“Vëllai i tij e ktheu mensën e Qytetit Studenti në loto”, Bujar Nishani padit Ramën: Nuk është e vërtetë të siguroj, ke shpifur

19 Janar 2019, 14:18Politika TEMA

Bujar Nishani nuk i ka pritur mirë akuzat e kryeministrit Edi Rama i cili ka sjellë edhe njëherë në vëmendje kohën kur vëllai i ish-presidentit privatizoi mensën e Qytetit Studenti për ta shndërruar në loto.

Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ka vdenosur të padisë shefin e qeverisë duke i quajtur argumentet e tij si shpifje.

Në një njoftim për mediat të PD, thotë se ish presidenti i siguron shqiptarët që i vëllai nuk ka privatizuar asnjë objekt të Qytetit Studenti.

“Ish-presidenti siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.

Zoti Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentet që provojnë se vëllai i ish-presidentit është pronar i ish-mensës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet lotoje aty.

Pak kohë më parë, për të vërtetuar se e njëjta akuzë ishte shpifje, ish-presidenti Nishani publikoi certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij”, shkruan PD.(TemA)

5 komente në ““Vëllai i tij e ktheu mensën e Qytetit Studenti në loto”, Bujar Nishani padit Ramën: Nuk është e vërtetë të siguroj, ke shpifur”

  1. Dunavatasi i vjeter says:

    Mos ndoshta eshte “vellai” qe ka mbiemrin Mehmeti dhe Bujo ka te drejte….

    1. Druni i Salihut ne bythe te Meros says:

      Pse ma keni bllokuar komentin, Mero?

  2. Asi11 says:

    Sa president i depolitizuar paske qene o gjytyrym dhe populli mendonte se si president do ishe mbi palet dhe faktor uniteti por ti as testen e P.D nuk e paske dorzuar por ke genjy popullin more gjytyrym

  3. Durresi says:

    Hahahahahahaha… Hahahahahahahahaha… O shone po e padit Ramen se tha te verteten. A ke honger grosh sot… Apo ke vjedh sa te dush ti, s’ha mo grosh siç ke pas honger.

  4. roza says:

    MOS JA VINI RE SE SHTE SAKAT……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje