. nepravishta says:

    O Datho je RRK komplet, sa dopjo ke pi……

  2. Bedriu says:

    Mire e ke ti o Dash,po Likja nuk eshte si ty qe kenaqeshe me ndonji ofiq dhe goten e rakise per cdo dite dhe nje pune e paguar mire per bashkeshorten.Likja e ka patur tamane e madhe.Droge,perqindje investimesh,shitje vende pune,vjedhje thesarit te shtetit,vjedhje te Cez-it ….e ka akoma.Prandaj frika se do te jape llogari nje dite i ka prishur gjumin.

  3. Tepsia Socialiste says:

    Akoma nuk ke dal ne pension ti? Edhe pse flet buker, je shume demode, je aq i vjeter sa vlen vetem per kohen e komunizmit. Ne ate kohe do ishe ideal si leader qe te drejtoje delet e urta Shqiptare per ne stan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje