Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se shqiptarët nuk mund të qeverisen më nga Rama.
Në fjalën që mbajti në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike kreu i PD tha se se së pari do përcaktohet dita e nisjes së aksioni opozitar për largimin e kryeministrit Edi Rama.
“E para është diskutimit dhe miratimi për nisjen e aksionit opozitar për largimin e Edi Ramës.
Këtë vit do të ballafaqohemi me sfida të mëdha që nga rrënimi i Shqipërisë tek degradimi i Edi Ramës. Ky është viti i betejës.
Ky është një vit ku duhet të ndeshemi me domosdoshmërinë e garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Dekriminalizmii i zgjedhjeve është objektivi parësor për të ardhmen e vendit.
Ndërkohë që zgjedhjet lokale afrojnë, qeverisja kontrollohet totalisht nga krimi ndaj Edi Rama refuzoi propozimin për vettingun në politikë.
Këtë vit Shqipëria rrezikon seriozisht mosmarrjen e statusit në verë.
Shumica e njerëzve shohin më shumë problemin e dukshëm, të menjëhershëm, urgjent që ne ndeshemi si shoqëri: largimin e regjimit shkatërrimtar të Edi Ramës.
Unë e di se për të gjithë këto që unë kam folur shumë njerëz duan një zgjidhje të menjëhershme, të shpejtë dhe të thjeshtë të problemit Rama. Nëse ka një pyetje me të cilën ndëshem ditë për ditë është; kur do e rrëzoni Ramën, si do ta rrëzoni Ramën.
Dua të jem i qartë. Une dua ta rrëzojmë tani, dhe kjo mund dhe do te të arrihet vetëm në një mënyrë: duke i bërë njerëzit për vete, duke ju ngjallur atyre besimin tek ne, që do t’i sjellë ata rreth nesh. Sa më shumë shqiptarët të bashkohen rreth nesh, aq më shpejtë do bjerë Edi Rama.
Ndaj zgjidhjen kryesore të problemit Rama nuk e gjejmë dot as në rrugë, dhe as në institucione, por tek mendjet dhe zemrat e njerëzve. Nëse njerëzit besojnë tek ne, nëse njerzit do të kenë shpresë tek ne, Edi Rama do të rrëzohet edhe formalisht pasi moralisht dhe politikisht ka rënë me kohë.
Njerëzit janë të zgjuar, ata dinë ta dallojnë politikanin që mendon për ta nga ai që bën sikur mendon për ta duke punuar për vete. Ata dinë ta dallojnë politikanin e sinqertë, të vërtetë nga ai mashtrues. Politikanin e përkushtuar nga përçmuesi dhe arroganti.
Një nga arritjet e mëdha të Partisë Demokratike dhe të këtij Këshilli janë pikërisht njerëzit e propozuar që do të konkurojnë për postet e larta dejtuese në parti përmes një procesi të hapur, demokratik dhe transparent. Janë që të gjithë demokratë të përkushtuar, të zotët, me integritet”, deklaroi Basha. (TemA)
Parti ju duket PD ? Ku eshte degjuar qe nje parti ne vend qe te dale para popullit te vet me alternativa dhe program per te cuar perpara perparimin e vendit , e vetmja shprehje qe degjojme ketu e 5 vjet eshte te rrezojme Edi Ramen.Po si mund te bindet ky popull me dokra te tilla kur ne vendt te mendojne si do te cojne perpara punet kur te vine ne pushtet , cdo dite mendojne vetem te pengojne kete qeveri te punoje ne zhvillimin e vendit.Me keto qe po ndodhin ne PD ajo ka mbetur nje shporte me karavidhe.