Erdogan: Pas çdo progresi, Turqia është përballur me kurthe

20 Janar 2019, 08:43Bota TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se “para Turqisë janë vendosur kurthe sa herë që janë bërë progrese dhe sa herë që ajo është nisur drejt objektivave të mëdha”.

“Para Turqisë janë vendosur kurthe sa herë që janë bërë progrese dhe sa herë që ajo është nisur drejt objektivave të mëdha. Edhe disa të pamatur nga brenda nesh, dikush qëllimisht, dhe disa të pa vetëdijshëm e kanë bërë lojën e figurës në këtë”, tha presidenti Erdogan në qytetin Samsun gjatë një fjalimi në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve për kryetar bashkie dhe të komunave në zgjedhjet që do të zhvillohen në vend në muajin mars, shkruan AA.

Erdoğan ka folur për zhvillimin dhe investimet që kanë kryer në qytetin Samsun duke perënduar 34 objektet për shëndetësi, projektet e ndërtimeve të banesave për personat në nevojë, si dhe për rrugët dhe hekurudhën.

Duke vënë theksin se Turqia që prej 16 vitesh po përjeton periudhën e progresit dhe se vazhdon rrugën e saj në drejtim të duhur, Erdogan tha se, “Por sërish vendosin kurthe në rrugën tonë. Kaloni para syve tuaj ngjarjet e përjetuara në 5-6 vitet e fundit. Cila prej tyre mund të jetë puna e mendjeve që mendojnë për interesat e këtij vendi dhe kombi? Mendoni pak me ngjarjet Gezi, mos vallë dëshironin ta bënin këtë vend më ambientalist… jo kurrë”.

“Po ashtu edhe në tentativën e grusht shtetit polici-gjyqësor të 17/25 dhjetorit. Mos vallë do ta bënin drejtësinë tonë më të drejtë… jo kurrë. Edhe me mbështetjen e dhënë ndaj sulmeve të PKK-së dhe FETO-s nuk po përpiqeshin që të forconin demokracinë e vendit tonë”, shtoi presidenti Erdogan, duke vënë theksin se qëllimi i të gjitha këtyre përpjekjeve ka qenë për të ndërprerë progresin e Turqisë dhe për ta futur atë sërish në turbulencë.

4 komente në “Erdogan: Pas çdo progresi, Turqia është përballur me kurthe”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    hahahaha i njejte me sumqiret trkoshqipfoles: na luftojne gjitonet se jemi rrace………majmuni! gezuar ramazonin…………

  2. ? says:

    Turqit janë spiun Kinez.

  3. BLEDARI says:

    Ti,j fatkeqesi me e madhe e Turqise ne historine e saj.Ti shkaterrove shtetin demokratik,ligjor dhe laik te heroit kombetar Ataturk.Ti i mbushe burgjet me te gjithe eliten,politike,ushtarake dhe shkencore te Turqise.Ti u ktheve nje sulltan mesjetar duke zhdukur cdo lloj lire duke i marre te gjitha kopetencat : kryetar partie,president,kryeminister,kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise,komandant i pergjithsem, qe emron edhe drejtoret me te tjeshte.Nga ky njeri,ata qe e duan shqiperine dhe Boten Shqiptare jane larguar dhe e shikoje me neveri,vetem tradhetart e duan.
    Bledar

  4. h says:

    Turqit ja kane qire motrat dhe nonat gerqise gjate gjithe
    historise prandaj ata bejne gjithshka qe ti luftojne.
    Turqia nuk eshte shqiperi qe lyp lemosha dhe behet greke per 250 € pension.
    Kurva e njohur boterisht si e pabese dhe hileqare,i rruan bolet turkut dhe ben llak,llak.
    Shume armiq,shume nder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje