Vala e dytë e stuhisë dimërore pritet të sjellë reshje të mëdha të borës, erëra të fuqishme dhe temperatura shumë të ftohta në pjesën qendrore dhe veri-lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pasojat e këtij moti do të prekin rreth 115 milonë njerëzve.
Meteorologët parashikojnë se reshjet do të nisin të shtunën në mbrëmje dhe do të vazhojnë edhe të dielën. Vendet e para që do të mbulohen nga bora janë Bostoni dhe Nju Jorku, ndërsa më vonë këto reshje do të jenë të përziera me shi dhe akull.
Afërsisht dy mijë fluturime nga aeroportet vendase janë anuluar deri sa vendi të bllokohej nga dëborë dhe akull, sipas faqes së fluturimit FlightAware.com.
Shërbimi Kombëtar i Motit në Nju Jork ka parashikuar reshje të borës me trashësi prej 15 centimetrash, e cila mund të jetë e përzier me akull.
Pritet që gjatë ditës temperaturat të jenë më të larta dhe të ketë reshje shiu, ndërsa gjatë natës priten ngrica.
Pritet që moti i lig ta shkaktojë anulimin e rreth dy mijë fluturimeve, ndërsa kompanitë e fluturimeve kanë lëshuar njoftime paralajmëruese për udhëtarët.
Një aeroplan në Nebraska ka rrëshqitur nga pista, duke shkaktuar mbylljen e aeroportit për disa orë. Raportohet se asnjëri nga 150 udhëtarët nuk janë lënduar, shkruan “CNN”.
Zyrtarët paralajmërojnë edhe në vende të tjera për ndërprerjet e fluturimeve në aeroporte, si dhe ndryshimet e mundshme në oraret e trenave.
Departamenti i Aviacionit në Çikago raportoi se më shumë se 300 fluturime në aeroportet ndërkombëtare të O’Hare dhe Midway ishin anuluar që nga e premtja në mbrëmje.
E para nga dy stuhitë e dimrit që goditi bregun perëndimor të vendit gjatë natës është vetëm një problem në krahasim me stuhinë që do të mbërrijë gjatë fundjavës.
Por stuhia e dytë, e parashikuar për fundjavën, pritet të jetë shumë më e rrezikshme dhe shqetësuese.
Stuhia e dytë do të dalë nga Rockies dhe ka gjasa të fillojë të bjerë bora të premten vonë në Kansas.
Vala e dytë e stuhisë do të bjerë të shtunën dhe të dielën, dhe njerëzit janë të këshilluar që të kryejnë të gjitha blerjet e nevojshme paraprakisht që të evitojnë daljet në fundjav.
Kjo mund të sjelli edhe një problem me furnizimin me energjinë elektrike, duke shkaktuar ndërprerje në zonat e prekura nga stuhia. (TemA TV)