Kampusi universitar, Rama: Vëllai i Bujar Nishanit mori mensën tek Qyteti Studenti dhe e bëri lloto

19 Janar 2019, 11:40Politika TEMA

Kryeministri ka akuzuar ish-presidentin Bujar Nishani se kur ishte në detyrë vëllai i tij mori në pronësi mensën e Qytetit Studenti dhe atë e ktheu në lloto.

Teksa prezantoi projektin e Kampusit të ri Universitar Rama tha se problem për ndërtimin e kampusit dhe godinave në qytetin studenti janë bërë ish-zyrtaret e kaluar të PD-së që sipas tij kur ishin në pushtet kaluan në pronësi godinat dhe ambientet e Qytetit Studenti.

 “Vëllai i Presidentit mori mensën në qytetin student dhe kjo mensë u kthye nga vëllai i Presidentit ne lloto.

Këta nuk janë thjeshtë zaptues që mund ti marrësh dhe ti largosh dhe kjo është arsyeja pse projekti është vonuar. 

Këta janë pronar dhe kanë regjistruar pronat në Qytet Studenti. 

Prona e regjistruar nuk zhbëhet dot, por vetëm me lekë në dorë duke e shpronësuar.

Pasi e bënë Qytetin Studenti me klube striptizmi dhe lloto, tani do marrin dhe lekët se janë pronarë dhe duhen shpronësuar.

“Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar”, tha Rama.  (TemA)

4 komente në “Kampusi universitar, Rama: Vëllai i Bujar Nishanit mori mensën tek Qyteti Studenti dhe e bëri lloto”

  1. Kalec Dega says:

    Le nom o beu yne…po spe tani u kujtove ti per Vellane e Nishanit si ajo puna e Balilit…

    Mjere ata qe te kane Kryeminister por qe keqardhja per ate vend na shtohet akoma me shume….

    Po mire qe e mori…po keshtu edhe Obama, Trump, Cameron apo Macron neser…..a kane shkelur ligjin o komunisti i derrit?

    Po lejen Bashes kush ja dha ne Vlore per pallatin dhe mustaqemiut nuk i hyri asnje gjemb ne kembe dhe ti na e shperbleve shkeljen e ligjit me mijera Euro ne dem te taksapaguesit shqiptare.

  2. skeni pare gje akoma says:

    po pse nuk i ke denoncuar z.KM ???
    Ato qe kane abuzuar, te gjithe paperjashtim duhet te ishin ne burg … ke 6 vjet ne pushtet qendror + 15 ne pushtet lokal (Kryebashkiak Tiranes) bejne 21 vite…
    kjo eshte thjesht propogand asgje me teper…
    a ke ndonji qendrim per pallatin qe ka ndertuar Linda Basha, e cila ka zene hapesiren ne mes te pallateve…ku eshte ndryshimi ?

  3. Kali says:

    Kur kjo prone ,eshte regjistruare ne menyre te pa ligjshme duhet te çbehet dhe te quhet prone e pa ligjshme.Keta pronare te pa ligjshem e kane shfrytezuar kete prone 29 vjet dhe shoqeria shqiptare nuk ka perse paguan.Ata qe kane legalizuar me legalizim te pa migjshem a do mbajne pergjegjesi!?Ç’do zyrtar qe ka bere legalizim te pa ligjshem duhet te mbaje pergjegjesi penale dhe ekonomike.Ka 29 vjet qe ligji shkelet nga administrata dhe askush nuk mban pergjegjesi.Deri kur!!!!???

  4. zenelaj says:

    Zoti kryeminister .Ju kujtoni se populli eshte ai idioti i 1990-tes.Je ne krye te vendit,Tepsine e ke te gjithe tenden,Nxirr nje ligj per sekuestrimin e pronave qe jane marre prej jush hajduteve politikane e pushtetare,pronave qe kane qene e jane prone publike dhe do te shohesh qe do ta kesh te gjithe popullin me vete.Po keshtu duke hedhur nja dy fjale ne eter pa pergjegjesi e duke menduar se ja le pergjegjesine opozites e ke te kote,Nuk te beson me kush.O vepro o mos u qurravit kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje