Vendimi i PD për të rrëzuar Ramën, Shpëtim Idrizi kritika Bashës: Duhet të ishim shpresë dhe të jepnim alternativë qeverisëse, jo veç për të ndryshuar një emër

19 Janar 2019, 15:14Politika TEMA

Shpëtim Idrizi ka kritikuar vendimet e marra nga PD në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Kreu i PDIU-së shprehet se rrëzimi i Ramës është vërtetë detyrë e opozitës por njëkohësisht duhet të jepej alternativa e saj, se cfarë do të bëjë me arsimin ekonominë, cila është alternativa e saj për të qeverisur.

‘Studentët nuk duhet t’i linim vetëm.

Opozita duhet të fuste kokën e shpirtin brenda për t’i mbështetur, u ngritën për përgjysmin e taksave, prindërit e tyre s’kanë mundësi t’i cojnë në shkollë.

Opozita duhet të ishte shpresë per ta, e bashkuar e qartë, duhet t’i jepte zgjidhje gjithë pyetjeve. Ç’do bëjnë me ekonominë arsimin. Sot jo nesër.

S’e kuptoj dot si mund të merret vendim të heqë Ramën? Ka ndonjë detyrë tjetër opozita? Detyra është të shpalosë platformën.

Shqiptarët sot kanë nevojë për zgjidhje dhe opozita duhet të japë alternativën e saj pse do të vijë në pushtet, për të ndryshuar qeverisjen, jo vetëm për të zëvendësuar një emër”, tha Idrizi.

2 komente në “Vendimi i PD për të rrëzuar Ramën, Shpëtim Idrizi kritika Bashës: Duhet të ishim shpresë dhe të jepnim alternativë qeverisëse, jo veç për të ndryshuar një emër”

  1. gezimi says:

    Jeni ftohur në prapanicë.Po pse more idiotë ashtu bie qeveria me gangsterë siç jeni ju?.Po ja u mbajti bytha hiqeni me votë dhe jo me pordhë.Keni 28 vjet dhe vetm hajdutë dhe rugaçë shikojmë që vijnë e ikin nga kjo parti dhe asgjë tjetër.Keni 6 vjet që llomotitni për Ramën por ju nuk i afroji gjëkundi atij.Lexova atë të kuksit që i theshte me emra sigurimsat dhe geit dhe ju doni të rezoni Ramën.Tju them unë se Ramën e heq Amerika dhe Europa dhe jo ju rrugaçët dhe llumi i Shqipërisë.Provoheni me forcë dhe do shikoni se ku do ju çojç populli.Flisni në emrin e popullit por nuk shikojmë tju vijë mbrapa askush vetm hadutër dhe askush tjetër..Zgjedhjet erdhën dhe pasi ti fitoni ato Rama ikën vetë.por ju e dini mirë se nuk vini në pushtet kurrë sespe shumë gjëra Rama i ka bërë shumë më mirë se ju dhe këtë e shikon populli ndërsa ju ecni nëpër Shqipëri me sy mbyllur.Xhachai i ndjesë çaste theshte kur dëgjonte kështu Vezët nuk skuqen me pordhë por me bojë të kuqe..

  2. luani u.s.a. says:

    Vlen per te thene se vendimi i opozites per te rrezuar Ramen eshte qesharake dhe komike me kete nese fillojne protestat popullore dhe trazira nga opozita per te rrezuar qeverine Rama kjo proteste eshte kunder formimit te SPAK-ut qe eshte shpresa e fundit per te shpetuar nga mafia e politikes qe jane ne panik Berisha,Meta,Rama,Basha,Kryemadhi dhe lukunia e te korruptuareve,poashtu dosjet e para do t’i kalojne prokuroreve te SPAK-ut sic jane : Dosja e Balilit,Dosja e Unazes se Re,Dosja e shitjes se detit Greqise,Dosja e Gerdecit, Dosja e 21,janarit .2011,Dosja e rruges Durres – Kukes,Dosja CEZ,Dosja e pasurise se Sali Berishes,Fatos Nano,Ilir Metes,Monika Kryemadhi,Lulzim Basha,Edi Rama,Fatmir Mediu,Alket Hyseni,Gjin Gjoni,Adriatik Llalla,Ardian Fullani,Shkelzen Berisha,Argita Berisha Malltezi.., Dosja e Edmond Haxhinasto,Dosja e Ridvan Bode ku akuzohet per nje dem 60 milione euro,Dosja e Genc Pollos,Dosja e Genc Rulit,Dosja trafik armeve i implikuar Arben Imami,Grabitja e pronave ne bregdet i perfshire Jamarber Malltezi..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje